11/30/2022

pale!?

Sot me rastisi qe ne kohe reale te ndjek ne nje profil ne facebook vendimin e gjykates qe kishte te bej me rastin e rrahjes deri ne vdekje te nje ish hendbollisti kroat ne Shkup para disa muajve.

Sic po ndodhe ne kesi raste Gjykatesja para shqiptimit te vendimit, lexonte permbledhjen e procesit gjyqesor, duke filluar nga pershkrimi i rastit, deshmit qe jane konsideruar ne proces, deshmitaret si dhe deklaratat e paleve tjera te involvuar, mjeket, ekspertet e mjeksise ligjore si dhe egzaminimet qe u jane bere te akuzuarve nga ana e psikologeve dhe psikijaterve.

Pra ne pergjithesi nje pershkrim i detajuar dhe permbajtesor i gjithe rastit dhe procesit gjyqesor. Qe per fund u kurorzua me vendim qe shiptonte denim per tre te akuzuarit ne totale me 52 vite burg, dy nga 18 vjet, njeri 16 vjet, perfshir edhe paraburgimin.

Pervec tjerave, qe ne pergjithesi krijonin pershtypjen e nje procesi gjyqesor profesional dhe nje model te ndarjes se drejtesise konform ligjit, ndoshta edhe nga fakti qe prezent ishin edhe mediat, nje gje qe me beri shume pershtypje ishte momenti kur lexoheshin rezultatet e testimit dhe egzaminimeve psikologjike dhe trajtimeve psikiatrike nga e kaluara te te akuzuarve fjale.

Interesant ishte fakti qe rezultatet qe lexoheshin beni pershkrim te detajuar te profilit te subjektit, ne kete rast te te akuzuarit, dhe me ate prortretohej subjekti me karakteristikat qe kadhe efektet e atyre karakteristikave qe jane manifuar ne rast te caktuar, konkretisht sic ishte rasti ne fjale kur eshte perdorur dhune e pa kontrolluar dhe manifestim frustracioni qe ka shkaktuar sjelljen me pasoja fatale per viktimen.

Thash me vete, me iu nenshtru kesi lloj egzaminimi cdo nje individ dhe mos Allah te gjindemi ne situat ku ato rezultate te lexohen publikisht, ku me dite me cfar profile momstruoze do portretizoheshim, dhe pale cfar mediokrtiteti do te dilte ne siperfaqe dhe sa profile do te mbylleshim ne rrejtet sociale kur te definohej karakteri i yne me konkluzat "proseçna intelegencija", "sklon na nasillstvo", "elementi na kleptomanstsvo", "kompleks na inferioritet", "sy pa frynsh", "animal instinkt", ... e cka mos tjeter! Pale!?

11/29/2022

post festum

Post festum sot me te madhe diskutohen dhe do te komentohen aktivitetet e djeshme qe u zhvilluan gjitheandej me rastin e kremtimit te dites se flamurit, qe nga akademit solemne deri tek aktivitete vullnetare qe jane ndermare nga aktiviste dhe institucione konkrete relevante.

Une mora pjes vetem tek disa dhe mund te theme qe ne perceptmin time shumecka mu duke ne kuader te normalitetit, apo me sakte konform realitetit qe ne si shoqeri e kemi aktualisht.

Mbi te gjitha do te vecoja aktivitetin e ballisteve naten para 28 nentorit kur "ngjyrosen" kuq qiellin mbi Tetoven, me rastin e 30 vjetorit te themelimit dhe specifikisht organizimin e djeshem qe ishte bere nga nxenesit e shkollave i titulluar si "Marshi i Isa Boletinit" poashtu ne Tetove.

Duke qene pak a shume edhe une i disponuar ne frymen e patriotizmit, kur ndoqa videon qe e kishte publikuar dikush ku shiheshin pamje te nje rradhe te gjate te djemve qe ne koke mbanin plisin, qe me te vertet dukej si aradhe e nje njesiti qe reflektonte identitet, krenari dhe guxim, zemar behej mal!

Te gjithe djem te ri, nxenes, shkollar te shollave te mesme, qe shkelqenin me fytyrat djaloshare qe i bashkonte ideali qe te duken bukur duke kenduar ne sinkron kengen qe shkonte ne sfond "jam djal nga Tetova", manifetonin pamje qe shume kush mund ti kishte xhelozi e dikush ndoshta edhe frike.

E dime te gjithe qe nuk jane shume pune sic duhen. Jemi larg ndoshta nga gjendja qe duam te jemi, por ama ku ishm, sot jemi ne situat e re qe duhet shfrytezuar makasimum per te kompenzuar kohrat e humbura dhe te arrim atu ku duhet!

11/28/2022

denbabaden

Brenga, derti dhe gajle tjera qe manifestohen shpesh nga te gjithe neve, per faktin apo dilemen se, a e kemi sell neve te festojm apo eventualisht te gezohemi ne festat tona, ne situat ku nuk ngurojm te thirreme se nuk i kemi edhe aq mire pune, pra sikur e kemi dilemen, "a thu, halli jone e ka sell te festoj!!!!?"

Kjo "dileme" si e ketille para disa viteve ndoshta edhe mund te kishte ndonje "baze", ama, besoj sot nuk ka baze te problematizohet sepse tani me dy-tre vitet e fundit kemi nje realitet te ri, qe te gjithe e kemi pranuar me konsenzus. Kemi faktin e inkuadrimit te Shqiperise dhe Maqedonise ne NATO, me konsenzus te gjere jemi percaktuar per orientim Euro integrues, kemi Kosoven qe demostrohet Shtet me Albinin Kryeminister, kemi rivalitet politike ne Maqedoni qe prodhon gare, pra kemi situat ku per cdo dite mund te zhvillohen beteja per permirsimin e kushteve qe nevoiten te avancohen, por ne te njejten kohe kemi nevoj per kultivim te vazhdueshem te identitetit autokton, autonom dhe autentik shqiptare.

E, ku ka mundesi me te mire qe kjo te behete me pretekste real, sic eshte perkujtimi i Lidhjes se Prizrenit, Kongresi i Manastirit, Shpallja e Pavarsise, Clirimi i Kosoves, Themelimi i Universiteteve, Bajramet, e te tjera momente!

Pra, nje mundesi e mire qe ne menyre autonome, te demonstrojm qe jemi NJE edhe kur nuk jemi njesoj, edhe kur nuk mendojm njejt, kur garojm mes veti, por jemi nje dhe jemi ketu dhe ketu do te jemi, den babaden, deri sa mali do te behet hí dhe hiri te behet mal perseri. 

11/27/2022

qejfi

E keni parasysh ate kalkulimin qe shunica e bejm kur duam ta krahasojm vleren e dickahit, ne stilin, "...me ato pare i blen tre buke!"! Disa here kjo vjen si menyre per ta nenvlersuar dicka apo edhe per ti dhene peshe nevojes per mbajtje llogari per veprimin dhe si kosuekuence edhe per shpenzimet qe bejem!

Viktim e pare e keti krahasimi zakonisht bie cigarja, kur mundon dikush dikend ta motivoj qe ta lene cigaren zakonish ia ben llogarine, ne kundervlere se sa para harxhon ne vite, sa "buke ka mund te blej me ato pare", "sa gjera noksan i ka lóne familjes" e te tjera!

Une duke mos qene duhaxhi, sikur kete xhoker ua djeg "kontabilisteve popullor", por ama nuk eshte se nuk u jap te drejt, ne vecanti kur jane ne pyetje shpenzime qe apriori definohen dhe de facto jane te demshme, si per shendetin ashtu edhe per xhepin dhe ekonomin familjare.

Tani, kesi shpenzime dhe kesi soj llogaridhenje me iu nenshtru une, edhe une perfundoj domaqin me i dobet qe mund te imagjinohet! Ne vecanti kur e llogariti faktin qe per nje vite vetem per caffe i bie se harxhoj shume me shume se mbi njeqind e pesedhjete euro, po, per gjera tjera mos flasim!!!!? O bo bó, ... sa buke do bleja!?

