8/31/2023

DEJA VU REALE

Ndonjehere kur kujtoj dhe rikujtoj te gjitha ato avantura qe kam lexuar ne romane te ndryshme, ne stripa apo edhe filma, sidomos kur ngjan te perjetoj ndonje sekuenc e ngjajshme ne jeten reale, ndodhen qe per nje cast te lirohet nje sasi e madhe e dopamines qe ne kombinin me adrenalinen manifeston ne akt mrekulline te jetes, ne fakt arsyen pse njeriut ne jete i eshte lene i lire vullneti qe te veproj!

Keta momente te vecanta ndodhin zakonisht kur jemi duke udhetuar ne vise qe ne perditshmeri rralle vizitohe. Ndodhin zakonisht ne momente kur ambienti apo panorama eshte mahnitese, ne vecanti kur fryma dhe sfida e momenit sherben per nxitur rikthimin ne kohe, ...e jashtezakonshem.

Perjetime monumentale te ketilla perjetohe edhe me fuqishem, kur nje memonet qe e perjeton ne jeten reale paraprakisht e ke enderruar, e ke deshiruar fuqishem, ke fantazuar per ate.

Une kam disa momente te tilla te imagjinuara, te deshiruara dhe perfundimisht te perjetuar! Qe me ka bere ta besoj per momentin si te vertet thenjen: "nese e deshiron dicka shume fort, ajo edhe do te ndodhe! Edhe pse pastaj perfundimisht une e kam besuar dhe e kam falemenderuar Zotin, qe ai moment eshte dhurat prej Atij, Meshireplote!

Nje prej momente te pa harrueshme eshte pa dyshim, vizita e vendeve te shenjta! Momente te ngjashme jane gjithashtu ngjitjet maleve dhe krahasimi me western aventurat e lexuara ne stripa apo edhe udhetumi ne kohe duke riperjetuar ndodhite e ndryshme historike qe kane ngjare kryesisht ne vistet tone.

Por sigurisht aty jane edhe shume e shume momente qe spikatin kujtesen dhe manifestoj nje far forme ate qe quhet deja Vu por kesaj radhe ne kohe rale, pa iluzion fare.

RRAFALL

8/30/2023

SHEHADA

Nje post fiks para namazit te akshamit! Nje mundesi e mire te kapet momenti qe e rekomandon Allahu Teala: te permendet Allahut kur linden dhe kur perendon dielli, ...lituni atehere!

Te lutemi o Allah i plotefuqishem, bene hajr nijetin tone, beni hajr punet tona, beni hajr pasardhesit tane, bene te hajrit popullin tone!

Na mundesi qe ne namazin tone te jemi me bindje dhe perkushtim ne adhurinlm. Paranoje nijetin tone, forcoje imanin tone! Bene qe ky xhemat qe pret te te adhuroj Ty te jete falemenderues. Beni sebep per pranim te lutjeve veprat e te gjitheve ketu, qe te jemi te falur nga ana Jote.

Vetem ty te adhurojm dhe vetem prej teje ndihme kerkojm. 

(ezani thirren)
Allahu Ekber,
Deshmon qe nuk ka Zot tjeter qe meriton, adhurim,
Deshemojbse Muhamedi eshte i derguar i Allahut,
Ejani ne Namza, 
Ejani ne Shpetim,
Allahu Ekber, Allahu Ekber,
Muk ka Zot tjeter qe meriton, pervec Allahut!

FREE MOTION

8/29/2023

NARCIZ

E dini meselen e djaloshit Narciz!? Djaloshi i cili per cdo dite ka shkur buze liqenit qe te mund tek uji te shikoj reflektimin e vetes, duke admiruar keshtu pamjen dhe duke u mahnitur pa mase me bukurin e vete qe e ka shikuar tek uji.

Aq shume ka admiruar pamjen qe e ka shikuar tek liqeni, sa qe per cdo dite me ore te tera ka qendruar ne breg! Por nje dite prej diteve i dalldisur ne adhurimin e vetes, nga pakujdesi bije ne uje edhe mbytet.

Nga kja ngjarje rrjedh edhe epiteti narciz apo narcizoid, si epitet per gjithe ata qe jane te vetepelqyer, ata qe admirojn veten, ata qe as qe duan te ia dine qe te krahasohen me dikend, ata qe ska ai ata!?

Edhe pse kjo legjend permendet si perjetim antike, ska hic dyshim qe ky atribut eshte karakteristik e plote njerezve ne te gjitha koherat, me dominance, tani me te evidentuar, ne kohen moderne por jontek liqeni por ne rrjetet sociale.

E shkruaj kete qe ta perkujtoj veten: "hap syte djalo mos e rrit mendjen, ...nuk je as me i miri, as me i mencuri, ...as me i bukuri, por kete te fundit besojne e dine vete!"

Prandaj i lutem Allahu te na mbroj nga mendjemadhesia, nga llastrimi, nga vetepelqimi e te mos behemi si narcizi tek liqeni! Edhe pse nuk mund ta dime, vall ndoshta edhe liqeni ka admiruar veten kur ka shikuar veten tek syte e Narcizit, ndoshta!

BLACK CANYON

8/28/2023

RITA E LONDRES

Dje shkrujta per Sulltane e Qafes e sot do shkruj per Riten Londres, epo ma tipike shiptaçe se kjo ska! Pa dit' send dje kur shkrujta per Sulltanen qe ishte ballafaqu me flliqesirat serbe para 110 viteve, pasi e shkrujta postin me doli se si Rita Ora ne Magjari kishte pas kendu me flamurin serbe ne krah, ... epo he!!!!!?

Hajde tash me ta marr mendja ta bejsh krahasimin, cili rast eshte me tragjik, rasti i vajzes ne skaj te botes, ne Qafe te Malsise, e cila mbrojti nderin e vete dhe te popullit, apo e vajzes e rritur ne qender te Londres e cile perdhosi nderin e vete edhe te popullit!?

Apo me tragjik eshte fenomeni i tentimit per mbrojtje me cdo kusht te ç'nderit te ketyre nga keta qe jane injoranta njesoj si ata!? Njeri para do diteve tentoj te mbroj "gazetarin" narkoman, e do tjer tentojn te mbrojn Riten injorante, qe nuk e paska dite cka ben ne skene!!?

Interesante, te gjithe rastet e ngjashme kane nje karakteristik te perbashket, jane raste kur kemi te bejm me persona qe atributin e vetem bindes e kane islamofobin dhe argumentinin anti islam, anti fetar, anti turk etj.

