7/31/2022

rambo njishi

A ju kujtohet ajo skena te Rambo | First Blood kur Sheriffi e arreston Rambon te ura, e me pastaj e dergon ne stacionin policor, ku e keqtrajtojn dhe si rrjedhoj i ngjallin kujtimet e vuajtjeve ne Vietnam, qe nxit reagim dhe per pasoj Rambo aratiset dhe ik ne male duke u ndjekur nga policia, edhe gjitha perfundon ne nje masaker qe behet sinonim i Rambo-s me pastaj!?

E gjithe kjo i bije te ishte si pyetje retorike, sepse, ose te kujtohet ose s'te kujtohet! Nese te kujtohet mire nese nuk te kujtohet kot, e di se nuk pershkruhet e gjithe ajo skene me nje paragraf.

Por sidoqofte, gjitheve ne jete u bene vaki, ashtu sic je duke ecur rruges se vete te te dale perpara nje majasil, si puna e atij Sheriffit, edhe te ta prish diten, edhe pas atij momenti me nuk eshte raporti me ate njeri asnjehere si me pare.

Pas atij momenti, kur ti perpiqesh te jesh i aryeshem, te jeshe i qete, te jesh i marret vesh, i gatshem te bejsh kompromise, i durueshem, por ama, majasili, i krekoset dhe i vendoset te ta prish diten, ti me nuk ke rrugedalje vec se ta çojsh per molla t'tharta, ti lidhesh teneqe per bishti, ndoshta edhe me i hjek veshin gjithe kjo per mos me u bò si Rambo!

Te ngjajshem si i sheriffi me duken gjitha ata qe bejn veprim me insitim qe me vetebesim marrin vendim qe ta "bejn te veten", duke mos mendu aspak per pasojan ansore te atij vendimi. 

Te ngjashem jane ata, administratoret qe e kthejn palen nga shallteri per nje formalitet qe nuk eshte aspak i rendesishem, pas se ciles pala duhet ta humbe gjith diten per ta siguri "izvodin" sepse i duhet adminstratorit numri amë i cili eshte i shenuar te letra e njoftimit qe ia deponon aty para syve.

Te ngjashem majasila jane ata qe i parkojn veturat keq ne rruge qe frekuentohen, ku kalimtaret tjere ngatrrojn dhe demtojn veturat e veta duke munduar mos ia kapin keti idiotit veturen.

Te ngjajshem majasila jane edhe edhe ata pushtetar qe ushtrojn "funkci" me krekosje qe thu ti ai eshte i pikur nga qielli, jo se eshte asgje tjeter vec se i veshur me uniformen e pushtetin pa te cilen nuk do te vlente pes pare, etj.

Eh, keto skenaret e fundit, me siguri u kujtohen sepse thuajse na ndodhin cdo dite, edhe kudo! Ndoshta edhe me keq akoma, por nuk do te kisha dasht te vecoj sepse atehere do te duhej ta arsyetojm masat e veprimit te Rambo-s.

7/30/2022

n'3 t'nates

Keto post po e shkruaj ne ora 3:00 pas mesnate! Jo nuk jam zgjú per me fale namaz nate, as se te bejn ndonje pune te "madhe", por thjesht pak para me zgjoj nje zë qe jehonte nga nje distance jo shume e larget "...çou Adém, çou Adém!", e qe me shume gjase kendohej nga ndonje mysafir ne banketin qe po mbahet ne njerin nga sallonet e dasmave ketu afer/large!

Muzika akoma vazhdon, ne kete moment shkon nje muzik serbisht, para kesaj shkonte kenga e Trixit, sun i marr vesh kush cka kendon!

Kur u zgjova me thirrjen ".. çou Adem!" pasi qe me doli gjumi, thash me vete, "po me mu c'patet, be Adémi ..."!!! Edhe cka mos tjeter me erdhi ndermen! Prandaj per mos me u marre me ata, vendosa te merrem me ju, me sakt me Ty qe po e lexon kete shkrim, kur do qoft, sot, neser, ne fakt sot!

Ndoshta edhe ti ke qene ne njeren nga dasmat e mbremshme, nese ke qene ndoshta ke kendu, ndoshta ke vallzu, ndoshta je kenaq me ushqimin qe ta kane servu ta hash pas mesnate, me friken "mos na shkojn misafiret", ndoshta edhe ajo dasem me zhurmen e vete ka zgjú dikend ne asnje fare kohe, ndoshta edhe ndonje taksiratli si une eshte zgjum ne kete momente, ndoshta!? Duke mos ia ñī askujt ama fare hiç se dikuj edhe i behet deme, shqetsohet, i trishtojn femije, i traumatizohet plaku apo plaka e semure. Sidoqofte e rond kjo pune, ka elemente "padrejtesi" apo "hilje" ndaj njeri tjetrit. Qe mund te jete baza qe punet mos shkojn sic duhet prej neser! ...amá!

Duke mos dash ta filozofoj, se i bije, "kur t'dush, edhe n'3 t'nates ta shkruj nje post te gjate, aq sa deri n'3 t'dites mos mund ta lexojsh", do ta ndali ketu kete pune qe kur te zgjohesh neser e te te del perpara te news feed-i ta lexojsh jo me shume se 5 minuta 




7/29/2022

hendek

Nje nga mesimet shume te rendesishme qe e keshillon Islami njeriun eshte se: "i riu duhet te respektoj te moshuarin, ndersa i moshuari duhet gjithmon te jete i meshirshem ndaj te riut"!

Sa kjo eshte e zbatueshme ne te gjithe rastet, ndoshta edhe mund te "debatohet" por ama nuk ka dyshim se si rregull vlene per te gjitha rastet ne te gjithe vendet edhe ne te gjitha kohrat.