Vetem nje fakt interesat, kot per qefe me e bo edhe ju llogarin sa buke do kisha blejt! Me sot behen treqind e njezet e dy poste qe shkruaj per cdo dite! Shumicen, mbi dyqind i kam shkruajtur i ulur ne ndonje kend ne kafiterite e preferuara qe i frekuentoj, shumicen ne Gostivar edhe Tetove, gjithmon i shoqeruar me nje filxhan espresso dhe ambient kafetrije me lloj lloj zhurme edhe muzike! Pra, nese vetem e bejem llogari si minimum koston e nje esspresoje, mesatarisht pesedhjet cent, minimim here  dyqind e pesedhjet kafe, i bie, si minimum njeqind e njezet e pese euro te shpenzuae vetem per caffe, vetem duke shkruajtur ne telefon! Sa buke do bejn keto!?

Ama, do sende nuk paguhen me pare, apo!? Prandaj nuk ndalemi!

11/26/2022

hov

Me nje profesor, koleg me thon, para do viteve, me inercion rám ne nje debat i pa nevojshem ne lidhje me rolin e shqiptareve ne histori, dhe argumentin qe impononte ai se, "...fatekeqesia e shqiptareve eshte sundimi 500 vjecar i otomanve!". 

Duke tentu, here andej e her kendej ti ndaj qendrimet varesisht nga rastet, epokat, shkaqet dhe pasoja, duke tentu qe te jeme racional dhe te sqarohem se historia jo rastesisht edhe formalisht ndahet ne epoka, ne shekuj dhe mileniume dhe kjo do te duhet te na ndihmoj neve qe cdo gje ta shohim ne kontekstin e duhur, gjithmon hasja ne kunder argumentin "...turku per 500 vjet na ka vra e na ká pré"!!! Gjithe kohen pyetesha me vete, me shume habi: "Si ka mundesi be ky profesor doktor te vendos me nje fjali pesqind vjet"!?????

Aq shume i frustruar ishte edhe pse i qete dukej, sa qe ne moment dyshova se po "bene" shaka me mua si nje djal i ri i cili sa po u kish hip skijave ne boten akademike! Por fatekqesisht nuk ishte ashtu, sidomos tani jam i bindur nga distanca kohore kur i mati gjerat me gjakftohtesi. Tani kur e di se, gjithe karieren akademike e perfundoj/n vetem duke shá turkun e serbin atehere po kuptohet qart se sa "pa yndyre" e gatuajm idealin per vleren reale qe ka te bej me te bëmat tona ne histori.

Prandja dje rekomandova leximin e Kujtimeve te Eqeremit! Sepse edhe ky profesori, doktor profesor by the way, si shume te tjere nuk e kishte lexuar kete veper madheshtore dhe si kjo te ngjashme, dhe per pasoj dukej qesharak para dikuj si une dhe me sigur si nje manipulator para dikuj qe e ka ndegjuar me pà dije!

Gjithe kete me duhet ne ritheksoj ndoshta per disa here ne kete blog, sepse, nese vazhdohet me nxjerje nga konteksti i ngjarjeve e ne vecanti asaj qe eshte vlere e jona kombetare, kadrovike, kulturore, politike, fetare e te tjera, neve i bejm shume padrejtesi vetes, shumefish me shume qe mund te na bej edhe armiku me i perbetuar. 

Keshtu qe sharlatanet, manipulatoret, profiteret, mashtruesit, egoistet, uzurpatoret e dijes, pasurise dhe prones publike, vlerave tona dhe kontributit kombetar dhe fetar, keta duhet konfrontuar me argumente dhe fakte. Me se paku me u ndal hovin se me i pengu tersisht ndoshta sun i ndalim sepse "kemi bo edhe neve do gjyhahe"!

11/25/2022

Kujtimet e Eqeremit

Nje nga veprat qe cdo nje entuziast i kremtimit te festave te Nentorit, cdo nje patriot dhecdonje akrivist duhet patjeter ta lexoj eshte vepra e Eqerem Bej Vlores "KUJTIME 1885 - 1925"! Nje veper e jashte zakonshme per shume aspektw te historis rone kombetare.

Askush, edhe pretendenti me i madhe qe mund te jete qe memdon se e njeh historine kombetar, nuk mund kurre ta kuptoj kontekstin e drejt te ngjarjeve te fillimit te shekullit te 20 nese nuk i shikon edhe nga piKpamja e Eqrem Beut.

Nje individ i cili bashkejetoj me fillimin e cdo nje i iciative qe ndermoren shqiptaret ne fazen e fundit te Rilindjes Kombetare, deri te shpalljae Pavarsise dhe me pastaj.

E shkruj kete, me teper si rekomandim per dashamiret, sepse po (para) gjykoj se shumw pak njihet konteksti i ngjarjeve te rendesishme kombetare dhe kur pastaj ato ngjarje kremtohen me entuziazmin e veshur me petkun politike, po marrin nje konotacion teper formal dhe kur i shoqerojm festat tona me inatin kundrejt "armiqeve" po i banalizojm dhe thuajse asgje nuk marrim ai mesim qe amaneti e atyre qe jane bere shkak per keto festa ta çojm ne vend!

Pra per keto festa le te motivohemi qe ta mesojm historin tone, ta mesojm drejt, ta mesojm burimore, ta mesojm aty ku nuk duhet ta perseritim, ta mesojm qe te qendrojm stoik ku duhet.

Per gjathe ata qe edhe per cfardo lloj arsye mund mos jene adhuries te historise, le te fillojn me KUJTIMET e Eqrem Bej Vlores, edhe me mire do ta mesojn historine e vertet se sa ajo qe eshte ne librat tjere.

11/24/2022

mos ua jepni!

Kush kerkon pushtet, mos ia jepni! Eshte nje thenje qe me duket se ka baze te mesimet qe dalin nga suneti i Pejgamberit a.s. Qe do te nenkuptonte se ketu mund te kete arsyje shume e forte pse keshtu duhet te jete.

Me terme praktike kete mund ta elaboroj me disa shembull konkrete qe kane te bejn me perditeshmerin qe na rrethon. Kemi te bejm me rastet kur dikush kandidohet, konkuron per nje post, konkuron per nje çmim, veteshpallet kandidat "per te sherbyer", dhe si rrjedhoj pas asaj kerkon mbeshtetje, kerkon vota qe te fitoj, qe te te sundoj, te te dominoj, te te lavdrohet.

Rastet jane te shumta nga e kaluara e afert, kur dikend e kemi ndihmuar dhe votuar, dhe sa ia kemi dhene shkopin (pushtetin) te parit qe ka godituar me shkopin kemi qene neve. Kemi raste kur dikuj i kemi ndihmuar te arrin nje sukses, te botoj liber, te realizoj ekspozit, te zhvilloj nje aktivite e te tjeter politik dhe jo vetem, ... te parit me te cilet e ka be krahasimin dhe te pareve qe u ka manifestuar prepotencen, kemi qene neve!

Thuajse perdite e degjoj thenjen, "ska, duhet me kerku vlla!!!" per cdo dite, per cdo dite thujase degjoj qe kur flitet per dikend, flitet me nenvlersim, me doze perbuzje, duke u dashte qe te nenkuptohet se, cfar do qofte qe mund te thuhet per tjetrin pozitive, "nuk eshte bash çashtu!!!?", se, ai ne krahasim me ate qe flet, "eshte kurnise, ...une jom xhi jom" prandaj, "nese duhet dikush me u bó denise, une jòm ç'çaj"!

Prandaj ke perpjekje qe me çdo kusht me "u bó denise", me kandidu, me hy n'qeveri, me dal n'sken, me i shty femijet me zor qe te merren me aktivitete, shpeshe edhe kunder vullnetit vete vec per ego te babes dhe nenes qe vujn nga kompleksi apo krahasimi qe u inponohet nga dikush me kompleks edhe me te madhe, ... vec me u bó denisé, se mbetem!

Po halli, tash si me vepru kur e kemi parasysh qe "kush kerkon pushtet mos ia jepni!"!?

11/23/2022

dolece vita

Italiant e kane nje shprehje: "il dolce far nient"! Me me kuptim do te perkthehej si: "kenaqesia e te berit asgje! Nje shprehje qe po te kuptohet me tendence do te mund te keqekuptohet shume, por po te tentohet te kuptohet filozofia qe ka ne vete mund te jete nje rrugedalje nga shume momente te veshtira.