Jane iritues pa dyshim, ama nuk mund ta merrni me mend sa lehtesim ndjej kur gjerat i vendoj ne kontekstin e drejt te tyre, per shembull, kur e mare parasysh rastin qe ai narkomani Vuki shkoj ne Prizren edhe sfidoj xhematin, i njeti doli injoruar e i poshtruar sic e meritonte, nga ana tjete, kur kujtoj qe edhe ne viset me te larta te trojeve tone ky popull nderton xhami, falemenderon Allahun, pa pyet njeri, pa dhen pes pare per asnje far' pianeci qe e mendon veten bohem apo gardian i emancipimit, abe ta lun' mendjen ky popull, kur vendosen mos te ta vare, nuk ta varen as A-jen, as B-jen as K-jen!! A ti rri edhe bon filma!!!

"SERBIAN FLAG"

8/27/2023

SULLTANA

Sot ne ngjitjen nga fshati Qafe deri ne Ujimir pata kohe ne caste te caktuara te veshtroj relievin dhe shtrirjen e kodrave, lendinave dhe grykave! Pata kohe te mendoj dhe te reflektoj ne retrospektiv.

Pervec ambientit dhe natyres te bukur, qe si zakonisht ofrojn anet tona, me vegejtacionin e pasur dhe ujin e bolshem, disa gjera i mendoja ne kontekstin historik.

Pyetesha, kush dreqin ne keto vise te larta ne skaj te botes i sillte serbet zullmqar!? Kjo, kur ndermend me vinte Sulltana e Qafes, vajza e cila u rebelua para turmes te egersiarave serbe qe terorizonin keto vise. Vajza qe mori hak duke goditur me gersher, ne fakt duke goditur me c'pati bishat gjakpirese, duke u flijuar por edhe duke marre me vete aq sa mundi prej hijenave te neveritshme.

Meqe sot e pash vendin, sepse ishte hera e pare qe vizitova Qafen, me pastaj duke e veshtruar edhe nga larte, nuk me duhej shume per te imagjinoj ate dite te kobshme per banoret e kesaj ane! Sigurisht nje kohe e trishte ate bote, dite me ankth te vitit 1913, dite ku ajri ka kundermuar nga fryma e qelbur e pianecave dhe palfshave serb. Sigurisht qe jo kujtime te mira, edhe pse sot me lavdi kujtojm Sulltane, shtatorja e se ciles me krenari qendron ne qender te fshatit.

Praj, kjo eshte ana tjeter e medaljes te ecjeve dhe ngjitjeve qe bejn bjeshkataret, te pasionuarit pas natyres dhe majave te maleve tona, eshte mundesi qe te mund ne ndertojm dhe te rekonstruajom momente, te kthehesh ne kohe, dhe gjithesesi te vlersojsh te kaluaren dhe te tashmen me shpres qe ti japim kuptim te ardhemes.

UJMIRI

8/26/2023

PENZIONER

Penzioneret e ri, thom me vete kur i shikoj nje tuf shokesh te cilet gjithe diten e lume shetitin te parku i qytetit ne Gostivar, ecin shetitores rreth Vardarit, her-here ua kam lakmin, her-here ngushllohem, e me vjen keqe, kur mendoj se mos vall skan cka te bejn tjeter send!?

Nuk ka dite qe me rastise te dal me biciklet apo duke ecur e te mos i takoj ulur diku te parku, tre-kater veta, her diku te ndonje lokal aty rreth e rrotull, her me rastise me vetur kur qarkulloj ti shoh se si bejn gjiron lart e posht!

Disa i njoh e disa jo, kur i takoj sy ne sy edhe i pershendeti. Duken burra te mire, tipik penzioner hajlakçi. Nuk di shume per ata, me heret disa kurr nuk i kam pare, por edhe nuk dua te di, ...nuk kam nevoj per miqesi te reja!

Fakti qe i takoj shpesh, ndonjeher me bene te mendoj, jalla si i kane hallet!? A thu jane prinder te atyre femijeve qe kane shku n'gjermani per tu ua "siguri ardhmerin femijeve te vete" e k'ho u kane lone jetim prinderit ne moshe te thyme, te cilet nuk i zen vendi vend, dikush pa burr apo pa grua, pa evladin e vete, pa nipri e pa mbesa, tamam jetim ku menzi presin te z'dritet, e te ikin prej shpie, se shpia pa insan, t'hane!!!!

A thu edhe keta burra jane n'kete hall!? Po ska si te jete ndryshe, prej qefi nuk rrin njeri gjithe diten te parku, ose nuk i ka evladin te shpia, ose nusja nuk i done, ose mazAllah jane te semur, e u ka thone doktori, "hecni sa t'mundeni, se si te ndali, do ndali!!!?"

Sidoqofte, u deshiron shendet, fate, lumturi, dite lumtura ne pension! Nese i kane femijet ne gurbet insha'Allah i kerkojn perdite ne viber e u çojn deni pare, nese kane problem me nuset, u mbarsovshin e nese jane te semure u sherifshin insha'Allah!

JUMP IN BLACK WATER

8/25/2023

OXIGEN

Nje nder intervistat me skandaloze qe kam degjuar koherave te fundit ne te cilen shfaqet nje personalitet publik ishte kjo e djeshmja e Fatmir Limaj ne emisionin Oxigen me Besim Dina!

Per hire te vertetes, nuk e pashe drejpersedrejte, edhe shume mire bile qe nuk e pashe, por e shikova nje permbledhje ne 4 minuta, qe shperfaq nje figur tipike te nje lazdrani i cili komplekset e veta te formimit ne proces me perplot te pa njohura, mashtrime dhe llastime qe ui ka siguruar pushteti, sot ne kontradikte te plot edhe me vete veten, i frustruar, pa kontrolle leshonte rrebesh te deklaratave skandaloze.

Deklarata te tipit: "...nuk mbahet shteti me karate!", aludonte nderhyrjen ne veri te Kosoves kohe me pare! Me perplot demagogji kundrejt qytetarit serb, duke aluduar qe "kriza qe shkaktoj Albin Kurti, privon qyetetarin nga siguria dhe pamundeson qyetarin serb nga mundesia qe tu drejtohet institucioneve, gjithe kjo sepse Kosova eshte shtet jo serioz nen udheheqjen e Albin Kurtit.

Me skandalozja ishte deklarat: "...nuk mbahet shteti me njesi speciale!!" ...aludonte si gabim dergimin e njesive speciale ne veri te Kosoves! Skandaloze, jo serioze, kapriçoze, sjellje lazdrani! Nje ish komandant, qe gjithe kohen u ngrit mbi epitetin drejtues te nje guerile, qe beni shtet, sot me gojen e vete e pranon (mohon) se "me njesi speciale nuk behet shtet"!!!