Kjo nenkuptohet lehte sepse si pjese e edukates gjithmone eshte keshilluar qe i riu duhet ta respektoj te moshuarin, ose, nese nuk e bene atehere eshte munges e edukates, po edhe anasjelltas, nese nje i moshuar bene sjellje jo te mire ndaj dikuj qe eshte me i ri se ai, atehere ajo tregon per karakterin apo mungesen e personalitetit.

Dilema imponohet se sot ne cfar niveli e kemi kete pjese te edukates ne organizimin tone shoqerore!? Edhe me siguri se pergjigjeja eshte aty diku ne mese, por prap do te anoja nga fakti se kete nuk e kemi keq. Mendoj se femijet tane ndoshta edhe nuk e manifesojn sa duhet ama prap e kane te ngjizur respektin ndaj te moshuarit, por nuk e dj a mund ta theme se te moshuarit e kane personalitetin e duhur qe ndaj rinise, apo a kane qasjen e duhur duke qene te meshirshem ndaj tyre, me respekt edhe konsiderate adekuate.

Sidoqoft, ku element duhet te jete nje prioritet ne komunikimin nder njerezor qe mos thellohet hendeku ne mes gjeneratave qe me pastaj te "ndertojm ura" ose me keqe te mos jemi ne gjendja as te "nderotojm ura"!

7/28/2022

kreshnik

Po, me shkrujt per ata momentet kur duhej, edhe pse shume i vogel te bej rrugen prej katundi deri posht te udha kryesore per te prit autobusin, per me shku ne Gostivar!?

Per ate rruge qe ishte plot vërvica, nen hije te pyllit te dendur rrotull, e here neper livadhe, rruge me gure e diku me balte, rruge ku vazhdimisht syte duhe ti "bejsh kater", ku cdo levizje dhe zhurme me e vogle te vendoste ne gjendje gadishmerije, mentale dhe fizike, ne nje moshe hic me shume se shtate a tete vjete!

Vec tani mund ta kuptoj cfar fiskulture mentale ka qene, cfar gjimnastike per shqisat ka mund te jete "ai stres" qe jeta ne ambient te hapur e ka ofruar, gjithmon me "rrezik" te vazhdueshem dhe nevoj per te ecur pa ndalur, pavarsish çka.

Pastaj thon, "malsoret me intelegjent"!?
E si mos jene, ska si te jete ndryshe, dikush qe vazhdimisht femirijen e ka kaluar me lingi-lingi, mami - babi, eshte rrite me peksimeta me qumshte, e ka dergu ne foshnjore per dore cdo mengjese mami te edukatorja, teta dekushi, nuk mund te jete njejte me dikend qe ka tombel me voe, eshte rrite korieve, livadheve edhe eshte lajte te prroj, ka ngren gisilica, rrenje salepi, kumbulla edhe dartha, ku t'buta e ku t'egra, kulloshter edhe gurabija, eshte bere terbije duke mesuar prej gabimeve, ka ecur vete kur keslukuqja nuk ka qene e shkrume, pa biçiklet, pa trotinet me bateri, pa patika me drita, vete gjithmon me ujkun pran aty diku por qe i njejti nuk ka guxu ti afrohet se e kà ndjet instikti i kafshes se te ai caroku, femija, aty brenda ka njeri, e ai eshte qenja me e rresikshme ne bote, edhe eshte permbajt prej cfardo veprimi.

Keto njerez jane ata qe kur zbresin posht, çakejt ikin, kur jane prezent diku hijenat vetem thurrin kurthe si te çkyn qenjen fisnike tek ata. Ama jo, nuk mundet, keta njerez jane brum tjeter, jane te dizajnuar per te mos mposhten sepse me para vdesin se sa te nenshtrohen, jane kreshnik!

 

7/27/2022

"arena e kujtimeve"

Nga i njejti vend si dje me kafen e mengjezit, ta kujtojm edhe moment nga femirija e hershme ne Verbgjan, si pese a gjasht vjecar aso kohe! Edhe atehere, madje ndoshta me shume se sot, femijet luani fudboll, por per dallim prej sot, fudbolli luhej neper ara, livadhe, e qe te gjitha rastet ishin livadhe qe me se paku mund te thuhet si ishin vende te rrafshta.

Mund ti paramendoni ato lovadhet ne Livat t'Madhe, n'Hurdhaj, te Shkolla, te Dardha Imerit, n'Bgjeshke edhe te ndonje sokak te muhalla e Mlikajve apo si tjerit e quanin, n'Omlik! 

Eh, te ata lovadhe luanim fudball, f'mij carok, pak te leckosur, me arrna, ne bata, apo deni far mbathje te vjeter po as sesi patika, rrall dikush deni pal shangajka, e kush e di cka ishin shangajka!? Ha ha, shangajkat ishin ateher ekujvalente si Oll Starkat sot (patikat All Start), ko kush i kishte se! 

Pra, ashtu te krekosur, me rivalitet mes veti kur merrnim e shkonin n'Hurdhaj rresht mbi 15 femije me i madhi, tete a nente vjet, me e pas bó ate pamje ateher me dron me ndonje muzik pak dinamike, pak me elemente cinematic, edhe skuadrat kur luhet el classico do na kishin zili. 

Ashtu te vendosur, si gladiator kalonim nga vija te prroj, nen udhes vorreve, deri tek dalja ne rudinen e Hurdhajve ku na shfaqej ajo pamja mahnitese, sikur kur hyne Ruselly Crowe ne Koloseum te filmi Galadiator, neve hynim ne "Arenen e Kujtimeve" qe sic po nenkuptohet kane ngelur pergjithmon aty, sa bukur!!!?

