8/06/2023

DAZMA

Doket, zakonet, ritet, tradita, mikepritja, miqesia, bashkesia, e mira edhe bukuri, te gjitha keto sot ne nje vend per disa ore rresht ne manifestimin qendror ne kuader te Takimeve te Rekes edicioni 2023 e organizuar nga Shoqata 'Reka e Eperme'!

Valle, rrefime, histori, emocione, fjalime! Kenge folklorike, polifoni dhe melodi me çifteli! Pamje fantastike nga defilimi dhe performanca e te rinjve dhe te rejave si valltar te veshur me kostume kombetare karakteristike te disa viseve gjithandej trojeve, ku sigurisht dominonin ato te Rekes te Eperme me koloritin fantastik.

Organizim per cdo lavdat, ku gershetohej repertoari i viteve te kaluar por edhe me pika dhe aktivitete si sjellje te reja nga aktivistet e rinje vullnetar perplot kreativitet. Verehej kurioziteti i mysafireve dhe entuziazmi i rekalive, gershtimi i gjenaratave dhe krenaria e atyre qe mishronin veten me paraqytjet e tyre ne sken.

Dreka e shtruar enkas per pjesmaresit me mishin e pergaditur enkas me karakteristiken tradicionale per dazmen e Rekes, repa te ferguara, djath cilesor dhe shume zemer!

Ardhja e nuses, krushqit, bajraktari, dhe gjithe ritet e rikrijuar ne sken, para te pranishmive ngjallen kuriozitet ku ne vecanti me te moshuarve u sollen kujtime nga e kaluara kur keto adete ushtonin ane e mban rekes sa here qe jehonte dazma rekase.

E mira ishte qe sot u paralajmerua se ne te ardhme e gjithe kjo do te kalon ne nje nivel tjeter te organizimit, kur i gjithe riti i dazmes do te jete ne realite nje dazem reale me adete tradicionale, ku dhendri dhe nusja ne realitet ate dite do jene dhendri dhe nusja qe do te martohen se verteti! Nje qasje shume ambicioze, qe duhet pershendetur dhe mbeshtetur pa dyshim. 

Si perfundim, Takimet e Reskes tani me jane tradicionale, qe ngjallin interesimin e dashamireve te historise, folklorit, entnografinse dhe kultures shqiptare ne pergjithesi. Mirenjohje per te gjithe kontribuesit vec e vec! BRAVO!

No comments:

FIFA