E turpshme, mbarre dhe vetem neveri mund te ndjejsh nga kesi qasje e nje personi i cili pretendon se nuk eshte do si do!? Per me shume ju ftoj ta ndiqni videon te ciles i referohem, se shume gerdi me vjen te vazhdoj! 



TEFERICH

8/24/2023

MATADOR

Vertet, nuk me ka rastis qe te marr pjes ne ndonje arene ku 'luftohet' me bikat ku matadori me ate pelerinen ne dore, sfidon bikun te cilit i shmanget me pastaj pasi qe ai i turret! Nje sport tipik me origjine ne Spanje, qe une nuk e kam vizituar.

Por ama jam i familarizuar me kete sport si shumica, nga ajo qe mundet njeri ta shikoj ne video, apo eventualisht ta lexoj ne ndonje liber ose strip.

Arsyja pse po e sjell kete muhabet eshte fakti qe per hire te vertetes kurr nuk e kam kuptuar se ku gjindet ketu elementi i sportit apo i zbavitjes!? 

Nuk di shume per historin e keti aktiviteti, por nga fakti se si eshte promovuar, rrjedhimishte se si eshte trjatuar si zevendesim i luftes te gladiatoreve, mund ta kuptoj qe hilja eshte te argetimi i mases dhe rejedhimisht shmangja e vemendjes nga problemet serioze (me se paku ky moral nxjeret nga luftat me glladiator te organizuar nga pushtetaret e Romes Antike)!

Pastaj, kur edhe kuptohet se ne fakte qellimi kryesor ne Arenen ku lufton Matadori dhe biku eshte qe te shtyhet biku qe te vuaj sa me shume nga mundimi qe i shkaktot matadori, i cili rrrjeshimisht krenohet me pastaj me aftesite monsteueoze qe i demostron gjate gares e qe jane pertej instiktit te bishes qe e kane kafshet ne boten animale.

Cmenduri, cmenduri kjo ne arene, ku njerez te cmendur me ovacione brohoritin "ole, ole, ole" sa here tregon shenja vuajtje kasha e gjore. Cmenduri edhe kur ne rruge leshojn bikun dhe ai u turret dhe turmat ikin duke shkatuar stampedo deri sa biku e kapen dhe e ngre ne brinja i terbuar dike aty, si duket ne shenje hakmarje per gjitha bikat qe kane vuajtur nga kjo cmenduri njerezore.


LANDING IN THE LAKE

8/23/2023

CUCINA POVERA

Italianet e kane ate te famshmen la cucina povera apo kuzhina e varfer, ku aludohet saktesisht te reçetat e thjeshta qe kryesisht sot dominojn boten, sic jane pastat, pizza, calzonet, focacciat e disa te tjera.

Me ka bere pershtypje nje konstatim qe kam degjuar me nje debat te shefave (kuzhinjer) kur njeri konstaton me sarkazem, "bash kjo kuzhina e varfer ne kohen moderne ka bere shume njerez te pasur!" Duke aluduar qartas tek fakti qe pjesa dermuese e restoranteve ne bote sot profitin e kane nga keto pjata bazike te famshme tipike ala italiana!

Emertimi kuzhina e varfer mund edhe te nenkuptohet se perse saktesisht eshte i tille, sepse qarte sjell ne mendje, se si familja italiane ne kohe te ndryshme me adoptim te kushteve rethanore ka mbijetuar krizen, sic eshte rasti me receten super te thjesht te asaj qe njihet si pizza napolitana, ku nje brum i shesht i lyer me pak vaj ulliri, me pak salc domatesh dhe disa copa gjize (mozzarella), e pjekur ne furre, ka perber pjaten qe dikur ka qene baza e mbijeteses e sot e njejta llogaritet si pjate kulmi i luxit!

Duke e fillozofuar keshtu, pashmangeshem kam ber krahasimin e asaj qe tek neve per motive te njejta ndoshta ka qene kuzhina e varfer. Aty eshte e pa shmangeshmja flia e cila eshte receta super e varfer, uje dhe miell, kryp edhe helbet nese eshte gjindur ndonje veze, ose edhe ndonje gote dhallet, e pjekur me saç nga Lokja ne prush edhe shume dashuri qe ne fakte ka qene e vetmja materje ushqyese e gjithe tjetra veten e ka mbush barkun, ... ma fukara se kjo shendosh.

Pastaj aty sigurisht jane, peta me presh e me gjize, ndria, peta me hithra, bagerdari, buka, persheshi, çuelli edhe eventualisht piprika e shtypur. Fukaraishi elhamdulilah, malli t't marre te jesh fukara!

GROUNDED

8/22/2023

FERO

Tamam t'nisi te shkruj postin pas nje dite pune me punet e mia, sa hyra ne facebook "ti shof punet e hallkive" tap -rrap barking news, portalet full me tituj "FERO le muziken i perkushtohet islamit"! E lexova dikund edhe postin qe kishte bere vete ku anunçonte lajmin e gezueshem me ftese dhe keshilla per pasuesit. Aty e kuptova qe emrin e vertet e kish pas Feronit Shabani!

Deri sot une per Feron kom dite vetem faktin qe ka nje kengetar qe quhet FERO, asgje tjeter, hiç, kurr nuk kam ndegju ndonje muzik qe mund te them se e ka kendu Fero, ndoshta diku ne eter mund te kete rastis, por une i vetedishem nuk kame qene!

Tani, faktin qe e ka pranu, apo ka fillu ta praktikoj Islamin, mund te them me shume gezim qe ka bë pune e madhe, nga ana tjete po ashtu mund te them "pune e madhe" qe Fero e paska lon' muziken! 

Uroj ky djali ti shijoj miresit e Islamit, te lutet per neve nese eshte i sinqert, te lutet per mbaresi e prosperitet per kete populle, me shpres qe pastrimin qe ben njeri pas pendimit, ta ngren ate shume me afer Allahut Teala, me bindje dhe devotshmeri, qe te jene si shkak per pranim te lutjes.

Historit e konvertimeve apo rivertimeve gjithesesi ne kohen e fundit jane shume trend por edhe te mireseardhuna pa dyshim. Keta (po edhe neve pa perjashtim) duhet te jene pafundesisht falemenderues Allahut te Madherishem, per meshiren dhe udhezimin dhe mundesin qe ta shpetojme veten.

Pas meshires dhe embelsise se imanit, cdo nje senzacionalizem tjeter do te ishte i tepert. Pa dyshim qe jeta do te duhet te kete normalitetin e vete, me mundsite dhe sfidat e reja te cilat here do te jene shperblim e here provim per Feronitin, e ai duhet te bej saber me shpres qe do te dale ne selamet si gjith dynjaja!

