4/16/2023

PERKUJTIME

Sa urtesi, sa keshill, sa perkujtim, sa qortim, ka ne ajetet ne vijim, mundesi me mir per te reflektuar me perkujtimin qe vijon: 

"Kur Ne, pas të keqes që i godet, u japim njerëzve të shijojnë mëshirën, ata përsëri bëjnë kurthe kundër shpalljeve Tona! Thuaj: Allahu është më i shpejtë në dënimin e ngatërresave. Me të vërtetë, të dërguarit Tanë (engjëjt) shënojnë intrigat tuaja." (s10/a22 - Kuran)

"Ai ua mundëson (njerëzve) udhëtimin nëpër tokë dhe det. E, kur gjenden në anije që lundron me ta me erën e përshtatshme e ata i gëzohen kësaj, arrin një stuhi dhe i sulmojnë valët nga të gjitha anët e mendojnë se do ti vënë poshtë, (atëherë) i luten Allahut sinqerisht, duke i premtuar besimin: Nëse na shpëton nga kjo, me të vërtetë, do të jemi mirënjohës." (s10/a23 - Kuran)

"E kur Allahu i shpëton ata, ata përnjëherë pa kurrfarë të drejte bëjnë turbullira në Tokë. O njerëz! Vërtet, padrejtësia që bëni për tu kënaqur në jetën e kësaj bote, vetëm ju dëmton. Pastaj ju do të ktheheni te Ne dhe Ne do tju njoftojmë për atë që keni punuar." (s10/a23 - Kuran)

"Me të vërtetë, jeta e kësaj bote i shëmbëllen shiut që Ne e lëshojmë nga qielli e me të përzihet toka dhe bën bimë, me të cilat ushqehen njerëzit dhe kafshët. E, kur Toka vishet dhe zbukurohet dhe, kur banorët e saj mendojnë se janë zotërues të saj (për ta vjelur a korrur), iu vjen urdhri ynë, natën ose ditën dhe Ne e bëjmë atë si të ishte e korrur, thuajse nuk kishte lulëzuar të djeshmen. Kështu, Ne ua shpjegojmë shpalljet Tona njerëzve që mendojnë." (s10/a24 - Kuran)

"Allahu i thërret njerëzit për në Shtëpinë e shpëtimit (Xhenet) dhe udhëzon kë të dojë në rrugën e drejtë.” (s10/a25 - Kuran)

"Ata që bëjnë vepra të mira, do të kenë shpërblim të mirë, madje edhe më tepër! Fytyrat e tyre nuk do ti mbulojë as errësira, as poshtërimi. Ata do të jenë banorë të Xhenetit, në të cilin do të banojnë përherë.” (s10/a26 - Kuran)

"Kurse ata që bëjnë vepra të këqija, do të kenë dënim gjegjës për atë të keqe. Ata do ti mbulojë poshtërimi, pa pasur askënd që ti mbrojë nga dënimi i Allahut, me fytyrat e tyre si të ishin të mbuluara me copa të errëta nate. Këta do të jenë banorët e zjarrit dhe aty do të qëndrojnë përgjithmonë." (s10/a27 - Kuran)

No comments:

FIFA