8/23/2023

CUCINA POVERA

Italianet e kane ate te famshmen la cucina povera apo kuzhina e varfer, ku aludohet saktesisht te reçetat e thjeshta qe kryesisht sot dominojn boten, sic jane pastat, pizza, calzonet, focacciat e disa te tjera.

Me ka bere pershtypje nje konstatim qe kam degjuar me nje debat te shefave (kuzhinjer) kur njeri konstaton me sarkazem, "bash kjo kuzhina e varfer ne kohen moderne ka bere shume njerez te pasur!" Duke aluduar qartas tek fakti qe pjesa dermuese e restoranteve ne bote sot profitin e kane nga keto pjata bazike te famshme tipike ala italiana!

Emertimi kuzhina e varfer mund edhe te nenkuptohet se perse saktesisht eshte i tille, sepse qarte sjell ne mendje, se si familja italiane ne kohe te ndryshme me adoptim te kushteve rethanore ka mbijetuar krizen, sic eshte rasti me receten super te thjesht te asaj qe njihet si pizza napolitana, ku nje brum i shesht i lyer me pak vaj ulliri, me pak salc domatesh dhe disa copa gjize (mozzarella), e pjekur ne furre, ka perber pjaten qe dikur ka qene baza e mbijeteses e sot e njejta llogaritet si pjate kulmi i luxit!

Duke e fillozofuar keshtu, pashmangeshem kam ber krahasimin e asaj qe tek neve per motive te njejta ndoshta ka qene kuzhina e varfer. Aty eshte e pa shmangeshmja flia e cila eshte receta super e varfer, uje dhe miell, kryp edhe helbet nese eshte gjindur ndonje veze, ose edhe ndonje gote dhallet, e pjekur me saç nga Lokja ne prush edhe shume dashuri qe ne fakte ka qene e vetmja materje ushqyese e gjithe tjetra veten e ka mbush barkun, ... ma fukara se kjo shendosh.

Pastaj aty sigurisht jane, peta me presh e me gjize, ndria, peta me hithra, bagerdari, buka, persheshi, çuelli edhe eventualisht piprika e shtypur. Fukaraishi elhamdulilah, malli t't marre te jesh fukara!

No comments:

FIFA