8/09/2023

KAÇAK

E kam titullu "shtegu i kaçakeve" shtegun qe pershkon rreth e rrotull Vërbgjanin me nje gjatesi perafersisht 13 deri 14 km. varesisht cilet udhe i ndjek apo nga cilet vervica ngjitesh.

Sot ishte nje ecje e kendeshme e cila tani me per disa vite me radhe edhe eshte bere tradicionale qe me rreth te ngusht te miqeve pershkojm udhet qe dikur frekuentoheshin përpqet e pqetposht nga i madh e i vogele, malesor bujar, fisnik, krenar e kreshnik.

Si i vogel degjoja tregime te tipit, "...filani, ne filan kohen iku kaçak" apo "...ne filan vend, filani rrinte kaçak"!!! Thene te drejte ateher nuk eshte se e kuptoj sakte termin por edhe as kontekstin, por fakti qe dikush kishte ikur e nenkuptoja se ka pas bere dicka te keqe.

Por per ironi, si zakonisht, kur fillova te lexoj historine, te kuptoj kontekstet kohore edhe te njihem me realitete e reja, fillove te mendoj ndryshe! E kuptoja qe konteksti ishte, qe dikush, dikur, qe ka pas ndihmuar ballistet ikte nga regjimi i ri komunist, kishte dal kaçak!

Edhe sot ne disa çaste kur kaloja ne disa ane qe dikur kisha degjuar qe dikush "ka ndejt aty kaçak" ne çaste reflektoja mbi vetmin, friken ndoshta, urine, etjet apo ankthin qe ata burra kane perjetuar per aq kohe qe kane qene ne arati! Fate njerzish, histori e trishte e nje populli te izoluar e te persekutuar, hic me pak edhe nga dikush i kombit te vete, nga fisit vete ndoshta!?

Duke mos pretenduar ne kete rast, qe kemi te bejm me histori te lavdishme, sepse nuk dua te shpekuloj me kontekstet dhe motivet, sepse nuk i di, por ama, nuk ka fakt apo rrethan qe mund te me ndrroj mendjen, se kemi te bejm me persekutim dhe disktiminim etnik, kombetar dhe fetar. Bindje kjo e nxjerur nga mesimet dhe agumentet qe posedojm nga ngjarjet tjera dhe kontekste tjera.

Perfudnimisht "shetgu i kaçakeve" do te ishte nje dedikim gjithe ndere dhe respekt per gjitha ata qe ne historin shekullore te Verbgjanit kane lene gjurme udhve rreth e rrotull! Lavdi qoft mbi gjithe ata njerez kreshnik qe denbabaden kane qen burim, literalsiht i mbajtejs gjalle kombin tone nenkete vend nga ku kane dal shume burra kreshik e gra fisnike!

No comments:

FIFA