Me vone kur kam filluar te njihem me permbajtjet ne Kuran, vete Zoti na ka njoftuar se kesi soj kurioziteti ka patur edhe Musa a.s.!
"Kur Musai erdhi në kohën e caktuar dhe Zoti foli me të, ai tha: O Zoti im, shfaqu që të të shoh Zoti tha: Ti nuk mund të më shohësh! Por shiko në atë mal: nëse ai mbetet në vendin e vet, atëherë ti do të më shohësh Mua. E kur Zoti i tij iu shfaq malit, e thërrmoi atë dhe e bëri pluhur, ndërsa Musait i ra të fikët. Kur erdhi në vete, ai tha: I lavdëruar qofsh Ti o Zot! Kthehem te Ty i penduar. Unë jam i pari i besimtarëve!" (s07/a143 - Kuran)
Ky lloj kurioziteti, Zot te qofshim fale, nuk ka zgjatur shume, sepse pas leximit te keti ajeti para shume kohe, e kam kuptuar sakt se receptoret njerezor nuk jane te dizajnuar te perceptojn Madhnin e Allahut me asnje shqise! Ai eshte Nje, asgje Atij nuk i ngjan, gjithcka qe mund te imagjinohet apo paramendohet nuk eshte Ai, Ai eshte pa fullim e pa mbarim, Ai eshte burimi, Allahu i Lartesuar! I lavdëruar qofsh Ti o Zot!
No comments:
Post a Comment