4/18/2023

TE PADITURIT

Sot se pari do te theksoj pjesen nga ajeti qe pershkruan komunikimin e Muses a.s me magjistaret, qe Allahu e sjell ne Kuran per mbar njerzine, kur Musa a.s thot:  "Allahu, me siguri që do ta prishë punën e ngatërrestarëve." ...si pjese e ajetit : "Kur ata i hodhën, Musai tha: Kjo që keni sjellë ju, është magji dhe vërtet, Allahu do ta shkatërrojë atë. Allahu, me siguri që do ta prishë punën e ngatërrestarëve." (s10/a81 - Kuran)

Ajo qe me bene te reflektoj eshte perkufizimi do ta prishë, do te thot perhere, sa here qe dikush don te bej ngatresa, pavarsisht kush, ...ateher, sot, perhere!

Dhe sidomos, me beni te mendoj extra, urdheri i Allahut te Madhnishem, ne kontekstin e njejt gjat komunikimit te ngjerjes kur Musa a.s. dhe Haruni a.s. i jane lutur Allahu qe ti mbroj nga devijimi, kur Allahu thot: "(Allahu) tha: U pranua lutja e ju të dyve! Qëndroni të dy në rrugën e drejtë dhe kurrsesi mos ndiqni rrugën e të paditurve!" (s10/a89 - Kuran)

Per fund ta ritheksoj keshillen Hyjnore qe: ...kurrsesi mos ndiqni rrugën e të paditurve! Sa zgjedhje konkrete, sa direkt e definuar si formule: "mos e dniqni rrugen e te paditurve"!!! ...paditurve!

No comments:

FIFA