MBI VETE

8/21/2023

DENGA

E shkrujta para disa diteve ne status: "perderisa 'bateria' e tapanarit dhe 'sinti' i harmonikashit kushtojn me shume se 'libraria' e profesorit, eshte normale se me teper do te degjohet tallava sesa ligjerata, o vllazni!!!!!" ...qe ishte nje formulim instiktiv i mllefit, zhgenjimit, habise, habise pse habitem, çudis dhe çudis ose çuditem me gjerat qe i dine e gjithe dynjaja.

Isha duke ndjekur nje video e imponuar nga suxhesçën te faceboookt, ku nje djal i vogel ne nje dasem, diku ne trojet tona demonstronte aftesite e vete prej bubnjari apo bateristi, per mos me i thone lodraxhiu, ku te gjithe rreth e rrotull me admirim e xhironi, tjerit vallzoni me ritmet e muzikes deri sa djaloshu i rrihente qe reihte lodrat.

Detali qe me beri pershtypje ishte, se e gjitha banada muzikore, ne kete rast edhe bateria e tapanarit ishte e digjitalizuar, i gjith seti dukej se eshte fjala e fundit teknologjis, sigurisht edhe shume e shtrenjte, nga ana tjeter sinti, mikrofonat, mikseta, ne total diku, hiç me pak se benin rreth 20000 euro.

Matematik koti, ama kur me dolen para syve edhe ato pamjet kur muzikantet numrojn denga me lek, para te hudhura per trolli, zefku, hareja, lumturia e gjithe atyre qe bejn edhe degjojn muziken tallava, mu ndezen dritat!

Thash, kjo eshte pergjigjeja, ska si ndryshe, keta tipat investojn ne esnafin e tyre me dhjetra mija euro, ndjikin trendet, jane ne trend, jane aktive, punojn edhe ata, lodhen, edhe e kane publikun, i kane ndjeksit, degjohen, admirohen, ...fitojn!

Nga ana tjeter, nje profesor, sa investon ne veglat e tija, sa inveton ne libra, sa eshte ne trend, sa eshte aktive!? Hajde çe!! E morem vesh, tapanarit i kushton bateria 4000 euro, sinti po aq, sa i kushton biblioteka profesori!?  Sa!? A behet e qart pse nuk ndiqet profesori, pse nuk admirohet ai, pse nuk mesohen permendesh ligjerimet e tij e tallavaj po!? Pse,  a!?

DREAMING

ZRA

8/20/2023

NJE LULE

E degjojm shpeshehere shprehjen "me nje lule, nuk çel pranvera!?" ose "nje lule e celul ne berllog, nuk menjanon eren e qelbur!? Sigurisht ka edhe plot sinonime te kesaj shprehje qe kryesisht aludojn ne faktin qe nje individ nuk mund te bej asgje!?

Matematimisht dukshem nenkuptohet se njeshi eshte me i vogel se dyshi e se treshi, e keshtu me radhe! Por kjo matje si duket nuk mund te aplikohet ne disa rrafshe tjera te jetes apo ndonje veprimtarije konkrete.

Kjo e fundit sot po deshmohet faktikisht, dhe ketu do te risjellim rastin shkuarjes te Messit ne Inter Miami, ku vetem per 6 loje ekipin e Interit pre pozicionit te fundit ne tabele, mbrem fituan ne finalen e Cups ne MSL, pa asnje humbje, me plot entuziazem, loje e mrekullueshme, rival te terbuar, publik te fascinuar, nje senzacion i vertet, vetem dhe vetem se nje individ pranoj sfiden qe bej dicka apo te deshmoj dicka!

Si ky raste e di se edhe ju dini dhe mund te kujtonu plot, qe na bene te pajtohemi se po, nje njeri e ben diferencen, nje njeri e ndryshon atmosferen, nje njeri e been disponimin, nje njeri bene histori, nje njeri qe mund te jesh ti.

Nje njeri qe mund te jesh ti, i talentuar, i ditur, puntor, i drejt, te haku, nje njeri qe ti mund te marresh lojen ne dore, qe ti ke ide, ke guxim, ke aftesi, ke ideal, ke bindje!

Edhe po me me nje lule çelen pranvera, pa hiç nuk çelen! Ai berrllogu ne fund mund te jete shkaku qe te mbine ajo lulja, edhe nje tjeter, e dy tjera! Fudnja me mire lule ne berllog sesa berllog ne mes te luleve!

DOG JUMP

8/19/2023

USTAVNI PROMENI

Maqedonia jasht Europes nuk ka gjasa as teorike te egzistoj si shtet. Edhe duke i pase parasyshe te gjitha arsyet objektive qe populli maqedonas mund ti kete qe te rezistoj eventualisht mos integrimin e Maqedonise (pavarsish, formalisht ose jo formalisht) ne Europe, prape se prape eshte e pa mandur te mbajsh nje shtet ne egzistenc ku rreth gjysma e popullsise e kerkojn te kunderten.

Arsyja eshte e thjeshte, ne cdo eventualitet kur populli shqiptare, apo me sakte politika shqiptare do te vendoste ne agjende si prioritet qe Komunat Shqiptare te kerkojn autonomi politike, me arsyetimin integrim ne Unionin Europian bashke me Shqiperine, gjithe me argumentin "distancim nga politika anti europiane e atyre qe jane te tille", ne minimum do te krijonte nje situat e re pa presedan.

Gjithesesi nuk do te ishte nderrmarje e lehte dhe pa efekte ansore, por pa dyshim qe do te hapte definitivisht Kutijen e Pandores, pas cka vetem me hipoteza mund te parashikojm se cka mund te ndodhe. Por duke e pas parasyshe qe edhe tek kampi politik maqedonas  situata eshte e pergjysmuar, kjo do te duhej te na bej te mendojm se gjerat nuk do te eskalonin ne ekstremet e pa deshiruara.

Kush njeh sado pak, ama shume pak gjeopolitiken, do ta kishte lehte ta kuptoj qe, pavarsisht kush do te fitoj betejen e madhe ne mes perendimit dhe Rusise, faktori gjografik dhe historik Ballkanin ne kete rast e orienton nga Perendimi, pertej interesave tjera qe mund te mirren parasyshe shume lehte.