Shume bukur, ja, me kujtohen vetem momentet e mira, me kujtohen disa nga shoket, me kujtohet dhe me shkakton emocion sa here sot e kesaj dite shkoj n'Hurdhaj, po nuk me kujtohet asnje zenk, asnje lendim fizik, asnje sharje, asgje negative, edhe pse me siguri ka pasur plot nga gjitha keto, por mua keto nuk me kujtohen, e di pse!?

Nuk me kujtohet asgje negative sepse nuk ia ka vlejt te merresh me negativen. Sic po shihet jeta ka vazhdur, tash te gjithe jemi burra, me halle dhe derte, me ngecje e ndonje deshtim, por me siguri me suksese plot, me jete, me aftesi dhe guxim dhe vetebesim te pa thyeshim. Sepse me te vertet jemi rritur dhe skalitur ne vendet e bukura, kemi pí uje i kullura me plot jete, shendet dhe freski, jemi ushqyer me buke hallall te priderve tane puntor, fisnik, kreshnik, lavdia qoft per ata, Allahu i shperbleft me Xhennet Insha'Allah!

Jemi ketu per ti kujtuar keto, dhe gjithe ato momente qe tek secili nga nè kane lene gjurme, na kane formesuar dhe po na plotesojne sot e kesaj dite me cdo detal qe na kujtohet, qe me me plot krenari, qe te gjitha mund ti ndajm me kedo dhe kurdo, pershkak cdo detal eshte per tu krenuar!

7/26/2022

triumph

Edhe nje mesele kà Verbgjani qe me rikthen femirijen! Ate vaktin e te korrave, vaktin e kosave, vaktin e zahires, vaktin e theknit, vaktin e lombave (lomave)! Vaktin e bereqetit, vaktin e duejve, vaktin e shoshes edhe dermonit, vaktin e terkuzes edhe fortomes, vaktin e kalit, vaktin e samarit, vaktin e hambarit, vaktin e mushkes edhe magarit.

Ai vaket, kur deshe s'deshe te binte hise te punojsh ate qe ty te caktohej ta punojsh. Edhe pse i vogel si femije, i pa afte per pune fizike, hise shpesh me binte te mbaj ujin me shtobma, ose janxhikun me buken deri te livadhi qe kositej, ose ara qe korrej, shpesh ne zheg dhe me sy kater, "mos t't kaçine gjarpeni" sic me keshillonin!

Edhe bente vaki qe rruges te takoj gjarpen ose bolle, po aq, pa eksperienc te keqe, fale Zotit! Por gjithe ia vlente, sepse ne mbremje me kalin, Dorijën, triunfalisht hyja te muhalla! 

Ja ja, si e definova, "triunfalisht", thujse foli per Pompejn ose Cezarin, páh!!!!? Po ska lidhje, mos me shume me dukej vetja si dikush, sepse isha djali i preferuar i gjyshes, e ky fakt me bente mbret i soji te vete, huc!

Pas kesaj cka te duash mendo, po pyetja qendron, sa prej jush kane hypur mbi kale!? Sa prej jush kane kujtime nga loma, nga drapni, nga kosa, nga jegeja, nga çekiçi edhe nakovalla, sa prej jushe kane tentuar ndonjeher ta kepin kosen!?

Tani une nuk dyshoj se ka, ama me siguri asnjeri prej tyre nuk e lexon kete post, pervec teje qe ke arritur deri ketu, edhe me siguri gjysmen nuk e ke marr vesh per cka kam shkrujt!

Tani vec paramendoje une mbi kale, se si ne kap-kup, kap-kup haperimin e kalit, gureve patkojt tingellonin sokakut, une plot krenari duke kaleruar me padurim pritja te hingelloj Dorija qe ta shihnin te gjith kush vjen.

7/25/2022

buzharinja

Dje shkrujta per "aktet legjendare" qe karakterizojn te kaluaren epike te ngjarjeve te (pa)zakonshme te fejesave, martesave dhe kthesave te cuditshme te fateve te njerzive, qe pashmangeshem kane frekuentuar rrethin e gjithesecilit nga nè, e qe i kujtojm sot e kesaj dite.

Jo me large se ateher, ne kohen kur beheshin keto "çudira" me kujtohen edhe ato darsmat qe mund ti quajm tradicionale, me perplot rite, doke, zakone, adete dhe karakteristika per vendin ku kane ndodhur.

Ne fillimin i viteve te '80 te shekullit te kaluar, aso kohe vec nje femije i vogel, i zakonshem, nje carok i vertet, per asgje i vecant, me kujtohet, kur kishte darsem, si gjithe te tjeret edhe une sillesha verdall, beja perpjekje edhe une te vallzoj me "lodrat e Dibres" e piskamat e surllaxhive. Ne kujtohen ato sofrat kur na mblodhnin neve femijeve dhe na jepnin ushqimin karakteristik te darsmave, çorbe me bungur, mishin edhe hallven, me buke shpije qe dashamiret ia sjellnin dasmorit. Kujtime, sa e sa kujtime!

Ah, tani tu shkruj mu kujtu kur jam bó synet, bashk me disa femije tjer, ama nuk u tregoj per ate, imagjinojeni vete! Po do tu tregoj, ate qe ishte e vecante ne Verbgjan kur beheshin darsmat edhe kur tek e njejta kishte edhe femije qe behej synetn!

