4/08/2023

TE QENDROHET

Keshilla te drejtepersedrejta, keshille hyjnore, formule konkrete: "O Profet! Allahu të mjafton ty dhe besimtarëve që të pasojnë." (s08/a64 - Kuran)

Me beni shume te mendoj dhe reflektoj ajeti ne vinim: "O Profet! Jepu zemër e nxiti besimtarët për luftë! Nëse mes jush gjenden njëzet të qëndrueshëm, ata do të mundin dyqind (mohues) e, nëse nga ju janë njëqind të qëndrueshëm, ata do të mundin një mijë mohues, sepse ata janë njerëz që nuk kuptojnë." (s08/a65 - Kuran) 

Ne vecanti me beni te mendoj dy here kur thuhet: "O Profet! Jepu zemër e nxiti besimtarët për luftë!" Me shkoj mendja ne shume debate qe kam ndejk kur islamofobat zakonisht i marrin kete kategori te ajeteve dhe i dekontekstualizojn me qellim qe ta paraqesin islamin si "fe e dhunes" duke mos dash me qellim qe ta kuptojn drejt kontekstin se behet fjale per lufte ndaj te keqes, ndaj hiles, ndaj padrejtesive, ndaj mohuesve, ndaj atyre qe nuk kuptojn dhe ndaj atyre qe zullum bojn!

Duke vazhduar me premtimin se do te vjen lehtesimi: "Tani, Allahu ju ka lehtësuar ju, ngaqë Ai e di se keni dobësi. Kështu, nëse ka prej jush njëqind të qëndrueshëm, ata do të mundin dyqind (mohues) dhe, nëse nga ju janë një mijë (të qëndrueshëm), me vullnetin e Allahut, ata do të mundin dy mijë (mohues). Allahu është me të qëndrueshmit." (s08/a66 - Kuran)

Gjithcka duhet eshte te ndertohen parimet, te kultivohet dija, te mbeshtetet e mira dhe te veprohet drejt, te mbahet discipline, te qendrohet, sepse "Allahu është me të qëndrueshmit."!

No comments:

FIFA