8/10/2023

STOP BULIZMIT TE RINISE

Aktuale e keture diteve ne RMV ne skenen politike ne kampin shqiptar eshte themelimi i subjekteve te reja, qe dolin si pasoj e rebelimeve, pakenaqesive, perçarjeve, inateve, epsheve, egove, komplekseve, mahallave, e cka mos tjeter, te inivideve dhe grupacioneve te cakuara.

Konkretisht kemi themelimin e Partive dhe Levizjeve me synime politike, kemi deputete te pakenaqur qe synoj relevance politike duke mobilizuar grupe te ngushta interesi, vetem dhe vetem faktorizim te metutjeshem dhe per pasoj eventuale edhe krijim edhe te subjekteve reja.

E kaluara e afert eshte deshmitar qe kesi lloj aventurash ne shumicen e rasteve kane deshtuar ne perpjekjet e para, disa pak me vone ndersa shume te tjera edhe hiç pa nise bile.

Nuk do ia vlen te nis' edhe me i rikujtuat te gjitha keto iluzione qe shenuan periudhen e dy dekadave te fundit, sepse, shyqyr qe u harruan, keshtu edhe tani nuk ia vlene edhe per keto disa iniciativa me bisedu shume sepse shume shpejt do te harrohen.

Ne fakt te vetemen dobi qe do te sjellin ne skene keto iniciativa do te jete fakti qe disa lojtar (pas deshtimit) do te dalin prej skenes edhe do te hapin rruge per rehabilitim dhe faktorizim te figurave te reja.

Per fund, besoj thelle se elektorati i interesuar per politiken i ka te qarte lojat dhe manovrat politike. Nga ana tjeter masa e gjere, apo populli, ai aspak nuk eshte i interesuar qe te bej naivin dhe shprehimisht deklarohet ne anketa se eshte i pa interesuar per lojat dhe intrigat politike, por qe ne kohe reale eshte i gatshem te mbeshtet ate qe per arsye te ndryshme gjykon se eshte i duhuri, potencialisht i nevojshmi qe te mbroj interesin e gjere popullor dhe interesin kombetar ne pergjithesi.

Prandaj stop iluzioneve qe pashmangeshem do te demtojn ardhmerin e atyre aktivistave te pakte qe pershkak te mungeses te pervojes dhe uretsise, naivisht do te rreshtohen pas disa individeve te cilat, kur do te u vjen deshrimi, aktivistet besnik te paret do te abandonohen dhe do te lihen ne meshiren e fatit te disa individeve tjere nga taboret tjera qe te ballafaqohen me mllefin dhe urejtjen e mbjell ndersjelltas nga gjitha palet gjat betejave preliminare. STOP BULIZMIT TE RINISE!!!!

No comments:

FIFA