Tani kjo mund te bjene dukshem ne kundershtim me ate qendrimin "kot puno, por kot mos rri" dhe si rrjedhoj nese tentojm ti "zbatojm" te dyja do te jemi ne situat konfuze, por sidoqoft nga pervoja dhe nga shume piKpamje tjera sikur me bindje mund ta theme se kjo e italianeve po me flene me shume.

Madje arsyja pse kjo e para mund te me jete me e pranueshme me korespondon me botekuptimin qe kam nxjer nga mesimet e islamit, nuk e di nese sakte eshte hadith, kur kam lexuar thenjen qe "gjumi i dietarit, eshte me i vlefshem se namazi i te paditurit", dhe e gjitha disi me nderlidhet kur me krijohet bindja, se, ndonjehere me mire eshte mos bejsh asgje, se sa te shtiresh se bene dicka, duke mashtruar te tjeret dhe pashmangeshem edhe veten! 

Me vjen keq ta them, por keshtu i shoh, shumicen e aktiviteteve, prezentimeve, organizimeve, iniciativave, puneve, veprimeve,  kriimtarive, politikave, ligjeve dhe normave, dogmave, sjelljeve e shumecka tjeter, vetem pse nuk díme te kenaqemi me ate qe mund te jete me e thjesht, me e sinqert, me e natyrshme, me e nevojshme, me reale, me e dobishme, me e vertet, me kendeshme, qe me pastaj te kenaqemi me jeten ne harmoni me ate qe na rrethon duke shfrytezuar mundesit reale per ngritje dhe ngjitje drejt vleres dhe me afer Zotit!

Por ama per me u kenaq duke bere asgje duhet dituri me be shume gjera! Duhet parasegjithash me e njohur veten, e kur ta njohish veten e kupton se me se paku veten nuk duhet mashtruar, e kupton se kush duhet te jeshe realisht, e njeh Krijuesin dhe per pasoj te behet obligim paresor qe te luftojsh mashtruesin tek vetja, ateher edhe nese "nuk bene asgje" ... jeton i lumtur pa dyshim!

11/22/2022

At' "insha'Allah"!!!

"Selamu alejkum Fehim bej" nje kalimtar rasti duke vedosur doren tek zemra pershendeti zotin e shtepise i cili me shenja sikleti ecte her andej e here kendej para deres qe gjindej anash sokakut qe frekuentohej qe ne oret e hersme te sabahut.

Ishte ora tete pas sabahut, dite e xhuma, katermbedhjet nendor viti njemije e nenteqind e tete! Ishte dite vjeshte, me mjegull qe pritej te sjell shi. Femi bej Zavallani kishte dal te porta te pres mysafiret qe duhej te vini ate kohe. Disa i kishte vec nbrenda, sepse u kishte be konak.

Ashtu duke qendruar, me duart pas shpine e degjon zerin e zonjes se shtepise, "... bej, mos ke ftohet!?" duke ia leshu doren te krahet me pergedhelje! I buzeqeshur nga momenti i kendshen, Fehimi kthehet duke e perbi me shikim zonjen, "Jo, cfare ftohet, ...une vloj nga gezimi, menzi pres te e ia nisim!". Zonja qeshi dhe si ne befasi i largohet Fehimit, duke i then, "...bej, vjen!", Fehim beu e kthen koken nga ku i beni me shenje zonja dhe me buzen ne gaze duke i hap krahet ben hapat drejt mysafirit duke mos u permbajtut se sa e ngre zerin duke thirre: "At, mire se erdhe!" Ishte At Gjegj Fishta i cili po me aq' ngrohtesi perqafoj Fehimin!

Te dy bashke nisen ne drejtim te shtepise, duke ia mbajt doren te shpina Fehim Beu Atit e njofton se "Mit'hat beu dhe Luigjj jane te selamlleku, Ju presin!". At Gjergji, duke mermeritur "...mire, mire!" duke e kthy koken ne krah dhe duke buzeqeshur ne fytyre Fehimit qe po bente konakun ato dite, shtoj: "... sot do ta nisim dashte Zoti, ...po diku do dale!" Te buzeqeshur te dy hy mbrenda drejt selamllekut ku ishin burrat dhe ku shpejt duhej te vinin edhe te tjeret.

Me te hy mbrenda dhe me te pá Atin, te gjithe u ngriten ne kembe duke nxituar sekush ti shtrengoj doren! At Fishta i buzeqeshur duke hap krahet si shenje qe te ulen sekush ku ishte ulur thot me ze si per vete, "...erdhi dita! Le te vine e edhe te tjeret edhe e nisim insha'Allah!". Te pranishmit, edhe vete Fehimi si ne te qeshur pohun, duke lene te kuptohet qe e kuptuan pse At Gjergj Fishta tha "... insha'Allah"!!! "Insha'Allah", nje zeri dhe ne shenja gezimi te gjithe e konfirmuan ate qe At' Fishta uroj!

*    *    *

Pas kesaj skene, kamera me dron do te largohet ne terhekje nga dritarja duke u ngritur larte duke vendosur ne kuadro te gjithe shtepin ku filloj e gjitha edhe do te kremtohet gjithmone Kongresi i Alfabetit!

11/21/2022

frend

Interesant eshte ai momenti kur dikujt nuk mund ti thuash dicka, sepse gjykon ose rezervohesh qe nuk do ta kuptoj drejt qellimin ose do te te keq kuptoj, prandaj permbahesh dhe perfundimisht nuk ia thua ate qe e mendon.

Nese ke keshtu momenti ose gjindesh para nje personi te ketille, kjo do te thot se ate nuk e ke mik. Mund ta kesh te njohur, por mik apo shok nuk e ke sigurt.

Shok te vertet e ke ate qe mund ti thuash gjithcka pa u rezervuar fare. Mund te ia thuash edhe lajmin me te keq por edhe lajmin me te mire duke qene i bindur se nuk do te hidherohet apo do te gezohet me ty.

Kete te fundit sot shumekush do ta diskutonte dhe ndoshta me te drejt do ta vendoste ne pikepyetje, duke komentuar se, kesi miq jane shume te rralle apo "specje ne zhdukje"! Ndoshte mund te gjejsh dikend qe mund ti thuash cka mendon, ama "te gezohet, ai me ty, ...harroje!"

E gjitha, kjo eshte edhe paradoksi, se, sot kemi shume frendsa online dhe pak miq llajv, kemi suportues por jo njerez ne krah, thuam pa problem cka mendojm por pak mendojm cka thuam, bojm bije per dikend por nuk i besojm, qeshim me lot e vajtojm me buzeqeshje, e cka mos tjete! Ku je be shoç!?

11/20/2022

qatar

Qatar! Nje momentum i ri, nje kapitull i ri praktikisht po hapet sot me fillimin e Kampionatit Boteror ne Fudball 2022!

U degjuan shume zera kritike ne te kaluaren per faktin qe ky kampionat do te mbahet ne Qatar! U hudhen shume akuza, u tentua qe ne forma te ndryshme te minimizohet ky event, mbi te gjitha nuk mund te fshihej urrejtja fetar, ndoshta edhe racore nga ana e atyre qe ishin, dhe ndoshta akoma jane kunder keti momenti historik.

Duke pas parasysh nga e kaluara e afert, ketà qe aktualisht jane kunder nuk mund ta fshehin frustrimin qe me kete evenimet, ku pa shmangeshem do te dale ne siperfaqe glamuri, luxi, pasuria, ketà do ta humbin alibin qe e kane shfrytezuar deri vone, qe "lindja e mesme eshte e prapambetur", "qe islami eshte destruktiv" dhe shume agrumente tjera qe i kane perdore per ta justifikuar represionin ne emer te "qyteterimit"!

Pas ekspansionit te Dubait, Emirateve ne pergjithesi, tash Qatarit, neser Arabis Saudite, tash do kuptoj bota mbare se "nuk mbulohet dielli me shoshe" dhe se vlera reale dhe barazia ne bote duhet ndodhur dhe se intrigantet dhe hilexhite do te ngulfaten ne mllefin e vete. Per hajr insha'Allah!

