4/17/2023

CAKTIM HAJRI INSHAALLAH

Te surja el-KADR (caktimi), Allahu na folen: "Ne e kemi zbritur (Kuranin) në Natën e Kadrit. E kush mund të ta shpjegojë ty se çështë nata e Kadrit? Nata e Kadrit është më e mirë se njëmijë muaj. Engjëjt dhe Shpirti (Xhebraili), me lejen e Zotit të tyre, zbresin në këtë natë, me të gjitha vendimet. Paqe është ajo deri në lindjen e agimit." (s97/a1-5 - Kuran)

Nata e caktimit, nata kur filloj shpallja, nata qe është më e mirë se njëmijë muaj. Nata kur engjejt zbresin, nata e paqes nata kur shpresoj te prenohet lutja ja Rab:

Allah! I plot fuqishem, burim i krijimit dhe Ai qe mundeson ripertrirjen! Allah! Ti qe cakton, Ti qe lejon zbatimin e ati caktimi, i Lartesuar, Absolut!

Bene kader, caktoje qe neve te jemi ne rrugen e hajrit, mundesoje qe te jemi te dobishem me veprat tona, per vete, per familjen dhe per mbare shoqerin! Bene kader te jemi me bindje te shendosh, me shendet te plot dhe me pasuri hallall! 

Bene kader, qe populli yne te jete me dinjitet ne veprimet qe bene! Mundeso qe njerzit e hajrit te jene drejtues dhe ata qe nuk binden beni sebep i dobishem per udhezim te shumices, dhe ata meshiroj! 

Bene kader, caktoje qe jeta jone te jete e begateshme qe te mundesoj ahiretin ku shperblim do te kemi ata qe na e premton! Amin! 



No comments:

FIFA