Si zakonisht duke mos dashte ta shendroj kete tekst ne leksion politik do te me duhet ta rrumbullaksoj me bindjen qe, edhe nese evtualisht ky format parlamentar i opozites maqedonase VMRO nuk do te gjej kurajo qe me vullnet ta bej kete veprim, mendoj se do te mblidhet vulleti qe ti "jepet" kurajo qe ta bej kete veprim, sepse ne te kunderten, ... lexonje prej fillimi kete tekst.

DISTANT LAND

8/18/2023

NJEREZIT QE HEDHIN DYSHIME

Ai qe deshiron te te keqekuptoj, do te kuptoj per te keqe, sado qe ti ne te drejte te jeshe! Kjo do te ndodhe ose pse ka zemren te vulosur, ose e ka  mendjen te vulosur ose pse i ka i "pshur" shejtani n'vesh!?

Kjo kategoria jane aq te poshter saqe, ata dine ta lendojn veteveten me qellim (paramendin) qe me pastaj te hiqen si viktima te agresivitetit tend qe mund te pasoj eventualisht pas intrigave, kurtheve dhe hileve qe tane kohen i bene ndaj teje.

Keta njerez insinuaten e kane arme te fuqishme. Keta, cdo nje fjale e jotja e thenur ne kontekste te bisedes spontane, keta e marrin edhe e perdorin kunder teje, si argument "se, ti deshe te thuash kete, ose ate" ...te poshter jane, argat apo instrument i djallit qe ben cytje!

Keta njerez ndodhen qe i kemi edhe afer dhe te ze sherri perdite me u ballafaqi me ata, sidoqofte, nuk duhet leshuar pé para ketyre, nese nuk funksionon keshilla, injorimi eshte ilaçi, skemi borxh ndaj ketyre!

Jo rastesisht Allahu fuqiplot na ke keshillur ne dy suret e fundit te Kuranit Fisnik, per tu mbrojtun nga smireziu dhe njerezit qe hedhin dyshime, qe te themi:

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!. 
Thuaj: “Kërkoj mbështetje te Zoti i agimit, që të më mbrojë nga sherri i gjithçkaje që Ai ka krijuar dhe nga sherri i natës, kur kaplon terri dhe nga sherri i falltarëve, që fryjnë në nyje (duke bërë magji) dhe nga sherri i smirëziut, kur vepron me smirë.”  (s113:a1-a5 | Kuran)

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!
Thuaj: “Kërkoj mbështetje te Zoti i njerëzve, Sundimtari i njerëzve, i Adhuruari (i vetëm me të drejtë) i njerëzve, nga sherri i djallit cytës që fshihet (pasi cyt) e që hedh dyshime në gjokset e njerëzve, (qoftë ai djall) prej xhindeve apo njerëzve!”  (s114:a1-a6 | Kuran)

NIGHT HIKE

8/17/2023

KREDIBILITET!?

Une shkruaj ketu tekste, here me lidhje e here pa lidhe, qe jane thjesht vetem opinione dhe piKpamje, por prap se prap kam maksimun kujdes qe mos perseritem ne qendrime dhe informata, edhe pse ne fakt askend mund mos e tangoj ajo qe e lexone.

Pyetem seriozisht, si ka mundesi qe te jetojne me ndergjegje te qete te gjithe keta politikane qe jo qe perseriten ne deklaratat e tyre por edhe aty per aty jane kontradiktore me ate qe e kane thene dite me pare, mos flasim muaj me pare!?

Apriori mendoj se te gjithe jane mjaftueshem intelegjen qe ta kuptojn vete se praktikisht shume keq e bllamiratin veten dhe se me automatizem u vendoset ne pikepyetje besueshmeria nga ana e ati qe degjon dhe kupton, por edhe e kunderta nese dikush u besone, ai mund te jete vetem dikush qe nuk kupton, apo nuk e njeh realitetit!?

Tjetra, e di se me e mundeshmja eshte qe atyre ne fakt nuk u intereson kush apo dikush a u beson, per aq sa ata shtyne agjenden e vete exulsive e prirur nga interesi, inati apo epshi personal me rrenje te thella ne egon e çregulluar apo shpirtin e trazuar.

Nuk ka mundesi, qe dikush, me deshmi praktike, qe me dy kembe ka shkele mbi principe dhe parime qe quhet partneritet te promovoj parneritet apo aleance, nuk ka mundesi!?

Nuk ka mundesi dikush qe eshte bere dikush pas percarjes te pretendoj unifikim dhe bashkim, ...nuk ka mundesi!

Nuk ka mundesi, te promovoj dikush demokraci qe me cdo kusht deshiron te jete i pari. E keqja eshte se kete, pas te gjithe ketyre mekateve te bere edhe nese bejn vepra kapitale pas kesaj, nuk ka mundesi te mbahen mend per te mire, sepse do ti ndjek si hija e vete vuajtja dhe mallkimi i atyre qe per nje kohe u besuan, e keta i tradhetuan, i harruan!

TEX

8/16/2023

PROTEST

Sot ne Tetove u protestua nga sa kuptova une, kunder mos marrjes veprime adekuate te Prokurorise Publike ne Maqesonin e Veriut, per mos procesimin e metutjeshme te rezultatit te hetimeve sa i perket rastit "zjarit ne spitalin modular" ne Tetove, ku humben jeten 14 pacient.

Nga sa di une, hetimet kane treguar leshime serioze ne procedura dhe vete ndertim, me ate edhe indicje te qarta te pergjegjesise direkte te subjekteve te caktuara. Nga ana tjeter, keto rezultate nuk jane procesuar nga organet kompetente dhe me ate vazhdon mungesa e zbatimit te ligjit per nxjerjen para ograneve te drejtesise te subjekteve pergjegjes per rastin.

Nje prortest (kerkese) legjitime, besoj e cdo nje qytetari i cili ndjene keqardhje jo vetem per rastin ne fjale por per mungesen permanente te zbatimit te drejtesise, sidomos kur kemi te bejm me subjekte qe e mendojn veten mbi ligjin! Drejtesi duhet te kete dhe do te kete, nese jo ne kete bote atehere pa dyshim ne boten tjeter.

Nga ana tjeter sot, e di se do ta egzagjeroj, u reaktivizia masa "PROTEST" si mase apo veprim qytetar, ku nenkuptohet dalje e qytetarit ne rruge dhe protestimi me masa qe duhet te jene efikase deri ne piken qe praktikisht te nxitin veprimin e deshiruar si efekt! Ne te kunderten protestat shendrohet ne defile, qe me teper i ngjane parades se sa protestes.

Kete protesten e sodit, nuk mund ta gjykoj aspak sepse me rezulton qe pak di per iniciatoret, nismen dhe vete protesten, pervec pamjeve qe qarkulluan ne streamingat online. Por per protesten dhe hitorine e protestave ne vend tone fatekeqesisht nuk mund te lavdrohemi me ndonje histori suksesi.

