8/18/2023

NJEREZIT QE HEDHIN DYSHIME

Ai qe deshiron te te keqekuptoj, do te kuptoj per te keqe, sado qe ti ne te drejte te jeshe! Kjo do te ndodhe ose pse ka zemren te vulosur, ose e ka  mendjen te vulosur ose pse i ka i "pshur" shejtani n'vesh!?

Kjo kategoria jane aq te poshter saqe, ata dine ta lendojn veteveten me qellim (paramendin) qe me pastaj te hiqen si viktima te agresivitetit tend qe mund te pasoj eventualisht pas intrigave, kurtheve dhe hileve qe tane kohen i bene ndaj teje.

Keta njerez insinuaten e kane arme te fuqishme. Keta, cdo nje fjale e jotja e thenur ne kontekste te bisedes spontane, keta e marrin edhe e perdorin kunder teje, si argument "se, ti deshe te thuash kete, ose ate" ...te poshter jane, argat apo instrument i djallit qe ben cytje!

Keta njerez ndodhen qe i kemi edhe afer dhe te ze sherri perdite me u ballafaqi me ata, sidoqofte, nuk duhet leshuar pé para ketyre, nese nuk funksionon keshilla, injorimi eshte ilaçi, skemi borxh ndaj ketyre!

Jo rastesisht Allahu fuqiplot na ke keshillur ne dy suret e fundit te Kuranit Fisnik, per tu mbrojtun nga smireziu dhe njerezit qe hedhin dyshime, qe te themi:

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!. 
Thuaj: “Kërkoj mbështetje te Zoti i agimit, që të më mbrojë nga sherri i gjithçkaje që Ai ka krijuar dhe nga sherri i natës, kur kaplon terri dhe nga sherri i falltarëve, që fryjnë në nyje (duke bërë magji) dhe nga sherri i smirëziut, kur vepron me smirë.”  (s113:a1-a5 | Kuran)

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!
Thuaj: “Kërkoj mbështetje te Zoti i njerëzve, Sundimtari i njerëzve, i Adhuruari (i vetëm me të drejtë) i njerëzve, nga sherri i djallit cytës që fshihet (pasi cyt) e që hedh dyshime në gjokset e njerëzve, (qoftë ai djall) prej xhindeve apo njerëzve!”  (s114:a1-a6 | Kuran)

No comments:

FIFA