Tipike Verbgjanase, ne keto lloj te darsmes organizoheshin edhe "buzharinja"! Ah, as sot nuk kame arrite dot ta kuptoj origjinen e keti "riti" ne Verbgjan!? Vone kam kuptuar qe edhe ne vende te ndryshme ka pas kesi soj aktiviteti, qe e nenkuptoj se nuk mund te jete autoktone si rite, por qe duhet te jete dicka e prume ne Verbgjan!

Buzharina ishin nje aktivitet qe e benin disa njerez, pes a gjashte, qe visheshin me lecka, maska, dhe ngjyrosnin ftyrat, mbani ne dore gjesende te ndryshme, kambana, bishtin e kaut qe therrej per darsem, baston apo ndonje objekt tjeter. Te njejte vraponin si te coroditur, bertitni pa artikulim, here pas here goditnon njerezit qe i ndiqnin, por kjo zakonisht ndodhte kur shoku "buzhare" godite shokun per shaka qe e haste tek spektatoret, e te tjera levizje jo te zakonta.

Neve si femije kjo ngjarej sa na dukej interesant aq edhe ishte e frikshme. Edhe, ishte e frikshme sepse qellimi i atyre ishte qe te frigojn. Aso kohe me dukej e pa kuptimte edhe pse cuditerisht interesante. Por me vone thjesht e interpetoja si ne akt bestytnije qe te "frigin shpirtrat e lige", duke e nderlidhur cuditerisht disi me aktin e synetise!

Cka me thone per kete, shume muhabet i gjate do dilte, por per kete ndonjehere tjeter! Po, per ta mbylle vec do shtoj qe, prej kur u elektronizun darsmat, u digjitalizu urimi, vlojn exhindet! 

7/24/2022

legjendat

Legjendat e martesave ne te kaluaren ne shumicen e trojeve tona dukene shume te largeta por edhe nuk jane edhe aq. Ato kane ndodhur jo me large se para tre-katerdhjete viteve, apo me sakte ne gjysmen e dyte te shekullit njezeter kane qene thuajse te pa shmangeshme.

Me legjenda nenkuptoj, natyrisht ne menyre sarkastike, raste qe kame degjuar per shitjen e bijese tek burri, grabitjen e vajzes nga djali kunder vullnetit te saje, ikjen e vajzes tek burri vullnetatisht por kunder vullnetit te familjes, fejes dhe martese te vajzes se re ne moshe te mitur, refuzim i vajzes te martohet edhe pse familja e ká dhóne, refuzim i familjes edhe pse vajza ka dàsh, e te tjera legjenda.

Shumica nga keto legjenda kane edhe rrjedhen edhe epilogun e vete! Jane shenuar histori suksesi edhe deshtime, por jane shoqeruar edhe me efekte ansore paradoksale.

Te permendi disa prej momenteve epike nga keto ngjarje legjendare. Me kujtohet nje rast kur vajza e fejuar diku tjeter nga ana e familjes, vendos te ik tek nje djale tjeter me vullnet. Familjaret e vajzes te alamuar dhe te shqetsuar nga rasti, mobilizohen, kercnojn familjen e djalit. Me i zeshmi prej burrave te familjes se vajzes ka qene nje kusheri i larget i vajze i cili vendoset ne krah te familjes per te mbrojtur nderin, dhe ne nje rast kercnon seriozisht "dhendrrin", por kot, vajza vazhdon te jetoj e lumtur me burrin e vete, familjaret e vajzes pas nje kohe pajtojn me "miqet e ri", ky kusherin, ngeli idhnut me falijen e "dhendrrit" dhe ashtu vdes.

Nje rast tjeter, nje veprim legjendar kur nje "mikut" tone i iku vajza dhe ai i ithtut fort, nuk la familjar pa kercnuar qe "nese do ti folin vajzes ne cfar do situate" do te bej kerdi. Kercnoj shpijaret, kercnoj familjaret e afert, bile hyri ne hasmeri, kur kuptonte qe dikush, dikund ka takuar vajzen, deri aty sa qe prishi raporte. Kaluan vite me familjen e vete u prish per perhere, edhe kur i ra takati e thirrte vajzen te kujedeste per ate para vdekes.

Ani ajo legjenda mitike kur Marku ka martuar djalin, kur ne diten e darsmes kane shkuar ta marrin nusen per ta sjellin te shpia, kur hyne ne obor Marku krisen pushken edhe shkon te ia hjek dullakun nuses e kupton qe nen dullak ka pas djal, pershkak se vajza nuk paska dasht te vjen te djali i Markut, edhe miqet per mos me i kthy bosh krushqit, djalin ua bejn nuse. Kur djalji i Markut e kupton mashtrimin, hidherohet dhe ofendohet keq, i turperuar largohet nga shpija. Dasmoret te habitur dhe zmeruar qe te gjithe i kaplon heshtja, dhe bash ne ate moment Markavica e pyet Markun: "ço puna o Mark!?", ateher folen Marku: "Puna mut ó Markavic, as me nuse, as me djal!".

Edhe nje legjend tjeter, ... haj leje, se nuk ia vlen. Shumica prej ketyre legjedave qe tani te kujtohen edhe ty disa, jane per te u turpeuar e aspak per tu krenuar, bile edhe ti mund te jeshe produkt i ndonje veprimi te ketill heroik.

7/23/2022

deti

Neve qe jemi malsore nese nje gjeje haberin nuk ia kemi (pas), ai eshte deti! Normalisht pervec mundesive ne kohe te fundit me "shku me u là, n'det", deti, oqeani kane qene, ndoshta akoma jane nje dimension tjeter kryesisht per ata qe jane lindur ne thellsi te maleve, e ku per detin kane mundur te mesojn vetem n'televizi!

