4/27/2023

DO KALOJ

Si nje nostalgjik ndonjehere qe jam, me bene vaki qe, zakonisht duke ndejt ne vetur, kur pres dikend dhe ne moment kalon dikush ose e verej dicka karakteristike, filloj dhe mendoj, apo ne fakt, udhetoj ne kohe, duke filluar qe te hjek paralele, a thu si ka qene, apo si eshte dukur ky vend para disa viteve apo ne ndonje periudhe te caktuar.

Dhe keshtu fillon proxhektimi i filmit psiko-virtual 3D, ku menjehere fillon shperfaqja e realitetit duke e hekur si perde, dhe manifestimi i imazheve virtuale te imagjinuar duke veshur njerzit me kostumet e te kaluares, duke zevendesuar mjetet e transportit me kuaj, çeza e araba qe hiqen, duke imagjinuar hapsiren konform konfigurimi dhe rielevit e tj., ...abe, film!!!!

Pastaj fillon ai reflektimi se si gjerat ne fakt jane kalimtare, duke bere muhabet me veten ne stilin,...ehe, sa burra ka pá ky vend, sa njeri e ka shkel kete toke, za e sa godina jane ndertuar ketu e aty, ama tani nuk jane, as gjurme nuk kane, pamja nuk u dihet, mend nuk mbahen, e he hé!!!!!!?

Me e forta eshte kur ne ate momente zgjati koken e shikoj veten ne retrovizor e i thu: Po ti, si mendon, mos je helbet ma i fort, me i madh se ata qe kane shkel e kane jetuar mbi kete toke para tej!? Edhe e kupton se sa e gjitha eshte kalimtare, se shumcka jo edhe aq vone do te ndryshoj, te tjere do te vine pas teje, bile me shume gjase as keshtu nuk do mendojn, ...do kaloj, do te harrojn!!!

No comments:

FIFA