8/15/2023

ARBER XHAFERI

Sot para njembedhjet viteve ne mbremjen e 15 gusht 2012 ne status ne facebook kam shkrujt: "Le ta percjellim me nderime Arber Xhaferin, njeriun qe la gjurme ne kohen tone, i cili me nje menyre apo tjeter u priu disa çeshtjeve te rendesishme per popullin tone. Si do ta prese administrata e Munkerit dhe Nekirit, ate gjithe duhet ta dime se nuk jane kompetencat tona, as qe ka kush mandat per kete, veç se i Gjithemeshireshmi, Meshireploti!"

Konteksti eshte i qarte, ishte dita kur u dha lajmi se ka ndrruar jete Arber Xhaferi. Ateher pjeserisht i terhekur nga skena politike edhe pse fromalisht aktiv, si ideolog dhe lider i Partise Demokratike Shqiptare.

Edhe atehere, si me vone, apo si perhere, qasja ime ndaj gjerave ishte konktraverse (une besoj qe eshte kritik korekte)! Dukeshem i indinjuar nga politikeberja destruktive e PDSH-s aso kohe, nuk i shikoj me simpati shume gjara, kryesisht pershkak figures "problematike" (ne perceptimin time) te Menduh Thaçit. Por kjo do te ishte krejt nje teme tjeter, per ndonje rast tjeter.

Por nje gje eshte e sigurte, postfestum, nga distanca kohore mund ta riperseriti se prej Arber Xhaferit si politikan aktiv, nga ligjerimi i tij politik kam mesuar shume gjera. Qofte nga ajo qe quhet berje politik qofte nga ajo qe quhet ballafaqim politik me oponentin.

Edhe pse per shume arsyje nga shume kush pranohet si gjeni politik, me duhet te jem i sinqert plotesosht qe, edhe atehere edhe tani nuk e konsideroja tekstualisht gjeni i politikes sepse, mendoj une, qe ai kishte hendikepe serioze qe disa rezultuan te dukshme e disa jo! Por edhe kjo do te ishte nje teme krejt tjeter.

Sidoqofte, asgje nga fjalet e mia nuk ka mundesi qe te minimizoj aspak vleren dhe peshen reale qe Arber Xhaferi ka ne historine moderne te popullit tone per kontributin konkret si politikan aktiv, per tjerat komponenta, per karakteristikat tjera, sic e kam thene edhe atehere, nuk jane kompetencat tona.

No comments:

FIFA