8/01/2023

BECKHAM

Leksionin qe e marr nga fenomeni i shkuarjes te Leonel Messit ne Inter Miami ne SHBA, pronar i te cilit klub eshte David Beckham, eshte fantastik, edhe per cudi sahere qe me rastis te kuptoj ndonje infromacion cka eshte duke ndodhur atje, emocionohem cuditrish!

Tani, e di se ketu sa here kam bere shaka duke ironizu apo duke "mos ia njoh" atributet Messit, thjesht per efekt atraksioni te asaj qe shtyhet vazhdumish si rivalitet se kush eshte "me i miri i te gjithe kohrave" ...shpesh ne krahasim me Ronaldon por jo vetem, por e gjitha ka qene e paketur si satire, shume me ndryshe nga serioziteti qe e kame ne kete rast.

Pra e gjitha ka qene ne kuader te shakas i vetetishem se ajo aspak nuk i minimizon asgje Messit, por as mua extra nuk me ka shtuar dicka, pervec, ja keshtu qe te me sherbej si pretekst per te trajtuar ndonje fenomen apo teme ta caktuar, sic eshte tani rasti.

Konkretisht, e thash ne fillim se shkuarja e Messit ne SHBA me jep nje leksion fantastik, dhe ate ne kete rast me sakt jo bash nga Messi por nga David Beckham, i cili me mahniten me menyren se si e manifeston gezimin, si e admiron faktin qe Leon e ká ne skuadren e tij, se si nuk kursen asgje per te vlersuar Messin shume me shume se sa nje tifoz adoleshent dhe aq me teper ai vete, David-i pra, nje legjend e gjalle i klasit te larte, me deklarat te tipi: "...çdo mengjez shkoja ne ora 7:30, vetem ta shikoj dhe te sigurohem se eshte realitet!?" Apo pamjet qe dolen nga debutini i Messit ne lojen e pare te tij kur te gjithe, hyrjen e Messit ne fushe e regjistronin me telefon ndersa vetem David Beckham e admironete fenomenin Messi si hyne ne stadium i veshur me fanellen e skuadres se tije. Apo momenti kur Messi solli fitoren me golin ne minutat e fundit te lojes, kur Beckham nuk mbajti dot lotet e gezimit si nje femije kur i fiton skuadra e zemres.

Per cka, ...per dashurin ndaj lojes se futballit, per respektin ndaj Messit, per admirinin ndaj publikut, per realen, per te mundeshmen qe ëndrra te behet realitet, per nevojne qe ti gezohemi suksesit te tjetrin, per ate qe e thot Messi ne nje intervist i pyetur per motivet pse vendosi te shkoj ne SHBA per kosto shume me te ulet se sa qe do mund ta merrte dikund tjeter, kur tha: "ishte kohe te vendosi une vete cka eshte mire per mua dhe familjen time"!!! Pra e gjithe mesimi ketu merret se sa i dobishem eshte altruizmi dhe respekti per tjetrin dhe vlersimi i tjetrit dhe vlersimi i vetes , thjesht madheshtore. Pa dyshim ne kete rast ne kete kontekst GOAT i vertet i bie te jete Beckham, fantastike! Legends! 

No comments:

FIFA