Duke mos dashte qe te jete vetem teme ironike, do te ndalem te vecoj momentet, kur e kam kuptuar sa e madhe dhe sa e thelle eshte hapsira qe eshte e mbushur me uje ne planetin e tokes.

Mund te them se kam qene i fascinuar kur kam lexuar si i ri ndonje roman, apo edhe strip qe storjen e ka pas te abientuar ne dete ose oqean, me kujtohet ai filmi serik "Flipper" (1964) qe ndiqte aventurat e nje djaloshi qe shok e kishte nje delfin, apo legjendat e pirateve, me vone kur kam filluar te mesoj per lundrimet e medha, per zbulimet e rrugeve detare, per ekspeditat e ndryshme eksploruese etj, te gjitha keto te shikuar me syrin e dikuj qe nuk e kish pà detine me sy, ska se si mos kete qene mbreslenese!

Jo rastesisht deti, eshte bere sinonim e dickaje qe eshte e madhe, e gjere, e thell, "pa qosh", por ne te njejten kohe e rendesishme, e vlefshme, e bukur, burim i resurseve dhe mireqenjes, aq sa edhe kenaqesia e jetes eshte identifikuar me "... afer mbretit ose afer derit"!

Mu kujtuan ato storjet, legjendat e gjuejtjes te balenave me anije, ajo jeta e marinareve te portretuar ne filma, qe me siguri ka qene me romantike por edhe me e veshtire ne realitet, mu kujtua, "plaku dhe deti", mu kujtua "Popaj", mu kujtua beteja e Trafalgarit, mu kujtuan admiral te ndryshem si figura historike dhe shume e shume filma qe jane shfaqur koheve te fundit.

Pra e gjitha, sic e thash, nje dimension ne vete, nje bote ne vete, nje botekuptim ne vete! Nga e cila pervec qe mund te fascinohesh, me siguri mund te nxjeret edhe shume mesim nese reflektohet, por edhe me siguri mund te korret edhe ndonje kenaqesi nese vizitohet.

7/22/2022

ngritje

Ngritje shpirterore do te konsiderohej, gjendja ne te cilen do te ngritej individi, qe efektet e botes matriale do ti perjetonte ne ate menyre qe nuk do ta shqetsonin ne nivel qe ai pastaj te kishte probleme te natyres se ndryshme, fizike, psiqike apo shpirterore.

Ne pjesen e dyte te librit qe e permenda ne postin e djeshe aludohej se kjo qasje apo ky angazhim, per ngritje shpirterore sa vjen e do te jete nevoj imediate e cdo njeriu qe sado pake ka kuptuar qellimin e jetes.

Sygjerimi kryesore ishte se njeriu per tu mbrojtur nga efektet e jashtme, do te duhet te mbrohet me auren e asaj qe quhet energji, apo sic e nenkuptoja une, nur, me efekt mbrojtes ne rastin bazik por mbi te gjitha me efekt sherues ndaj te gjitha semundjeve, qofshin fizke apo shpirterore.

Ajo qe nenkupova une se duhet arritur ishte, sa per krahasim, mund ta elaboroj me ndjenje e gezimit, apo edhe hidherimit. Pra duhet synuar gjendjen qe do te bene ngritjen e emocionit apo reakcionit "kimik" brenda ne organizem ne nivelin qe ajo rreth e rrotul te mos jete me e fuqishme se sa ndjenja qe perjeton kur je i gezuar apo i lumtur, qe nuk munde te shaktroj asgje pervec energjise tjeter qe mund te ishte me e fuqishme se ajo, e qe eshte ndjenja e hidherimit.
 
Pra ngritje shpirterore ne nivel qe edhe tekstualisht do te ishte ngritje qe do te bente gjerat ti shikojsh nga larte, te jeshe i pa arritshem qe te prekesh nga gjerat qe jane nen nivelin tend dhe si sinergji do te ngritesh me afer gjith asaj qe eshte mbi neve.

7/21/2022

shpirti

Para disa viteve e kam lexuar librin "Putevi Dushe" (Rrugetimet e Shpirtit) ku si autor ishte nenshkruat Semir Osmanagic, per qe ne fakt me teper mu duke si editor se sa autor, sepse me teper ishin pjese qe u referoheshin autoreve tjere. Po kjo per kete pak rendesi ka, sepse i remdesishem ishte konteksti dhe koncepti i librit.

Ne pjesen e pare elaborohej koncepti i shpirti, dhe me pastaj metodologjia se si eshte bere hulumtimi qe te kuptohet udhetimi i shpirti pasi qe ai del nga trupini njeriut kur ai vdes.

Praktikisht metodologjia ka qene kur ne nje liber te nje autori qe eshte marre me hipnoze me titull te ngjajshem jane pershkrua seanca te ndryshme ku autori ka vendosur ne hipnoze te thelle pacientin duke i depertu ne nendije, kur ka dirigjuar pacientin qe te "perfundoj" ne vdekje, por ne kete raste ne gjendje hipnotike, ku i njejti, pacienti, ne ate gjendje ka pershkruar cka ka parë pas "aktit" te vdekjes.

Ky eksperiment eshte perseritur me disa pacient, qe ka rezultuar me "informata" te ndryshme qe pas interpretimit te atyre informatave eshte ardhe deri tek disa konkluzione qe kane "pershkruar rrugetimin e shpirtrave pas vdekjes"!

Ishte shume interesant dhe gjithsesi te bente te reflektojsh, dhe me nje vetedije te plote apo me qetsi nese u qasesh atyre hipotezave, ndoshta edhe mund te nxjer njeriu edhe mesim, nga ato "pervoja".