Personalisht ne te kaluaren kam marre pjes ne disa protesta, nuk kam qene asnjeher organizator proteste, nuk e kam konsideruar veten mjaftueshem si faktor per nje nisme te tille, duke u kufizuar me pastaj qe protesten ta bejn vete sic di dhe sa mundem, me shpresen qe vulleti i lire dhe nijeti i paster praktikisht do te stimuloj efektin e deshiruar nga protesta individuale.

Une e di, se kjo nuk mjafton dhe se eshte shume pak, por fatekeqesisht e kaluara me ka mesuar qe nga protestat ku kam marr pjese rezultati gjithmon ka munguar, nga ku per ironi, te vetmit qe kane perfituar kane qene individ, organizator, me agjenda te caktuara, ku si minimum kane ber faktorizimin e vetes duke u lançuar me pastaj ne skene politike si "shpetimtare" mitesh!?
 
Mos e zgjati se kam shume muhabet bash per kete! E fundit, ajo qe i ka vendos kapakun para disa videve ishte kur Noam Chomsky, ne librin "MASTERS OF MANKIND" sjell nje citat shume interesan ne kontekst te "protestes":
"Mund te protestoni me fjale sa te doni. Ekziston vetem nje kusht i lidhur me lirine qe do te donim shume te inkurajonim: protestat tuaja mund te jene sa me te zhurmshme per sa kohe qe ato mbeten joefektive. Megjithese na vjen shume keq per vuajtjet tuaja dhe deshirojme te bejme diçka per to - ne te vertete ne i kemi studiuar ato me shume kujdes dhe kemi folur tashme me sundimtaret dhe eproret tuaj te drejtperdrejte per keto çeshtje - çdo perpjekje nga ana juaj per te larguar shtypesit tuaj me force eshte nje kercenim i shoqerise se civilizuar dhe procesit demokratik. Kercenime te tilla ne nuk mund dhe nuk do t'i tolerojme. Nese do te perdorni force, ne, nese eshte e nevojshme, do t'ju fshijme nga faqja e dheut me reagimin e duhur qe bie flake nga qielli." * Cac per sot!!!!!!

Referencen e merr nga:  Barrington Moore Jr., “Thoughts on Violence and Democracy,” Proceedings of the Academy of Political Science 29, no. 1 (1968); Robert H. Connery, ed., Urban Riots: Violence and Social Change (New York: Vintage Books, 1969).

SANXHAK

8/15/2023

ARBËR XHAFERI

ARBER XHAFERI

Sot para njembedhjet viteve ne mbremjen e 15 gusht 2012 ne status ne facebook kam shkrujt: "Le ta percjellim me nderime Arber Xhaferin, njeriun qe la gjurme ne kohen tone, i cili me nje menyre apo tjeter u priu disa çeshtjeve te rendesishme per popullin tone. Si do ta prese administrata e Munkerit dhe Nekirit, ate gjithe duhet ta dime se nuk jane kompetencat tona, as qe ka kush mandat per kete, veç se i Gjithemeshireshmi, Meshireploti!"

Konteksti eshte i qarte, ishte dita kur u dha lajmi se ka ndrruar jete Arber Xhaferi. Ateher pjeserisht i terhekur nga skena politike edhe pse fromalisht aktiv, si ideolog dhe lider i Partise Demokratike Shqiptare.

Edhe atehere, si me vone, apo si perhere, qasja ime ndaj gjerave ishte konktraverse (une besoj qe eshte kritik korekte)! Dukeshem i indinjuar nga politikeberja destruktive e PDSH-s aso kohe, nuk i shikoj me simpati shume gjara, kryesisht pershkak figures "problematike" (ne perceptimin time) te Menduh Thaçit. Por kjo do te ishte krejt nje teme tjeter, per ndonje rast tjeter.

Por nje gje eshte e sigurte, postfestum, nga distanca kohore mund ta riperseriti se prej Arber Xhaferit si politikan aktiv, nga ligjerimi i tij politik kam mesuar shume gjera. Qofte nga ajo qe quhet berje politik qofte nga ajo qe quhet ballafaqim politik me oponentin.

Edhe pse per shume arsyje nga shume kush pranohet si gjeni politik, me duhet te jem i sinqert plotesosht qe, edhe atehere edhe tani nuk e konsideroja tekstualisht gjeni i politikes sepse, mendoj une, qe ai kishte hendikepe serioze qe disa rezultuan te dukshme e disa jo! Por edhe kjo do te ishte nje teme krejt tjeter.

Sidoqofte, asgje nga fjalet e mia nuk ka mundesi qe te minimizoj aspak vleren dhe peshen reale qe Arber Xhaferi ka ne historine moderne te popullit tone per kontributin konkret si politikan aktiv, per tjerat komponenta, per karakteristikat tjera, sic e kam thene edhe atehere, nuk jane kompetencat tona.

1923

8/14/2023

VETEM TY

Qe ti japim kuptim, pa deshire po as nevoj dikuj ti japim sqarim! Ne ngjitjen e djeshme pertej pershkrimit te pergjitheshem, ne vecanti per mua kishte momente te ndryshme qe shenuan gjithe rrugetimin! 

Kishte momente reflektimi, kishte momente hamendje edhe momente per te deshiruar. Kishte momente sprove, momente krahasimi apo matjeje te qendreses, durimit, guximit, vullnetit, takatit, inatit por mbi te gjitha momente falimenderimi, momente krenarije.

Momenti i arritjes ne maje i dytesonte te gjitha momentet tjera. Dominoj momenti i krenarise dhe falimenderimit, dominoj momenti i Falimenderimit Krijuesit per mundesit, per durimin, per guximin, per percaktimin, per miresite, per bukurite.

Momente kur pranon dhe je falimenderues pse jem ai qe jemi, shqiptar po jo si do, shqiptar i lindur aty me percaktim hyjnor, shqiptar i ngjizur aty ne rrenzat e Kreshtave, shqiptar Kreshnik, shqiptar tamam me bajrak qe valvitet larte.

Momenti me i bukur i dites, ai momenti mu aty ne maje te Kreshtave, kur drejtohesh, pa zero rendesi kah drejohesh, edhe i ngre duarte larte edhe thua: Allahu eshte me i Madhi!!! Kur perkulesh e thua: o Zot i Madh ti meriton Lavderim, momenti kur neshtrohesh me bindje absolute para Krijuesit te atyre Kreshtave e  gjitheçkahit qe ka ne qiell e ne toke dhe gjithcka qe egziston ne mese tyre dhe thua: i Lartesuar pa te meta je o Allah!!!! Qendron me bindje, mirenjohes pa fund. Vetem Ty te lutemi, Ty te Falimenderojm!