Robeto Carlos para disa diteve ne nje intervist, ne gjuhen spanjole tha: "Ky do te jete Kampionati Boteror me i mirei te gjithe kohrave", ... i besova!

11/19/2022

bukuroshe

Sot e pash nje video ne tik-tok ku kishin inserte nga nje interviste e Ivica Daçic, me siguri nga koha kur ka qene Kryetar i Parlamentit te Serbise! Titulli ishte "Skupstina je Ukleta!?" (Kuvendi eshte i mallkuar)!

Ajo qe me beri pershtypje ishte kur tha "se ne vendin ku sot qendron Kuvendi apo Paralamenti i Serbise dikur kane qene varreza!" dhe ne moment nderhyni Miomir Mariçiç, udheheqesi i emisionit, dhe e plotson, "... da, tu je bila Dzamija, Batal Dzamija (...po, aty dikur ishte Xhamija, Batal Xhamia)!!!"

Nuk e di si fakt se kush e ka montuar videon, e as nuk u interesova me shume, por u informova pak me teper per Xhamine e permendur per te cilen nuk kisha degjuar kurre!!!

Me sa kuptova, thuhet se Batal Xhamin e ka ndertuar Ejnehan Beu ne vitin 1585 duke mbajtur emrin e atij deri diku ne vitin 1789. E njejta thuhet se eshte prish perfundimisht ne vitin 1878, qe perkon me ngjarejn kur edhe Sebia fiton pavarsine nga Devleti ne Kongresin e Berlinit!

Me siguri pas kesaj, per pake kohe, vakefi ka qendruar si varreza e me pastaj aty eshte ndertua edhe Kuvendi i Serbise! Tjetra engjitha mund te paramendohet sika rrjedhe, kur eshte Serbia ne pyetje!

Interesant mu duke kur e pash fotgrafine e kesaj Xhamie, ishte Xhami Bukuroshe, per te cilen hulumtova pak! Eshte nje pamje mahenitese, pas plote komente duke e krahasuar Batal Xhemine si Aja Sofia e Beogradit, madheshtore, e bukur.

Sa do rrojm do ndegjojm! Cfar kohrash kane qene, ku jemi, a thu ku do shkojm!!? ZOTI na ruajt!

11/18/2022

partner

U bona hore me kto muhabete, po ndasht, kjo qoft!  A ta shprehi mendimin per sa i perket inkuadrimit eventual te Partise Aleanca per Shqiptaret ne Qeverin e Republikes se Maqedonise se Veriut. Aktualisht parti qe pretendon qe eshte kryeopozita ne vend tek bloku shqiptare.

Kjo, qe e thash, "u bona hore", mos mendoni se eshte verte, dikush vetem mendon ashtu, ama kot, kujt gjó si kemi bó! E shprehim vetem mendimin dhe, ... piKpamjen!?

A do hyne ASh ne Qeveri!? 
Sic duket hala sosh tu hy, aty dikush don dikush s'don t'hyne, prandaj, ndacin le te behet pjes e qeverise, ndacin le mos behen! Si te behen dikush do marre post e disa do te hidherohen, si mos behen pjese e qeverise do te ballafaqohen me akuzen e "humbjes" se shancit qe te merret pak nga pushteti per te cilen pjesa derrmuese aty vuajn!

Kryetari i Partise besoj nuk ka dileme qe nuk duhet me hy ne Qeveri, ama okollo eshte problemi edhe ai tani me shume urtesi e trajton situaten, se, "duhet konsolidu Partia" meqe sic nenkuptohet kthim prapa ska!? Sepse ia lane peçin me u bo Kryetar, se skane me te mire aty (hala besoj se nuk don te jese)! 

Hyrja ne qeveri e Aleance e ndihmon shume BDI, parandaj si po degjoj zera, nate e dite aktivistet e BDI-se luten qe te binden te ASH te behet partner koalicioni ne bashkeqeverisjen gjate rrugetimit drejt integrimit evropian! Vec paramendoni, cfar preteksti i mir do ishte qe ne emer te ri'ndarjes te kulacit te pushtetit, do pastroheshin pushtetembantesit e perjetshem!

11/17/2022

zevzeke

I dini ata/ato muhanatet qe e mbajn rrob nje shpi, i torturojn nje familje i dhunojn femijet qe mos sapatin, mos ulen, mos shkelin dikund, sepse "mó, se do vine mysafire!!!!!?"

Jane fisnik dhe fisnike, gjymertli dhe dashmire, i duan njerezit, jane njerez te mire, ama jane zevzek shume te dosadet! Mendojn se jane qibar/e ama ja nxjerin fundin shumicen e rasteve!

Sa here i kane rreh femije, sepse  ata si femije jane ulur te jambulija! Sa here i kane trishtu femijet pse kane shkelur te plloçat, pse ó lage kupatilla se "sa e fshina une, ...m'ran krahet”!!

Edhe me ne fund kur ndodhen qe vjen ndonje mysafir/e prap e kapin xhokerin dhe para misafireve nuk ndalen tu fshi, vlon puna te kuzhina, kau-ku rrangati enet, zevzek njerez, e ngushtojn mysafir e sillovatin familjen, pih!

11/16/2022

ncëk

Keto videot qe po i postoj ne story diteve te fundit, ku shihen pamje, kur, ku me hiri ku pa hiri jane regjistruar momente ku me top goditet kamera dhe per nje çast shkaktohet nje reagim instiktiv i "mbrojtjes" te vetes nga pasojat e "goditjes te mundeshme"! 

Por sic shihet ne videot, pas atij momenti, une kam montuar sekuencen e radhes ku thjesht me animacion shfaqet mbishkrimi piKpamje dhe linku i blogut. Ideja e thjesht eshte nje tentim reklam per promovim te blogut, me tendecen e krijimit te momentit qe do te mundesoj mbajtje mend te "situates"!

Pra e gjitha eshte trik, i cili shoqerohet me tendencen qe te behem i bezdiseshem dhe me ate eventualisht te nxitet "perfolje" apo "sharje" vetem e vetem qe te terhiqet vemendja dhe gjithese te shkaktohet moment zbavites tek gjith ata qe bijen te shtosi, sepse me ne fund e di se do qeshnmin pasi te hahet forja! 

Normal, une ne fund te fundit do tu kallzoj sepse nuk ka ketu agjenda te fshehta, nuk ka ketu tendenca influencimi, propagande apo dezonformimi, por thjesht shaka miqesore me qellimi te krijimit te pretekstit qe te kemi mundesi ta themi per fund, se ketu tek neve, keshtu ne pergjithesi behet propaganta dhe manipulimi i opinionit publik duke perdor trika te ndryshme me te cilit trika behet manipulimi dhe krijohen opinione te ndryshme per qellime te caktuar. Duke e perserit nje genjeshter nje qind here duke shpresuar qe me ne fund te besojet si e vertet. Ama, ncëk!


11/15/2022

dënisé!?

Tū prit (mini) busin, qendrova ne kemb, aty diku rreth shtate a tete minuta. Si zakonisht sic ndodhen kalojn njerez, vetura edhe plot qene! Ndodhi qe te kembej shikim me njerez qe njihem, disa ne kemb e disa qe kalonin me veture. Normalisht pershendetem, me disa me fjale, disave vetem duke ulur pak koken ne shenje respekti, disave vetem duke i ngrit doren! Sekush ne pune te vete, une ne punen time.

Nenkuptohet, jo me te gjithe kam raporte miqesije, jo gjith me njohin as une i njohi ata. Pra thjesht njihesh me diken prej diku, madje qyteti i vogel jemi! Karshi te kafja gjithashtu njerez qe "observojn" situaten, edhe aty pash te njohi, por nga large!

Me shkoj mendja se çkam degjuar me heret! Thash me vete per nje moment pasi qe kaloj njeri qe sic duket me kishte pare por une vone e pash per ta pershendetur. Thash me vete, duke qeshur ne vete: "...rujna Zot me u bó denisé!?" ky tipi kur do dale me daklarat: "shife p.n, deri gjé me autobus hecte, sot ka bó miljona"!!!?"