Ne pjese tjeter te librit sillej nje koncept shume interesant per ngritjen shpirterore te njeriut duke interpretuar nje shkrim antik i cili pershkruante disa faza qe duhet kaluar deri tek ngritja "shpirterore" dhe rezatimi i energjise (une e kuptoja si nur) e cila so te sjell dobi ty por jo vetem, por per kete ndonjehere tjeter.

7/20/2022

çakej

Keto dite ne Gostivar po organizohen disa evenimente ne kuader te nje pojekti me sa e di qe quhet Park Festival (munde te jem gabim, pak rendesi ka). Dicka e ngjashme u mbajt edhe vitin e kaluar. Kete projekt e financon nese jo te plot, pjeserisht Ministria e Kultures ne Republiken e Maqedonise se Veriut, Komuna e Gistivarit dhe sponzor te ndryshem!

Kruesisht behet fjale per evente qe me konkret quhen koncerte, apo diskoteka ne te hapur. Me light efekte, me vollum qe te çmend, me illa te estrades dhe me perplot te ri dhe te reja, me gjas edhe plot te mitur.

Nga viti i kaluar rrojdhen plot informacione me perplot abuzime, te tipit pije te ndryshme alkoholike, lakuriqesi dhe cfrenim etik dhe moral, cmime astronomike per pijet freskiese, me shume gjas edhe qarkullim droge. Flitej per plot raste kur te rinje dhe te reja kane perfunduar ne spital per arsye nga me te ndryshmet dhe plot elemente kontraverse.

Mos flasi per efetet dhe demet tjera kolatetale, demtim i prones publike, shqetsim i anvisrive e ne vecanti traumatizim ekstra te pacienteve te shtrir ne spital, pershkak se ambientet ku realizohen keto evenimente, me sakt 'parku i qytetit' ne vij ajrore jane vetem 150 - 200 metra larg Spitalit.

Per bindjen time nje budallalek profesional tek i cili investojen para publike, abuzohet me te rinjt, ku interesi i pergjidhshen shoqeror eshte zero, pasurohen veten disa individ dhe politika lokale me ne fund i shet si pallavra se e gjitha behet ne kontekst te "veres kulturore ne Gostivar", edhe me keq, si shenje "mireseardhe" per mergintaret.

Paradoks, harxhohen para, shkatrohet moral, abuzohet me epitetin "vlere" apo "kulture"! Ne nderkoh me dhjetra projekte ne qytet jane te hapur, nuk jane as afer pefundimir, rruge me hendeqe te hapur dhe gropa, kanalizime te paperfunduar dhe gjithe kjo pastaj nuk e di se si me ne fund kamuflohet me mergintaret, paradoks.

Hala me keq, sot, sonte, po rrethohen ambientet, ngriten binat, shkatrohet gjelbrimi, pergaditen kafazet, qe ne ditet ne vijin, djalli dhe argatet e atij ti kapin me kthetrat tupat e njome te te te rejave dhe te shkatroj shpirtin djaloshar te te rinjve, gjithe kjo ne Gostivar, ne Gostivarin tone! Çakej te cmendur!!!

7/19/2022

ruju

Per informatat qe jepen ne dokumentarin hulumtues "gjak i piste" te realizuar nga ana e Investigative Reporting Lab ne lidhje me abuzimet tek Spitali Zhan Mitrev, nuk me vjen ndermend asgje tjeter vec se zhgenjim dhe neveri, ndjenje e tradhetise se njerzores, bindje se monstuoziteti njerzor nuk ka kufi, thjesht e kupton se behet fjale per perkufizim te pisllokit.

Pyetjet retorike qe njeri normal mund ti parashtroj si: "A eshte e mundeshme!?", "Si ka mundesi!?", "A e ben njeri kete!?" e te tjera pyetje te ngjajshme thjesht nuk duhet te behen, sepse pergjigjeja eshte e qarte, gjithcka eshte e mundeshme, ka mudesi qe njeri te eksperimentoj me njeri tjeter, ka mundesi njeri ta mbyte njerin tjeter, ka mundesi qe njeri ta rrej njerin tjeter ne sy, ta plackit, te ia merr me te dashurin, ta fundos, dhe prap te shkoj ne shtepi ta perqafoj gruan e tij, te ledhatoj femijet e tija, te jete baba i sukseseshem, ka mundesi!

Ka mundesi kete ta bej "doktor" "proĒsor" "akademik" "monstrum" Zhan Mitrev, ka mundesi qe ai kete edhe mos ta kete bere i vetem, ka mundesi kete ta kete bere me shoke, kolege, ka mundesi kete ta kene bere Zhan fuc*ing Mitreva tjer, diku tjeter ne Skopje levo, e diku desno, diku large e diku-diku shume afer, si ska mundesi!?

Ketu gjithcka ka mundesi, edhe sic e tha nje viktime: "...ketu nuk dihet, kush hane e kush pine, dihet vetem kush paguan!". Duke aludu qarte se ketu paguan veten pacienti, ne realitet, paguan viktima! Eh, pra mos u befsh per spital, se nuk je mo pacient, por viktime, ruju vlla, ruju se ne momentin qe u bene per spital, lajte!

Ruju vlla, mos pi duhon as shisha, mos pi alkohol as bira, mos ha pashtet as sallama, ma shkurt ruju, se nuk t'lane Vardari po u bone per spital, as lutjet e t'shpis nuk t'ndihin, as parat nuk sosin pune, as statusat me RIP skam hajr, po edhe kur do dalesh n'televizi von do jete, nuk do mund ta shohesh dokunmentarin! Ruju!