KA RABI

8/13/2023

KORAB

Ngjitja ne Korab nje sfide per gjithesecilin qe ia tok mendja ti rreket kesaj sfide. Lartersi mbidetare 2764 m. nje ngjitje intensive per rreth 4 ore pa nderprerje, ose 5 ore me pauza minimale ne nje gjatesi afer 40 km.

Nje shteg dukshem i frekuentuar nga hajkera vendali dhe te arrdhur nga jasht, qe flet per atraksionin qe ka si sifid ky shteg kryesisht per karakteristikat qe ka si nje shteg i kategorizuar si i rende.

Ngjitja ne maje si objektiv por edhe panoramat mahnitese qe e shoqerojn hajkerin nga te gjitha anet e arsyetojn cdo veshtersi eventuale qe paraqitet rruges.

Biodiversiteti, flora dhe fauna selvatike, sigurisht jane magnet per vizitoret qe sic mund te konstatohej sot se vine nga te gjitha anet, ajri i paster gjithashtu, mundesit per socializim dhe ngritjes te diciplines personale jane oportunitet extra.

Per fund, perballja me kete sfide i rekomandohen qe nje here ne jete cdo kush qe eshte i pasionuar pas natyres qe ta ndermar kete rrugetim pershka se, edhe perskaj veshtriresive mund te merren leksione jete te vlefshme me garancion.

TOLLOVI

8/12/2023

ROMANTIC

U lidh, u soll e u mbeshtjell qe sot mu ne kete date me kete shkrim ketu te blogu te behen plot 900 poste qe nga hapja ne fillim te vitit 2022, bashke me shkrimet ditore dhe instantArt piKpamjet! Mesele ne vete kjo por e vecanta sot do te ishte edhe pervjetori i 24 i martese!

Eh tash, te isha nje tip romantik, sigurisht do te shkruja nje poezi te tipit:

dashuria si melodi, 
zemren ngroh dhe shpirtin e qeteson.
ne kopshtin e zemres, 
shpirti lirisht fluturon,
kur e ndjej doren tende ne doren time,
atehere me ka kuptim parajsa, 
pa cka se eshte terr,
syte e tu si yjet me ndriçojne naten!

Ama, nuk jam romantik! Te isha artist, do ta vizatoja portretit me te bukur ne bote, aq sa Leonardo do ta kishte lakmi e La Xhikonda do xhelozonte shume! Te isha skultpor do rrenoheshin shtatoret e botes nga lakmia prej dukut qe ti manifeston!

Ama jo, nuk jam kurnise, jam vetem nje njeri me fate shume, te cilit si meshire dhe dhurat prej Allahut te Madhnishem i erdhe Ty, zonja ime! Dhurat qe sherbej si motiv shtes qe te jem shumefish me falemenderues Allahut Tela edhe Ty per cdo moment te jetuar e te kaluar bashke!

Falemenderues per gjithcka! Ma bene hallall per cdo gje qe duhet te durojsh nga une! Une jam njeriu me i pasur ne bote, me njesi matese qe ndoshta dikush edhe nuk e din qe egziston ndresa une e posedoj. Falemiderit o ALLAH! Na udhezo ne rrugen e hajrit neve dhe pasardhesit tane! Mundeso qe neve te jetojm me nder sa te kemi jete dhe bene qe femijet tane te jene te dobishem per vete, per popullin dhe te till qe Ti te jesh i pajtuar! AMIN!

MY LADY

8/11/2023

PROBLEM

Gara per pushtet, gara per grumbullim te pasurise, gara per arritje te kenaqesive te ndryshme qe sigurohen me mjete matriale, gara per prestizh, e lloj lloj gara te ndryshme qe e lodhin njeriun e sodit deri ne kotje.

Lakmia per te arritur nje qellim te caktuar qe per ironi ai qellim vendoset kur dikush krahasohet me dikend, apo frumzohet pasi qe e ka pá tek dikush dicka, kot, e vendosen qellim i veti vetem pse lakmohet, pastaj pekatet deri sa e arrin qellimin, ama edhe harxhohet, lodhet!

Por nuk plotesohet, nuk e ndjen, verberohet pas objektivave tjera, garon akoma, rrjedhimisht defokusohet, cregullohet diskonektohet nga realiteti, shkeputet nga Zoti!!!?

Pastaj humbet, qellimin matrial e arrin, ben shtepi, ben para, arrin status social, blen vetur e mire, martohet e shtohet, ka nipni edhe mbesa, ndoshta edhe fillon dikush edhe çmon edhe e lakmon, edhe e len vet pastaj, i zhytur ne frustrim, sepse askush nuk e adhuron! Çaç e ka kjo pune!

Kur diktohet edhe fillon e reflekton eventualisht, sun kontrollohet sepse ai mundon ta diktoj kursin e bisedes me filterin e matrialistit edhe kur bisedon me spiritualistin. Kho don te jete i drejt, i kenaqur, i lumtur ama mos me ia permend Zotin! Sepse diktohet, se borxh tek njerzit nuk ka ndoshta, ame me Zotin ni se nuk eshte na çisto (paster)! Problem!

Problem, vakti shkon, koha afrohet, n'sabah pak t'dhembin gjymtyret, buka nuk t'hahet, fillon t'shtrengon ni sè te ana e djathe, floket kan ra, dhembet fillon e rrallohen, ...opa "sa shpejt shkoj kjo dynja!?" thue! Problem!?

BOYS & COWS

8/10/2023

STOP BULIZMIT TE RINISE

Aktuale e keture diteve ne RMV ne skenen politike ne kampin shqiptar eshte themelimi i subjekteve te reja, qe dolin si pasoj e rebelimeve, pakenaqesive, perçarjeve, inateve, epsheve, egove, komplekseve, mahallave, e cka mos tjeter, te inivideve dhe grupacioneve te cakuara.

Konkretisht kemi themelimin e Partive dhe Levizjeve me synime politike, kemi deputete te pakenaqur qe synoj relevance politike duke mobilizuar grupe te ngushta interesi, vetem dhe vetem faktorizim te metutjeshem dhe per pasoj eventuale edhe krijim edhe te subjekteve reja.

E kaluara e afert eshte deshmitar qe kesi lloj aventurash ne shumicen e rasteve kane deshtuar ne perpjekjet e para, disa pak me vone ndersa shume te tjera edhe hiç pa nise bile.