Mu kujtuan per pak sekonda gjithe ato konstatime qe behen per njerzit kur ata natyrshem evuluojn ne jete dhe arrin ndonje sukses, me akuza te tipit:
"Abe lije, ngelavec ishte ai ne shkoll fillore, ... e di une, n'klas e kom pas"! ose "ja ja, lije, ka punu per mu ai, puntor e kom pas"! ose "kur ishte i vogel, e rrifsha n'shpulla" e cka mos tjeter qe mund ta keni degjuar edhe ju!

Nuk mu desh me shume ta zgjati mendimin, sepse e di per fakt kete dukuri, por edhe s'kish nevoj me shume sepse erdhi busi, hyna brenda, ngrohet, e mora telefonin, e nisa kete tekstin, jam duke e sos, sepse sa arrita te patarina ne Tetove, ju tani mund ta lexoni!

11/14/2022

Turkije

Ne Turkije sot autoritetet dolen publikisht me rezultatin e investigimit ne lidhje me aktin e djeshem terorist qe ndodhi ne Taksim, Istanbull.

Ishte arestuar nje grua, e cila dyshohet qe vendosi bomben ku si pasoj e shperthimit humben jeten gra, burra dhe femije dhe jane lenduan me dhjetra te tjere.

Raportohet se eshte arrestuar edhe nje person tjeter i cili dyshohet sa ka pas detyreqe  te eliminoj gruan qe ka vendos bomben.

E verteta e rastit te djeshem, sidoqoft te jete po nxjer ne siperfaqe qe shteti i Turkijes funksionon konform epitetit qe gezon ne arenen ndekombetare edhe mbrenda dhe se asgje nuk e e neglizhon.

Une e di se nuk mund ketu te diskutoj apo te bejn ndonje krahasim ne - ata pershkak se do ishte perpjekje koti nga ana ime, por me siguri mund ta theme ne kuptimin e organizimit te shtetit, sigurise dhe interesit ekonomik, Turkija mund te sherbej si model per shume shtete te Ballkanit qe pretendojn te notojn me ujart e turbullta te gjeopolitikave dhe rivalitetit ekonomik.

Kush njeh konceptin e shtetit, rolin, organizimin dhe funksionalitetin e aparatit shteteror duhet ta dine se nuk eshte aspak e leht ne vecanti kur je lojtar i madhe qe te funsionojsh sic duhet. Pra, cdo nje mesim i mire qe mund te nxjeret nga eksperiencat e tjerve mund te jete e dobishme.

11/13/2022

taksim

Prap, edhe nje shperthim, edhe nje bombe, edhe nje mister, edhe nje dozin te te vdekurve edhe disa dhjetra te lenduar edhe shume zullum prap edhe plot hile, sot ne Taksim, Istanbul, Turkije!

Edhe plot statusa pray for Turkije, edhe shume komente ngushllimi, edhe ca sharje e ofendime, akuza pa fund kot, per cilen te mbrrim, shfryreje epshi, ironi, keqardhe e marrezi.

Ku do dale Nje Allah e Dí! 
Sherbimet e sigurise Turke, sonte ne alarm do bejn plot racia, do kete te burgosme, here diku edhe dhune, do kerkohet te kuptohet burimi i aktit terorist, do shqyrtohen pistat e ndryshme, do kuptohet se teroristet jane te jashtem qe kane vepruar mbrenda te ndihmuar nga ata qe nuk miret vesh a jane jasht a brenda!?

Per dy-tre dite do pastrohet rruga, do varrosen viktimat, neper spitale familjaret ne panik dhe ankthe do mundohen ta kuptojn gjendjen e te lenduarve, zyrtaret do japen shpjegime, analistet do bejn analiza, pas dites se trete do ndodhe dicka tjeter edhe publiku fejsbukian do kalon ne temen e radhes.

Zot na mbro nga sherri i hasmit te mbrendeshem dhe aibi jashtem! Viktimat qe vdesin nga hilja e kurthit meshiroj dhe te lenduarit dhe te semuret sheroj kudoqofshin. Amin!

11/12/2022

mister "jo"

Mister No, njeri nga personazhet e stripit te botes Bonelli qe eshte llogaritur si favorit i imi per gjat gjithe kohes qe kame lexuar stripa si i ri, por edhe me vone sa here qe me ka ra ne dore ndonje storje e mire.

Me kujtohet ne fillim edhe nuk me ka terhekur aq shume, pershkak se si femije, preferenca ka qene per temat apo personazhet qe kane korespondu m e moshen me naive, si Kapetan Miki, Komandanti Mark, Bleku, me vone Zagori e Texi, eh tek me vone Mister No e Martin Mister.

Kur per here te pare jam njoftu me Mister No e ne vecanti kur kam kuptu dhe origjinen e vete emrit apo peseudonimit Mister No ateher edhe kam filluar ta pelqej edhe me teper. Sidomos kur mesova se emirn personal personazhi e ka Jerry Drake por eshte i njohur si zotriu Jo, apo njeri i cili ka ditur te thot "jo" kur nuk eshte pajtuar me dicka!

Sidomos kjo me ka intriguar qe te gjykoj, vlersoj apo te keme guxim qe ndonjeher duhet me thene Jo, sidomos kur nuk pajtohesh me dicka qe te kerkohet apo imponohet, thjesht si nevoj per te kultivuar karakter autentik, dhe identitet autonom.

Sic mund te nenkuptohet, behet fjale per personazh imagjinar, qe thuhet qe inspirimin e ka te bazuar ne individ i cili me te vertet ka egzistuar ne boten reale, qe ka sherbyer si pilot dhe giud turistike ne zonat e Amerikes Latine. Pra personazhi i Mister No karakterizohet si pilot i nje avioni Piper, qe sherben si guid turistike, duke u ofruar klienteve sherbime me avionin e atij, por qe, si zakonisht duke perfunduar ne avantura te ndryshme perplot perjetime ne Amazonia dhe ne qytetin ku eshte vendos Manaus ne Brazil dhe gjetiu neper Amerike dhe her-here edhe ne Kontinentet tjera neper Bote.

Si lexues i pasionuar me kujtohen disa avatura te jashtezakonshe ku jame ndjet si bashkeudhetar i Mister No nga ku thuajse kam dal perplot emocion dhe mesime sikur me i perjetuar me vete prezemce vendet ku jane zhvilluar ngjarjet. Ne vecanti ne moshen me te te re kur mundesit ishin te kufiziar per tu njoftuar me ambientet e largeta neper bote, qe sote shume lehet mund ta bejm me google maps apo neper web faqe te ndryshme ne internet, atehe kjo ishte mundesia e vetme per tu njoftuar me civilizimin e Majave, Inkeve, me boten e Amazonit, me fiset indogjene ne Ameriken Latine, me Nazistet e ikur pas Luftes II Boterore e cka mos tjeter.

Plot emocione, qe duhet pranuar me ringjallen sa here ia lejoj vetes te mendoj me naivitet dhe plot vullnet femiror kohen e kaluar te femirise dhe rinise si lexues i stripave, duke mbajtur gjalle kete pasion qe sigurisht mund te me vljej vetem mua personalisht por i gateshem ta shfaqi publikisht sa here e shof te arsyeshme, sepse nuk kam droje sot te them "jo" por edhe "po" sa here e mendoj ashtu!

11/11/2022

Xhakomo!

Nje nga librat qe i kam fillu ti lexoj e qe e kam lene per gjyse, kane kalu disa muaj, ne fakt as te gjysa nuk kam mbrri eshte "THE MEMOIRS OF JACQUES CASANOVA de SEINGALT 1725-1798", shkurt "Memoaret e Kazanoves"! Jane diku 3 vollime, afer 4000 faqe ne edicionin anglisht! Jam lexu vetem 5 kapitujt e vellimit pare, pra vetem fillimin me thone! Por sidoqofte vazhdoj te jeme i intriguar qe te vazhdoj leximin me rastin e pare qe te vjen.

Mund te them se fillova te bezdisem kur fillon te pershkruaj shfalerancin e pare! Disi nga distanca filloj te me duket klishe, edhe pse interesant eshte kur mundon ta perceptojsh ne konstruksion e atehershem shoqeror.

