8/19/2023

USTAVNI PROMENI

Maqedonia jasht Europes nuk ka gjasa as teorike te egzistoj si shtet. Edhe duke i pase parasyshe te gjitha arsyet objektive qe populli maqedonas mund ti kete qe te rezistoj eventualisht mos integrimin e Maqedonise (pavarsish, formalisht ose jo formalisht) ne Europe, prape se prape eshte e pa mandur te mbajsh nje shtet ne egzistenc ku rreth gjysma e popullsise e kerkojn te kunderten.

Arsyja eshte e thjeshte, ne cdo eventualitet kur populli shqiptare, apo me sakte politika shqiptare do te vendoste ne agjende si prioritet qe Komunat Shqiptare te kerkojn autonomi politike, me arsyetimin integrim ne Unionin Europian bashke me Shqiperine, gjithe me argumentin "distancim nga politika anti europiane e atyre qe jane te tille", ne minimum do te krijonte nje situat e re pa presedan.

Gjithesesi nuk do te ishte nderrmarje e lehte dhe pa efekte ansore, por pa dyshim qe do te hapte definitivisht Kutijen e Pandores, pas cka vetem me hipoteza mund te parashikojm se cka mund te ndodhe. Por duke e pas parasyshe qe edhe tek kampi politik maqedonas  situata eshte e pergjysmuar, kjo do te duhej te na bej te mendojm se gjerat nuk do te eskalonin ne ekstremet e pa deshiruara.

Kush njeh sado pak, ama shume pak gjeopolitiken, do ta kishte lehte ta kuptoj qe, pavarsisht kush do te fitoj betejen e madhe ne mes perendimit dhe Rusise, faktori gjografik dhe historik Ballkanin ne kete rast e orienton nga Perendimi, pertej interesave tjera qe mund te mirren parasyshe shume lehte.

Si zakonisht duke mos dashte ta shendroj kete tekst ne leksion politik do te me duhet ta rrumbullaksoj me bindjen qe, edhe nese evtualisht ky format parlamentar i opozites maqedonase VMRO nuk do te gjej kurajo qe me vullnet ta bej kete veprim, mendoj se do te mblidhet vulleti qe ti "jepet" kurajo qe ta bej kete veprim, sepse ne te kunderten, ... lexonje prej fillimi kete tekst.

No comments:

FIFA