4/21/2023

FEST BAJRAMI

Se Bajrami eshte fest e vertet edhe e begateshme po e vertetojm per cdo mot, ndash te Bajrami i Madhe ndash te Bajrami i Vogel! Fest dhe mundesi uniteti, solidariteti, mundesi per ta tepruar edhe pak me ushqime te shishme, ... elhamdulilah!

Ne qe kemi bere disa mote, e qe kemi perjetuar disa Bajrame me siguri kadal dal hym ne kategorin e atyre qe fillojm bisedat ne stilin "...me perpara" duke dash me tregu se si beheshin Bajramet dikur! 

Neve gjithe, tradite e kemi pasur dreken e Bajramit heret ne sabah, ziaretin e te pareve menjehere pas drekes, dhe femijet tufa tufa rrugeve per te mbledhur dhurata!

Edhe sot deshira eshte e njejte por mundesit jane te ndryshme, dreka e Bajramit gatuhet ndryshe ama ni se nuk hahet sepse gjithe Ramazanin nuk kemi lene gjó pa ngrene, ziareti nxitohet te behe pas drekes ama te afermit nuk jane aty mó, kane shkú n'gurbe, edhe i ngjon ne vatsap apo vajber! Femijet nuk dalin as prej shpie se nuk ka cka u mungon, ... mashaAllah, ... elhamdulilah!

Nuk do kisha dash te shkruja per ata qe gjate gjithe Ramazanit polemizojn per dogmen fetare, Allahu e di a kane agjeruar a jo, ku vin e ku s'vin per Xhuma, ana diten e Bajramit xix bohen edhe urojn me ka krejt ne fejsbuk! Begati Bajrami! ... elhamdulilah!

No comments:

FIFA