8/29/2023

NARCIZ

E dini meselen e djaloshit Narciz!? Djaloshi i cili per cdo dite ka shkur buze liqenit qe te mund tek uji te shikoj reflektimin e vetes, duke admiruar keshtu pamjen dhe duke u mahnitur pa mase me bukurin e vete qe e ka shikuar tek uji.

Aq shume ka admiruar pamjen qe e ka shikuar tek liqeni, sa qe per cdo dite me ore te tera ka qendruar ne breg! Por nje dite prej diteve i dalldisur ne adhurimin e vetes, nga pakujdesi bije ne uje edhe mbytet.

Nga kja ngjarje rrjedh edhe epiteti narciz apo narcizoid, si epitet per gjithe ata qe jane te vetepelqyer, ata qe admirojn veten, ata qe as qe duan te ia dine qe te krahasohen me dikend, ata qe ska ai ata!?

Edhe pse kjo legjend permendet si perjetim antike, ska hic dyshim qe ky atribut eshte karakteristik e plote njerezve ne te gjitha koherat, me dominance, tani me te evidentuar, ne kohen moderne por jontek liqeni por ne rrjetet sociale.

E shkruaj kete qe ta perkujtoj veten: "hap syte djalo mos e rrit mendjen, ...nuk je as me i miri, as me i mencuri, ...as me i bukuri, por kete te fundit besojne e dine vete!"

Prandaj i lutem Allahu te na mbroj nga mendjemadhesia, nga llastrimi, nga vetepelqimi e te mos behemi si narcizi tek liqeni! Edhe pse nuk mund ta dime, vall ndoshta edhe liqeni ka admiruar veten kur ka shikuar veten tek syte e Narcizit, ndoshta!

No comments:

FIFA