Por ketu nuk do te doja te ndalem hic ne ate per te cilen eshte i njohur Kazanova, apo per te cilen apostrofohet Kazanova edhe pse epiteti i "dashnorit" eshte ndoshta i fundit per te cilen ai thuhet se shkruan ne memoaret e veta, fakt qe duhet konstatuar vetem nese arrihet te lexohen te tre vellimet, por do te doja te vecoj nje detal qe me beni pershtypje e qe ajo qe i ka ndodhe Kazanoves mund te ishte shpetim per shume gjera qe zakonisht marrin nga e prapa!

Shkruan ne fillim ai per femire e atij, duke kujtuar faktin se si femije ka qene me shendet te lige, si femije i plogsht, pa energji, anemik. Kujton se si familja eshte angazhuar ta mjekoj, duke kerkuar medet tek mjek te njohur te kohes dhe duke e trajtuar me barrna te ndryshme, por me shume pak sukses.

Kujton se i fundit nga mjeket qe familes i eshte rekomanduar qe ta konsultojn kish qene nje mjek ne Padova te Italise. Kujton qe pas vizites tek mjeku i rekomanduar i njejti kishte konstatuar qe gjendja Jacques thjesht eshte pasoj e faktit qe klima apo ajri kur rritet ai, atij nuk i bene mire, prandaj asgje nuk i ndihmon!? Keshtu qe mjeku ka rekomanduar nje vend ne periferi ku ka klim e pershtateshme qe mund te ndikoj ne permirsimin e shendetit.

Familja Kazanova edhe keshtu vepron. Vendosen qe ta dergoj Jacquen ne ambiente e nje manastiri (shkolle) ne zonen e rekomanduar, per te cilen Xhakomo pershkruan detale te ndryshme duke e kujtuar faktin qe pervec tjerave ka pesuar permirsim te dukshem te shendetit me kalimin e kohes.

Ky detal edhe ateher kur e kam lexuar por edhe tani qe po e kujtoj edhe e shkruaj, me bene te kuptoj nje fakt te rendesishem, qoft ne kontekstin e shendetit fizik, por edhe nje cfaredo konteksti tjeter, ndonjehere per te tejkaluar ndonje veshtersi, sprove apo cfardo qe te jete, ajo qe duhet bere mund te jete vetem te drrojm ambient apo ta ndrrojm ajrin, dhe gjithe mund te marre nga e mbara! ... paramendo sa e thjesht mund te jete!!?

Por, pse te jete e thjesht, kur mund te jete e komplikuar!? Do te pyeste dikush!

11/10/2022

bestytni

Ma kishte nis sot nje mik nje video ne messenger ku dukeshin pamje te nje njeriu i mbuliar me pluhur te bardhe, presupozoj miell ishte, te cilit i afroheshin njerez te tjere afer duke i dhuruat gjera te vogla dhe ky ua kthente duke u dhen shume pak "miell" me gjase, sic e nenkuptova une, miellin ua jepte si shenje "bekimi"!!!?

Besoj e kuptova drejt ironin pse ma dergoj miku videon, ku shihej qarte budallaleku njerezore. Te ketilla video si kjo, qe kryesisht duket se jane nga India e madhe, ne kohen e internetit kemi pare plot, keshtu qe kjo ishte vetem nje me teper, qe do te thot nuk befasohet njeri mó!

Por natyrshem njeri ne moment reflekton per fenomenin qe sheh, e ne vecanti per kete fenomenin qe eshte i qortueshem nga vet Zoti, fenomenin e bestytnise, dukuria e veseve devijante, injorances e te tjera fenomene, te gjitha keto si vegla te shejtanit per ta lajthit dhe devijuar njeriun.

Fillon mendon vete me vete, pse cuditemi, dhe pse large duket se ngjajne keto dukuri, mendon se edhe ketu afer jo ndoshta si atje, ndoshta ndryshe, po edhe ketu ka kesi lloj nenshtrim, adhurimi apo perkulje ndaj dikuj, ku duke i mbajt apo duke ia prek dikuj, pret te te bekoj dikush qe te te hece fati, apo te kesh ndonje sukses ne jete.

Mos cuditemi me Indijën mó!




11/09/2022

mbarre II

Kemi pare diku ne filma apo ne ndonje dokumentar, e kemi lexuar apo edhe kemi degjuar nga dikush per njerez te infiltruar, individ nga brenda, spiun apo agjent, aset ose kodosh e cka skemi degjuar?

E di, keto terme ndoshta jane te tepruara per ti shkruara keshtu kot e kot ne nje shkrim rutinor ama qendron fakti se keshtu tipash ngjane shpesh te na ulen ndonjehere ne tavolin, apo te na sorollaten okollo, ne vecanti kur ka ndonje aktivitet qe duhet ta mbulojn per dikend qe i ka porositur.

Edhe pse ata diku shiten si undercover agen-ta duke "zbuluar" informata dhe duke barte llafe nga nje kafe ne kafen tjeter, ata nuk jane asgje tjeter vecse mizivira dhe potorcko te dikuj.

Te ketille mund te jene edhe ata qe gjuajn policine ne protesta po edhe ata qe hyne ne stadion edhe shkaktojn incident duke elekrizuar masen dhe duke bere deme ekstremisht te madhe duke kompromituar nje skuader te tere, me je qytet te tere apo nje popull ne pergjithesi.

Zoti na rujet prej miqve, se prej armiqeve ruhemi vete, eshte nje aksiom tashme e vjeter qe e citojm sa here kur duam te dukemi trendi, por asesesi nuk perkujdesemi qe dhe vete te kontribojm qe mos tradhetojm tonen, mos tradhetojm miqet, mos turperojm kombin por presem Zoti ta bej per neve. Me duket se nuk funksionon keshtu. Zot rujna prej miqeve!

11/08/2022

barre

Interesant eshte ndjenja kur duhet ta mbajsh nje sekret, apo dicka diskrete, kur duhet te kesh kujdes mos e folish ndonje bisede apo informate, qe mos perfundojsh te nxjerish ne siperfaqe dicka qe duhet te jete sekrete, e fshehte, dicka qe te eshte besuar, ta mbajsh ne vete, per vete!

Besoj shumica kane nga ndonje sekrete te tille, dicka qe te bene te ndjesh barre, apo edhe kenaqesi kur arrine qe besimin e atij, dikuj, te ruajsh me dinjitet, me ate ta ruajsh edhe nderin e atij, te kultivojsh moral mirebesimi qoft edhe ne raste kur nuk je mik më!

Gjithesesi edhe ketu egzistoj kategori te rendesise, te fjales te dhene apo edhe fjales qe te eshte thene, qe konforme rendesise apo peshes te fjales ashtu edhe fiton ne prioritet amaneti apo trajtimi j sekretit.

Te lumit ata qe jane ne situat ku amanetin e mbajn dhe e dorzojn kur duhete apo aty ku duhet. Te lumit ata qe dine te ruajn me fanatizem dinjitetin e tjetrit sikur me e pas te vetin, te lumit ata qe me moral te paster trajtojn raportin ndermiqesore!

Kur mos u befshim nga ata, lene qe nuk e mbajn sekret fjalen qe ke thene por e shtremberojne edhe e shtojne bile tek tjetri. Te perqeshin edhe te perbuzin, e lejthitin ate qe ti ke dashur te thuash, te tradhetojn, e shkelin amanetin.

E kur ata shkelesit e amanetit, te shesin moral, pretendojn qe te ndrejtojn edhe neve, kur ata nà akuzojn per ate qe ata vete e bejne, ata le te dihet jane shkaktare te hiles dhe mungeses se suksesit ne shoqeri, sepse ata shkelin bese, nuk mbajn sekretin, shkakton padretesi dhe me ate ndjellin mallkimin e atyre qe u eshte bere padrejtesi dhe shtojne pergjegjesin e gjithesecilit prej neve.

11/07/2022

prioritet tercial

Ne kontekstin e ngjarjeve aktuale ne Kosove, perpjekjen per zbatim te reciprocitetit ne mardhenjet ndershteterore, ne situat kur Serbia nuk e nje Kosoven edhe e gjithe rremuja qe behet ne situat tensionesh rezulton se, debati me teper behet brenda perbrendan kampit politik shqiptar se sa kundrejt Serbise dhe problemit me te.

