8/02/2023

PANDORA

E degjoj ketyre diteve ne Gostivar nje kengetare kish pas marr rreth njezet e kater mije euro (24000 €) bakshish per nje nate! "Rrene e xhexha, rrene e thom" ... do kishte thene dikush qe nuk eshte i sigurt ne informacionin qe e plason, si une ne kete rast!

Kesi lloj informacionesh besoj gjithe kemi degjuar edhe ne te kaluaren sidomos ne sezonin e dasmave! Kemi degjuar per derdhjen e madhe te parave plus "nuse me helikopter", "munges termini per te frizerka", e cka mos tjeter, qe ne realite tanime disa vite njeri normal nuk ua ve veshin mó!?

Rasti don qe ne kohen e fundit shumica e ketyre dukurive regjistrohen me video dhe shperndahen pastaj shpejt gjithandej dhe sigurisht per pasoj arrin edhe tek neve edhe per kunder mos interesimit tone.

Nje qe me beri pershtypje dhe me neveriti ishte pamja tek nje video kur nje djal i ri (prej te tonve) me nje top te parave ne dore me bankonota prej 100 € nje nje aheng hudhte para pa kontroll ne drejtim te nje kengetares qe kendonte aty. Tani, nuk jam i sigur se ka lidhje me informacionin e permendur me larte, sepse tek asnjeri rast nuk e di konteksti e sakte!

Por ajo qe me beri te reflektoj ne moment, atehere dhe tani, eshte fakti qe dikush tjeter (edhe une ndoshta) me aq para sa hudhte ai, ose sa ka fitu kengetarja per nje nate atje, do ta kishte rregullu jeten per gjithmon (ndoshta), ndersa ne fakt dikush tallet dhe bene qejf vetem per nje nate, ...ironi dhe mahi.

Ama, jo me kaq, nuk mund ta mbaroj, pa ia shtu edhe faktin qe e mendoj, se njeri qe i fiton parat hallall, nuk ka gjasa te hudhe para per kot!? Nga ana tjeter e gjithe kjo neveri, ne fakt po e deshmon qe pasuria, paraja qe hidhet, e njeta qe mblidhet nga posht, pasi e ka hudhe dikush, eshte para, eshte pasuri e pist, e pa vler, pa hajr. Ska hajr aty! Prandaj e lus Allahun te na furnizoj mjaftuesh dhe te na mbroj nga lakmija e pasurise te piste. Amin

No comments:

FIFA