7/18/2022

shalqi

Besoj shumices u ka ndodhur duke luajtur rolin e domaqinit qe te dale ne pazar edhe ne dite te verese se nxehte, si sot, te shkoj edhe te blej shalqi, qe te freskohet vete edhe familjaret.

Edhe me siguri u ka ndodhur qe te perpiqesh qe ta zgjedhesh sa me te mirin, duke e goditur me gisht, duk ia pa shiritat, apo duke e pa sa te ngusht e ka fundin, apo ndonje trik qe e ke pa ne internet edhe prap kur shkon te shpia, jeshil, sllat, pa kok omëltije, fijasko!

Normal, zhgenjehesh, nuk freskohesh, kompleksojesh se nuk je i afte ta zgjedhesh edhe nje shalqi, lene mo dicka tjeter, frigohesh te shkojsh prap te pazari se mos deshtojsh apet, n'hall!

Keshtu me ka ndodhu disa here ne te kaluaren. Edhe sot, me te njejtet motive, shkova te blej shalqi, i rash nja dy here sa mos thot shitsi se jam amater ne perzgjedhje edhe e zgjodha nje, erdha ne shtepi dhe me padurim e mora thiken, e vec sa e preka, sun them e preva, ai plasi, i kuq gjak, i ombël, sherbet, i ftohet, ...eh, i ftohet nuk ishte edhe aq, edhe krenar u thom t'shpis: "ho be si u duket, ... hani se ska perhere keshtu"!
 

7/17/2022

troll

Dikujt qe ne konto, i kane hyre pará, duke bere veprime qe si rrjedhoj i shkaktojn shoqerise pasoja te ndryshme socio-ekonomike dhe politike, ai individ per ate shoqeri mund te konsiderohet, ne rastin me te vogel i shitur, e ne rastin me te frikshem, tradhetar te interesit te popullit apo kombit, ndonjehere ne histori.

Kjo vlen per te gjitha shoqerite, popujt apo kombet. Pra cdo nje popull ne perpjekje qe te ruaj interesin e vete ndermer veprime qe do te llogariteshin te favorshme per kauzen qe ka te percakruar para vetes, qoft duke tentuar te favorizoj apo mbroj agjenden e vete kundrejt te tjereve.

Tani kjo piKpamje ne vete e len te nenkuptohet 'kontradikten', qe i bie se ai 'popull' qe deshiron te avancoj çeshtjen e vete do ta arsyetonte blerjen apo koruptimin e dikuj nga 'pala' tjeter, por kjo do te ishte teme ne vete. Por ama, specifikisht ajo shoqeri qe nuk do te kishte asnje ideal, apo orjentin autentik te organizimit te vete shoqeror dhe shteteror do shendrohej shoqeri e te shiturve, sherbetor te kauzave te te tjereve.

Pra rrjedhimisht, orientimi apo ideologjija per shoqerine eshte shume e rendesishme, por do te ishte e vlefshme apo e dobishme vetem atehere nese ajo do te ishte e drejte dhe e sinqert konform nevojave reale te shoqerise se vete, nevoja te cilat percakrohen nga faktor qe kane te bejm me shtrirjen gjografike, resurset matriale dhe njerzore, e qe keta te fundit kane te bejn me percakromin Hyjnore.

Pra nuk jemi large qe te gjithe situaten ta shohim ne prizmin e amanetit, qe me automatizem cdo nje veprim qe do te behej ne kundershtim me amanetin, do te ishte, devijim nga interesi paresore, qe do te nenkuptonte interesin e pergjithshen shoqeror dhe mirqenjen, paqen dhe sigurin kolektive.

Prandaj per fund, cdo nje shitje e ketij interesi, pavarsisht me sa vetedije apo jo do ta bente dikush apo me cfar motivesh apo perfitimi, ky veprim do te llogaritej tradheti e amanetit.


7/16/2022

gurtnat

Nje post prej n'kemb, duke prit ustain ti ndrroj gurtnant! Ustai me te cilin fola e pret ustain tjeter t'vjen, qe me kompjuter te 'heke' frenin automatik, qe pastaj manual ti ndrroj gurtnat çiraku!

E di se do ishte e dalldisme kot me insistu ta pershkruaj procesin i cili ngjan ne kesisoj situata, po kjo ma solli ndermend nje perjetim tjeter, kur me nje rast me "nje meshter" bera pazar nje pune qe duhej rregulluar dhe natyrshem une bej kerkesen, kam planin dhe idejen se cka duhet te bej, ai pranon, me bene ofertet, une e pranoj, dhe pres prej neser realizimin, pas qe e benem 'hajrli'!

Nese ne mengjes, "mjeshtri" i bije puntoret, zbresin, shkarkojn hallatet, puntoret shkojn te vendi kur duhej te kryhet puna, "mjeshtri" merr veturen edhe shkon! 

Puntoret shkojn te vendi i punes edhe fillojn edhe punojn, si dine vete! Duke pare anash, dilema e para ishte "mos vall nuk e di une procesin e punes"!? Por me kalimin e kohes qart verehej se asgje nga kerkesa ime "specifike" nuk merrej parasyshe, dhe rrjedhimisht mu desht te nderhy! Ne pyetjen, a folet me "mjeshtrin" per idejen kryesore, ata me than: "Jo! ...veç na tha, sot keni ta 'sosni' nje pune, ju dy!?" U qesha, duke i pyetur, si ta 'sosni' kur keq e keni nise!? Dhe prej asaj dite shume "mjeshter" nuk i zó bese! Edhe me duhet per shume pune 'mjeshter' te behem vet!