Nuk do ia vlen te nis' edhe me i rikujtuat te gjitha keto iluzione qe shenuan periudhen e dy dekadave te fundit, sepse, shyqyr qe u harruan, keshtu edhe tani nuk ia vlene edhe per keto disa iniciativa me bisedu shume sepse shume shpejt do te harrohen.

Ne fakt te vetemen dobi qe do te sjellin ne skene keto iniciativa do te jete fakti qe disa lojtar (pas deshtimit) do te dalin prej skenes edhe do te hapin rruge per rehabilitim dhe faktorizim te figurave te reja.

Per fund, besoj thelle se elektorati i interesuar per politiken i ka te qarte lojat dhe manovrat politike. Nga ana tjeter masa e gjere, apo populli, ai aspak nuk eshte i interesuar qe te bej naivin dhe shprehimisht deklarohet ne anketa se eshte i pa interesuar per lojat dhe intrigat politike, por qe ne kohe reale eshte i gatshem te mbeshtet ate qe per arsye te ndryshme gjykon se eshte i duhuri, potencialisht i nevojshmi qe te mbroj interesin e gjere popullor dhe interesin kombetar ne pergjithesi.

Prandaj stop iluzioneve qe pashmangeshem do te demtojn ardhmerin e atyre aktivistave te pakte qe pershkak te mungeses te pervojes dhe uretsise, naivisht do te rreshtohen pas disa individeve te cilat, kur do te u vjen deshrimi, aktivistet besnik te paret do te abandonohen dhe do te lihen ne meshiren e fatit te disa individeve tjere nga taboret tjera qe te ballafaqohen me mllefin dhe urejtjen e mbjell ndersjelltas nga gjitha palet gjat betejave preliminare. STOP BULIZMIT TE RINISE!!!!

EVERY DAY

8/09/2023

KAÇAK

E kam titullu "shtegu i kaçakeve" shtegun qe pershkon rreth e rrotull Vërbgjanin me nje gjatesi perafersisht 13 deri 14 km. varesisht cilet udhe i ndjek apo nga cilet vervica ngjitesh.

Sot ishte nje ecje e kendeshme e cila tani me per disa vite me radhe edhe eshte bere tradicionale qe me rreth te ngusht te miqeve pershkojm udhet qe dikur frekuentoheshin përpqet e pqetposht nga i madh e i vogele, malesor bujar, fisnik, krenar e kreshnik.

Si i vogel degjoja tregime te tipit, "...filani, ne filan kohen iku kaçak" apo "...ne filan vend, filani rrinte kaçak"!!! Thene te drejte ateher nuk eshte se e kuptoj sakte termin por edhe as kontekstin, por fakti qe dikush kishte ikur e nenkuptoja se ka pas bere dicka te keqe.

Por per ironi, si zakonisht, kur fillova te lexoj historine, te kuptoj kontekstet kohore edhe te njihem me realitete e reja, fillove te mendoj ndryshe! E kuptoja qe konteksti ishte, qe dikush, dikur, qe ka pas ndihmuar ballistet ikte nga regjimi i ri komunist, kishte dal kaçak!

Edhe sot ne disa çaste kur kaloja ne disa ane qe dikur kisha degjuar qe dikush "ka ndejt aty kaçak" ne çaste reflektoja mbi vetmin, friken ndoshta, urine, etjet apo ankthin qe ata burra kane perjetuar per aq kohe qe kane qene ne arati! Fate njerzish, histori e trishte e nje populli te izoluar e te persekutuar, hic me pak edhe nga dikush i kombit te vete, nga fisit vete ndoshta!?

Duke mos pretenduar ne kete rast, qe kemi te bejm me histori te lavdishme, sepse nuk dua te shpekuloj me kontekstet dhe motivet, sepse nuk i di, por ama, nuk ka fakt apo rrethan qe mund te me ndrroj mendjen, se kemi te bejm me persekutim dhe disktiminim etnik, kombetar dhe fetar. Bindje kjo e nxjerur nga mesimet dhe agumentet qe posedojm nga ngjarjet tjera dhe kontekste tjera.

Perfudnimisht "shetgu i kaçakeve" do te ishte nje dedikim gjithe ndere dhe respekt per gjitha ata qe ne historin shekullore te Verbgjanit kane lene gjurme udhve rreth e rrotull! Lavdi qoft mbi gjithe ata njerez kreshnik qe denbabaden kane qen burim, literalsiht i mbajtejs gjalle kombin tone nenkete vend nga ku kane dal shume burra kreshik e gra fisnike!

BGJESHK

8/08/2023

ZEVZEK

Jane t'lezetçem ata njerzit qe nuk e kuptojn drejt apo nuk e degjojn mire ndonje muhabet kur bisedohet, kur ata filloj menjehere te ngren teori, marrin qendrime, gjykojn e paragjykojn duke mos lene as pak kohe qe ti permirsoosh se gabim e kane kuptu fjalen, apo kontekstin, ... zevzek!

Edhe kur pas disa minutash u thua: "...degjo zotri, per kete - kete ishte fjala, ky ishte muhabeti"!!! Ai prap pa pritmas, vazhdon ti ngren prap teorite, e ndryshon qendrimin, prap paragjykon, por kesaj radhe thuajse plotesish me qendrimet e kunderta qe i tha paraprakisht!

Jane t'lezetçem keta. Keta ta kindapojn tavoline, keta aty per aty fillojn t't pysin per profesioni, te pyesin sa vjet shkoll i ke, ku punon, çish punon! Filloj te shajn politikanet, per kete shendetesia ne vend eshte katastrof, asrsimi troshka, ...keta jane ata qe kur nuk te ka pa ne jete, a k'ho fillon te t'pyes: "... i kujt je ti!!!?" ...thue ti babe ta ka pas shok ushtrie ne JNA, a haberin nuk ka, ka je si je!?

Kur ndonejhere  bon vaki e goditim ndonje muhabet ne mexhlis, keta, aty per aty te pyesin: "...a hoxhe je ti!!!?"! Ti i thu: "...jo, mesus!"! Ai, "..aaa!?, ...te cila shkoll!!!!?" Abe, sual i madh t'bojn: "...a kini student!?", "...sa e kini rrogen!?" ...etj. etj.

Ama, me te lezeçem jane kur ua prishen ndonjeher, kur u thu: "...zotni, nuk eshte bash ashtu!!! Edhe kur fillon e ua kundershton qendrimet me argumente, me nje fjalor si ka shypnina, menjeher fillon e u "bie telefoni", i thirren dikush edhe dalin jasht, kishe po kane pune! Jane t'lezetçem keta zevzeke!

ZYLFI

FLAMURI