8/14/2023

VETEM TY

Qe ti japim kuptim, pa deshire po as nevoj dikuj ti japim sqarim! Ne ngjitjen e djeshme pertej pershkrimit te pergjitheshem, ne vecanti per mua kishte momente te ndryshme qe shenuan gjithe rrugetimin! 

Kishte momente reflektimi, kishte momente hamendje edhe momente per te deshiruar. Kishte momente sprove, momente krahasimi apo matjeje te qendreses, durimit, guximit, vullnetit, takatit, inatit por mbi te gjitha momente falimenderimi, momente krenarije.

Momenti i arritjes ne maje i dytesonte te gjitha momentet tjera. Dominoj momenti i krenarise dhe falimenderimit, dominoj momenti i Falimenderimit Krijuesit per mundesit, per durimin, per guximin, per percaktimin, per miresite, per bukurite.

Momente kur pranon dhe je falimenderues pse jem ai qe jemi, shqiptar po jo si do, shqiptar i lindur aty me percaktim hyjnor, shqiptar i ngjizur aty ne rrenzat e Kreshtave, shqiptar Kreshnik, shqiptar tamam me bajrak qe valvitet larte.

Momenti me i bukur i dites, ai momenti mu aty ne maje te Kreshtave, kur drejtohesh, pa zero rendesi kah drejohesh, edhe i ngre duarte larte edhe thua: Allahu eshte me i Madhi!!! Kur perkulesh e thua: o Zot i Madh ti meriton Lavderim, momenti kur neshtrohesh me bindje absolute para Krijuesit te atyre Kreshtave e  gjitheçkahit qe ka ne qiell e ne toke dhe gjithcka qe egziston ne mese tyre dhe thua: i Lartesuar pa te meta je o Allah!!!! Qendron me bindje, mirenjohes pa fund. Vetem Ty te lutemi, Ty te Falimenderojm!


No comments:

FIFA