"Lavdero emrin e Zotit tend, me te Lartit, qe ka krijuar gjithçka dhe e ka perpjestuar drejt; qe ka caktuar fatin e çdo gjeje dhe ia ka rrefyer rrugen; qe ben te rriten kullotat dhe pastaj te shnderrohen, te thahen e te vyshken.
Ne do te te bejme ty (Muhamed) te lexosh (Shpalljet Tona), keshtu qe nuk ke per te harruar, perveç asaj qe do Allahu. Vertet, Ai e di te dukshmen dhe çka eshte e fshehte.
Do te ta lehtesojme ty rrugen e drejte, prandaj keshillo, nese keshilla do te jete e dobishme!
Asaj do t’ia vere veshin ai qe (i) frikesohet (Allahut), e do t’i shmanget vetem me i keqi, i cili do te digjet ne zjarrin e madh, ku as nuk do te vdese, as nuk do te jetoje.
I shpetuar eshte ai qe pastrohet, qe e permend emrin e Zotit te vet dhe qe fal namaz!
Por ju, perkundrazi, me shume po e parapelqeni jeten e kesaj bote, ndonese jeta tjeter eshte me e mire dhe e amshuar.
Kjo, me te vertete, ndodhet ne Fletet e lashta, ne Fletet e Ibrahimit dhe Musait." (Kuran s87/a1-19 | perkthim Hasan Hani)
No comments:
Post a Comment