Vendosja e problemit me Serbine si ceshtje me prioritet nga ana e opozites aktuale dhe medias ne anen tjeter ne situat kur Qeveria me Kryeministrin Kurti vazhdimisht e deklaron se nuk e ka prioritet, flet shume per mungesen  listes te prioriteteve.

Edhe pse mund ta kuptoj qe opozita apo kushdoqofte edhe mund te bej pulitike opozitare me cfardoqofte, media mund te bej zhurme per vemendje dhe senzacion po edhe spektakel, por fakti qe vjen nga qarqe qe jo me large se dy apo tre vjet kane qene ne pozita kur kane pasur pushtet absolut qe te ndertojn cfardolloj strategjie qe sot e proklamojn, e bene situaten te neveritshme dhe qendrimet e tyre demagogjike me se paku.

Pra nenkuptohet, nuk pretendoj qe sabotimi i tyre ka te bej me agjenda anti shqiptare ku "kjo pale" mund te ishte e involvuar por per kundrazi pretendoj qe e gjithe situata e apostrofuar eshte tipike shqiptare, ku prioritetet jane sekondare, bajraktarizmi fisinor dhe mentaliteti krahinore eshte prioritet tercial, organizimit mbi konceptin e demokracise feudale (term i ri ky) ku, te gjitha kane te rejt te bejn une sic them eshte primar e te tjera xhevahire qe po lexohen dhe degjohen diteve te fundit ne Kosove.

Per me keq gjithe kjo ndodhen ne nje kohe kur ne konstalacionon nderkombetare edhe mbareshqiptar momenti eshte i volitshem qe te demonstrohet shtet, me aleat te fuqishem qe çeshtja e shtetesise se Kosoves te mbyllet njeher e mire ku ckadoqe do te vjen do te duhet te sfidohet me te gjithe efektet qe do te mund te pasojn por shtetesia nuk do te mund te cenohet nga askush.

11/06/2022

vazhdojm

Çello, torten qe e háme me rastin e posteve jubilare, pesedhjet, njeqinde, dyqinde, dje treqinde, e hame pse na hahet torte, na duhet sebep, e bejm per qefin tone, per inat kerkujt, ashtu vec per motivacion qe te vazhdojm, ...falimenderit stafit! 

Vazhdonjm, te jemi konsistent ne trajtimin e gjerave, temave, mometeve, vazhdojm te shprehim mendimin, qendrimin, pse jo edhe synimin, te bejm analizen, kritiken, lavdaten, e cka mos tjeter, vazhdojm!

Ne pyetjen e djeshme nga vajza, deri sa sherbenim torten: "Bá, ku i gjene gjithe ato fjale!?" I thash, "... kollaj eshte! Me gjithe kete dukuri, fenomene, budallalleke qe na ndodhin rreth e rrotull, kurr nuk mungon inspirimi"!

Qeshem, se ishte shaka edhe pyetje edhe pergjigjeja. Por me e mendu me thelle e me sinqert, nevoja per te shprehur mendimin, apo per te artikulimin gjithesecili nga neve qendrimin, ndoshta nuk eshte e domosdoshme qe ta bejm publike, por eshte ndoshta e vetmja menyre qe na ka ngelur sot si vegel per te kontribuar ne dicka, ne vecanti ne kohen kur ka marre jehone heshtja karshi padrejtesive e hileve apo ndonje zullumi tjeter, ose kur heshtja eshte bere metode per ta zbatu planin, per ta realizu intrigen e te tjera strategji hilexhistike ugurzeze.

Heshtja e heshtaxhive eshte bere formule suksesi, sepse, nese folen, sun ja dalish! Nese e thua te verteten, bene armiq, nese e shprehen mendimin, "shet çallom", je fantazu", "pale kush mendon se ó!?" Nese pak merre guximin edhe shkrune, "oni, lije le shkrune, ... ska hajr pi ati"! A nga ana tjeter, nese heshten, je i mire, i ndegjueshem, ka dobi prej teje, e tj.!

E di se kam shkrujt me heret per kete fenomenin, a me me hesht a me fol, prandaj ketu nuk e elaboroj me teper sepse, vendimi eshte marre, vazhdojm te folim edhe te shkrujm insha'Allah deri te torta tjeter.

11/05/2022

davaja

"Ben ölsemde dava ölmez, bu dava Allahın dava sedir"!!! "Edhe sikur une te vdes, çeshtja nuk vdes, kjo çeshtje eshte çeshtjes per Allahun!" Ishin keto fjalet qe tha Erturull pasi qe u kthy tek fisi pas nje kohe i mbajtur peng, tek fisi qe kishte rene ne deshprim, meqe dyshonte se Bej kish vdekur dhe si pasoj percahej dhe filluan ta braktisnin kauzen!

Fjale te medha, te thurura me shume mjeshtri dhe ndjenja nga autoret e produksionit, te shqiptuara me krenari nga aktori ne kontekstin e vete dramatik qe pa dyshim ngjallnin apo shkaktonin emocionin e para percaktuar qe do te duhej ta preknin shikuesin, ne kete rast publikun turk, por edhe jo vetem.

Ceshtja, kauza, davaja, eshte dicka shume e shenjte pasi qe vendoset si synim! Pas betimit per çeshtjen ska kthim mbrapa. Gjithcka qe do te llogaritet brektisje e kauzes do te ishte tradheti, pavarsisht nga kush vjen.

Gjithe mund ta dime se çeshtjet e vendosura si prioritet nga ekranet madje edhe mund te jete per efekte propagande, indoktrinimi, apo cfare do qellimi tjeter, por asgje nuk mund ta mohoj faktin se ne fakt vete jeta e gjithesecilit eshte nje ceshtje ne vete. Cdo nje veprim i yni duhet te jete nje çeshte qe ne minimum do te na bej dinjitoz neve si individ dhe krenar si fis!

Pra, neve po qe se kauzen tone nuk e bejm konform pritshmerise se Allahut te Lartesuar, cfare do qofte ajo kauze eshte e pa vlere edhe nese jemi gjalle gjate kohe, dhe anasjelltas, nese kauza jone eshte ne pajtueshmeri me pritshmerit e Zotit te Madhe edhe nese vdesim kauza e lavdishme vazhdon te jetoj me ate edhe neve pas nesh! Ose, paramendo me e tradhetu kauzen!?

11/04/2022

dhunuesit serik

Edhe ky nje fenomen ne vete, dhunimi i dhunuesit te bene dhunues gjithashtu! Kjo fatekeqesisht po ndodhen, me sakt vazhdon te ndodhe keto dite. Edhe pas marrjes epilog institucional rasti i Pejes, ku u akuzuan dhe moren masen e paraburgimit tre infermieret te gjetura fajtore per veper penale dhune. Individ te caktuar, por dhe organizata "civile" vazhdojn te trajtojn çeshtejn ne ekstreme tjere.

Po kuptoj se dikund organizohen protesta "kunder dhunes", dikush shperndan fletushka me fytyren te denuares me paraburgim me mbishkrimin "dhunuesi ka emer" dhe me thirrje ekstremiste per denim kapital ndaj te pandehures, si dhe "masakrim brutal" ne rrejtet sociale me komente dhe forma tjera te abuzimit te fotografise pa asnje kufi etik apo morale e tj.

Parashtrohet dilema realisht, ku eshte kufini, ku eshte dallimi ne mes dhunuesit te kapur ne flagrance me zé dhe figur dhe dhunuesit qyqar i fshehur pas ndonje profili te rrejshem apo ndonje agjende civile e maskuar si aktivizem qytetar, a!? 

Ska dallim, apo, ka dallim ka, se, dhunuesi i kapur ne flagrance sado qe akti kriminal te jete i neveritshem, ai bie ne rastin me normal viktim e veprimit te vete, e merr denimin e merituar dhe me gjas perfundon e gjitha aty. Ndersa keta dhunuesit serik te dhunuesve sporadik, keta gjith kohen jane aty vigjilen, kujdestar te dhunojn sistematikisht nje shoqeri te tere me demagogjin dhe hipokeizine e tyre.

