8/25/2023

OXIGEN

Nje nder intervistat me skandaloze qe kam degjuar koherave te fundit ne te cilen shfaqet nje personalitet publik ishte kjo e djeshmja e Fatmir Limaj ne emisionin Oxigen me Besim Dina!

Per hire te vertetes, nuk e pashe drejpersedrejte, edhe shume mire bile qe nuk e pashe, por e shikova nje permbledhje ne 4 minuta, qe shperfaq nje figur tipike te nje lazdrani i cili komplekset e veta te formimit ne proces me perplot te pa njohura, mashtrime dhe llastime qe ui ka siguruar pushteti, sot ne kontradikte te plot edhe me vete veten, i frustruar, pa kontrolle leshonte rrebesh te deklaratave skandaloze.

Deklarata te tipit: "...nuk mbahet shteti me karate!", aludonte nderhyrjen ne veri te Kosoves kohe me pare! Me perplot demagogji kundrejt qytetarit serb, duke aluduar qe "kriza qe shkaktoj Albin Kurti, privon qyetetarin nga siguria dhe pamundeson qyetarin serb nga mundesia qe tu drejtohet institucioneve, gjithe kjo sepse Kosova eshte shtet jo serioz nen udheheqjen e Albin Kurtit.

Me skandalozja ishte deklarat: "...nuk mbahet shteti me njesi speciale!!" ...aludonte si gabim dergimin e njesive speciale ne veri te Kosoves! Skandaloze, jo serioze, kapriçoze, sjellje lazdrani! Nje ish komandant, qe gjithe kohen u ngrit mbi epitetin drejtues te nje guerile, qe beni shtet, sot me gojen e vete e pranon (mohon) se "me njesi speciale nuk behet shtet"!!!

E turpshme, mbarre dhe vetem neveri mund te ndjejsh nga kesi qasje e nje personi i cili pretendon se nuk eshte do si do!? Per me shume ju ftoj ta ndiqni videon te ciles i referohem, se shume gerdi me vjen te vazhdoj! 



No comments:

FIFA