4/20/2023

UNE E BESOJ

Me duhej shkurt te bej nje kerkim per perqindjen e masovitet te religjioneve ne bote, pasi qe e lexova ajetin e 17 ne suren Hud (sureja e 11)! Pas kerkimit hasa ne te dhenat e fundit qe nyturisht nuk u mundova te kuptoj shume saktesin e te dhenave, sepse sidoqoft argumenti qe me nevoitej eshte aty! 

Te dhenat qe mora jane me sa vijon:
Krishte 31.7%
Musliman 25.0%
Te pa percaktuar 15.2%
Hindus 14.9%
Budist 6.6%
Besime popullore 5.6%
Sik 0.3%
Te tjere 0.8%

Argumenti qe me nevoitej eshte fakti qe musliman rezulton te jene vetem 1/4 e njerzise, ndersa 3/4, qe do te thot shumica, jane nga ata qe nuk e besoj Kuranin fjale e Zotit.

Dhe kete fakt Allahu i Madhnishem e ka thene ne Kuran para 1400 viteve, kur thot: "Andaj, ti kurrsesi mos dysho në atë; se ai, padyshim, është e vërteta prej Zotit tënd, ndonëse shumica e njerëzve nuk besojnë." ...si pjese e ajetit: "A janë (të barabartë me jobesimtarët), ata, që mbështeten në provë të qartë nga Zoti i tyre, që ndiqet nga një dëshmitar prej Tij (Kurani), para të cilit ishte Libri i Musait (dëshmitar) udhërrëfyes dhe mëshirë? Këta besojnë Kuranin. Dhe për cilindo nga grupet (sektet) që e mohojnë atë, zjarri do të jetë vend i premtuar. Andaj, ti kurrsesi mos dysho në atë; se ai, padyshim, është e vërteta prej Zotit tënd, ndonëse shumica e njerëzve nuk besojnë." (s11/a17 - Kuran)

Ska dyshim se Kurani eshte fjala e Allahut, edhe pse shumica nuk e besoj! Une e besoj! 

Per fund, kete nate te Bajramit, me kete post do ta permbylli kete cikel te shkrimeve nga REFLEKTIMET RAMAZANORE '23, por jo REFLEKTIMET ndaj fajleve te Allahut aty vazhdojm por pa shkrime, andaj e Luti Allahun e Madhnishem qe te jete i meshirshem ndaj meje per leshimet e pa qellimta eventuale dhe te shperblej gjithesecili qe ndajti kohe per te lexuar keto shkrime tani, por edhe ne te ardhmem!Amin!
Elhamdulilah!

No comments:

FIFA