Nga keta dhunuesit sistematik duhet me patjeter me u distancu me shume se sa nga keta me te cilet institucionet realisht merren dhe mire apo keq e trajton rastin dhe deri diku i japin nje epilog.

Pra cdo kush qe tenton qe nje fatekeqesi, cfare do qofte ta shfrytezoj per te shty perpara cfardo lloj agjende, edhe e mire qofte ajo eventualisht, eshte abuzuez apo dhunues, hic me pak se sa ai kunder te cilit proteston.

11/03/2022

mbarre

Dje shkrujta per rruget e Philadelphias me te dhenat trishtuese te te nvaruve nga droga dhe efektet fatale qe shkaktonte e njejta tek mira njeres qe ecin si zombi rrugeve te Philadelphias. Edhe kur shkrun per diku large, thua ti nuk eshte gjë, "larg eshte" ama hé, karma, afer ndodhin gjera edhe me trishtuese, si rasti i djeshem qe mori jehone gjithandej.

Rasti i trishtueshem, rasti kur disa inferniere abuzonin me te madhe nje te moshuar e vendosur ne nje shtepi per pleq ne Peje, Kosove. Abuzim ku manifesohej dhune duke rreh shublaka nje nene, nje grua, nje njeri, nga ana e nje vajze, nje infermiere.

Opinioni u shpreh i trishtuar, por edhe si zakonisht i ndare ne mendime dhe i pà kompromise ne komente. Prej me te ndryshmeve, komente ngushlimi deri tek komente qe benni ftes per "varje" publike te dhunueses.

Rasti mori ne seriozitet edhe me teper kur u kyqen mediat konvencionale, kur filluan te qarkullojn lajme nga te gjitha anet, intervista, debate, besoj shumica me qellim te mire por edhe si zakonisht gare per exluzivitet dhe spektakel. Duke mos mbant llogari per privatesin, dinjitetin e ciles do pale te invollvuar.

Personalisht e mora me shume neveri rastin, ne vecanti me iritonte zgerdhirja e infermiereve qe gjindeshin aty me vajzen qe godiste plaken, i neveritshem ishte motivi qe mund te ishte pse gjironin skenen me telefon, i gerditshem ishte i gjith momenti qe ngjallte dyshime se ky rast nuk mund te ishte vetem rasti i pare, e te rjera dilema qe qarkullonin ne koke.

Edhe mua si shume te tjereve i neveritshem me dukej edhe me duket akoma fakti i "dergimir te prindit" ne shtepi per pleqe, plus te paguajsh sasi te majme patash per ate "sherbim". Cili qe te mund te jete motivi banal per ta derguar prindin diku ku tjeterkush nuk mund te kujdeset me mire per te eshte trishtim ne vete. Kur dihet se me ato para qe paguan po edhe me pak se aq prindin mund ta mbajsh ne shtepi pa problem, pervec nese motivi eshte tjeter per ta hudhur perindin nen meshiren e dikuj tjeter.

Gjith kjo me beni te kujtoj mire faktin qe fatekeqesisht ky rast e deshmon qe, nje nene mund ti rrite tre a kater femije pa problem, ndersa tre a kater femije nuk mund te kujdesen per nje nene! Shume problem, mbarre!

11/02/2022

street's of Philadelphia

E di, dikush si une prej Verbgjani te marre guximin te komentoj dicka qe ndodhen ne Philadelphia duhet te jete tipike shqiptare apo!? E po, ja qe i erdhe rendi edhe keti muhabeti.

Besoj dikush e ka pa fenomenin qe ndodhen ne disa rruge ne Philadelphia ne ShBA, gjegjesisht pamjet qe me teper qarkullojn ne internet jane nga Kensington avenue, ku shihen me qindra njerez qe konstant jane te droguar duke qendru ne rruge te pergjumur, pa ndjenja jete, duke ecur pa orientim, thuajse jane "zombi" ne konceptin hollywoodan, por ne fakt i bie se jane "zombi" aq real sa nje njeri i dërrmuar nga jeta mund te jete. 

Shumica prej tyre jane te rrenuar finaciarisht, pa strehim, te semur aq sa jetojn dite per dite ne munges totale te sensit njerzore. Ata, sipas atyre qe e njohin nga afer fenomenin njoftojn se shumica e tyre jane viktim e droges me vdekjepruse fentanyl qe thuhet se eshte pesedhjete fish me toksike se heroina, qe me mbigozimin eventual vdekja eshte e pa shmangeshme.

Qarkullojn shume shpekulime per fillimin e keti fenomeni qe jehonen me te madhe e ka ne dy-tre vitet e fundit. Autoritetet, ne disa prononcime zyrtare njoftojn se kjo lloj droge kryesisht inportohet nga Kina!

Komuniteti ankohet se autoritetet nuk ndermarrin asgje per trajtimin e ketij fenomeni keshtu qe me fatin apo fatekeqsin e ketyre te ngrateve meren individ altruist qe vete dikur kane qene viktima apo kane humbur ndonjente dashur te tyre. Ata pekujdesen per te siguruar ushqim dhe veshbadhje si munimum duke shpresuar qe nje dite dikush nga ata do te ia dal te mbijetoj dhe ftoj mbi nvarshmerin nga droga.

Pamje te trishtueshme nese vetem i shikon nga distanca, por ne realitet behet fjale per qenje njerzore qe diku kane gabuar dhe gradualisht po humbin betej pas beteje ne lufte me jeten. Zoti na ruajt nga sfidat e paperballueshme.

11/01/2022

perla

Duke shikuar disa fotografi te vjetra te Gostivarit nder te tjerat me ra ne sy fotografia e shkrepur ne vitin 1950, qe kishte regjistruar momentin kur eshte renuar Xhamia ne qender te qytetit te Gostivarit, me sakt aty ku sot eshte parku, gjegjesisht ne anen perendimore te parkut.

Ne foto shihet rrenoja e xhamise ku vetem minareja eshte akoma ngritur, apo ne proces rrenimi, sepse ne minare larte verehen dy persona qe sic duket jane duke e derdhur minaren ne ate moment.

Tani, sakt nuk i di motivet apo proceduren se si eshte sjell vendimi per rrenimin e kesaj xhamie, kush dha pelqim, kush mori vendim, kush egzekutoj rrenimin etj!? Pra nuk di asnje pergjigje te keture pyetjeve! Por vec mund te imagjinoj dhe shpekuloj per nje gje te tille, edhe pse besoj nuk do jeme large te vertetes cka do qe te them.

Nuk e di, por nuk e besoj se mund te gjendet dikund kollaj ndonje fotografi qe nga afer apo nga brenda mund te kete regjistruar kete xhami, per vec atyre fotografive qe paraqesin pamje nga rethina dhe kende te ndryshme te qytetit te vjeter ku zakonisht duket vetem minareja e kesaj xhamie, qe dukshem eshte e madhe apo e larte.

Me kujtohet, aty nga pjesa e dyte e viteve te nentedhjeta te shekullit te kaluar, kur si xhematli i rregullut i xhamise se sahatit, degjoja nga shoke xhematli qe ishin sheherli e qe kishin ndonje informat me te qarte nga paraardhesit e tyre per kete xhami, me kujtohet entuziazmojesha shume, dhe shpesh diskutonim iden apo mundesin e kthimit te keti vakefi dhe potencialisht (ri)nderrimin e kesaj perle.

Ishin endre djaloshare te stimuluara nga deshira per kultuvim dhe ruajtje te identitetit, ne vecanti ne ate kohe kur rishfaqeshin politikat shoviniste ne vend, qe ishin thuajse te ngjashme me politikat e sistemit komunist qe luftonte me cdo kusht gjenezen tone duke nacionalizuar dhe tjetersuar cdonje vlere e jona.

Ne fakt ishte deshire e shume shokeve, bile edhe beheshin plane qe te iniciohet kjo ide edhe ne instanca me te larta politike, por kot! Pretendentet qe synonin pushtetin nuk ishin aty, me tjera gjera motivoheshin ata, per tjeter send çanin koken, kjo e jona per ata ishte enderr magari, as perrall me mbret nuk ishte dhe!? ...edhe ndodhi '97 (nentedhjet e shtata), e cka nuk ndodhi pastaj, ndodhi dy mije e njishi!

FLAMURI