Keshtu qe sot, 'gurtnan' i ndrroj çiraku, ai ustai me kjopjuterin do ta kthen frenen te vendi, ndersa pagesen do te bejn "mjeshtri"! Ndresa ma vone prap do foli me dikend per fotografit 'mahnitese' nga universi!

7/15/2022

manmade

Nje kuriozitet qe po vjen ne shprehje diteve te fundit pas publikimit te fotografive nga gjithesija, e qe behet shkak i konspiracioneve te ndryshme eshte dilema se sa jane autentike fotografite e publikuara nga NASA!?

Ne nje postim para disa diteve pak me sarkazem e shkrujta: "Personalisht gjithe e mare me nje doze skepticizmi, duke u shprehur me plot bindje se i besoj shkences absolutishte, ama nuk u besoj shkentareve absolutishte!" Edhe disi vazhdoj te te jeme edhe me skeptik akoma.

Edhe pse kam pare tentime qe te elaborohet probabiliteti i fabrikimit te fotografive, me duhet te theme se nuk me ndikojn aspak ato tentime ne skepticizmin qe kame, por thjesht hamendja me linden, kur parashtroj pyetjen: Si ka mundesi qe te kapen "pamje" ne nje largesi per njeriun 'marramendese' me largesi qe matet me vite drite, a "nuk ka" pamje me detale nga nje ndonje planet ne galaktiken tone!?

Logjikisht eshte e pritshme qe me nje teleskop "kaq te fuqishem" do te mund te afrohej, zoom-iratej ekstremisht afer ne cdo planet qe do ti gjendej perpara ne horizont kendit ku eshte vendosur The James Webb Space Telescope!!!

E di se cdo nje dileme qoft e arsyeshme ose jo do te mund ti jepej nje pergjigje apo sqarim teorik, njejt ashtu qe teoretikisht cdokush ne te njejten kohe mund ta kontestonete logjiken e atij sqarimi eventual.

Per mos me e zgjat "konspiraciin" e vetmja gje qe me duket e logjikeshme qe me gjase mund te kete ndodhur realisht nga ekipi NASA e qe eshte kredibile, eshte se kane tentuar qe interpretimin dhe pershkrimin KURAN-or per gjithesine ta vizualizojn, ose ta paraqesin me pamje te digjitalizuar 'manmade' aq sa eshte e perceptueshme nga mendja e njeriut! Kjo mundet!


7/14/2022

lustrum

Nje prej skenave pak sa bizare por qe me ka mahnitur kreativiteti i autorit qe e kam e lexuar ne liber eshte ai momenti kur autori Robert Harris ne librin 'Lustrum' qe eshte vazhdimesi e librit 'Impirium" ndersa te dy keto libra pjes e trilogjies per Ciciceronin se bashku me "Dictator", kur ne fillim te librit, autori nga perspektiva e sekretarit Tiro, shoqerues i pandare i Ciceronit, e "shetit" Ceronin ne varrezat e Romes, fill pas zgjedhjes se Ciceronit Konsul i Romes qe po ndodhe ne fundin librit te pare.

Ajo qe me beri pershtypje, ishte qasja apo perspektiva nga syri i njeriut, "ne kohe reale" te shetitë, apo ec ne nje ane, vend apo hapsire ne vete qytetin e Romes antike, te shekullit te pare para lindjes se Krishtit, qe thuajse ne historine konvencionale nuk trajtohet, as qe aludohet, apo thjesht eshte inegzistente per lexuesin e historise, edhe perskaj faktit se historia shenon gjithe ata te vdekur apo vrare nder vite, e asnjehere "nuk i varros te varrezat"!

E thash me 'mahniti' kreativiteti i autorit, sepese, ndash nga konteksti narativ, nash nga aspekti permbajtesore, shetitja e lexuesit ne nje vend te (pa)zakonshem sic jane varrezat, ne nje kohe te lashte, pershkrimi i cili behej me finesa dhe detale qe mundesojn nje vizualizim te lehte nga lexuesi modern, ngjallen emocion, reflektim, ku per nje te pasionuar pas historise, pashmangeshem eshte edhe perjetrim ndryshe i historise.

Mu kujtua kjo sot, sepse ne perdishmerin tone, sa here u referohemi si model, per nevoja te elaborimit konceptual, organizimit shteteror dhe shoqeror te shteteve ne te kaluaren, dhe me qe me ka rastisur ketyre diteve ti referohem Ciceronit, per te cilin jo me large se para dy viteve kam lexuar ne trilogjin e permendur me larte, te shkruajtur me nje mjeshtri per cdo respekt nga Robert Harris!

Libra qe do te ia kisha rekomandur cdo kuj qe ka pasion historine, politiken, filozofine, antropoligjine, por edhe sferat tjera, ushtarake, kulturore etj.

7/13/2022

adalet

Sa e rendesishme dhe njekohesisht e lehte eshte shprehja e mendimit, apo qendrimit kur per baze e ke parimin, qellimin e paster dhe si model ke ate qe duhet te jete model i vete njerzise.

Prandaj popuj te ndryshem kane ndertuar norma ligje, principe, doke, zakone, dhe perfundimisht Zoti ka shpallur shpallje, qitape, liber, Kuran.

Ne cdo kanun, ne cdo liber, ne cdo qitap, themel per funksionimin normativ dhe praktik ka qene drejtesia.

Cdo nje popull apo individ, perderisa parim e ka patur drejtesin, ka ecur perpara, eshte ngritur, eshte zhvilluar dhe ka perparuar ne shume, apo thuajse te gjitha sferat e jetes.

Zkonshem ndodhen edhe sot e kesaj dite, kur per baze kemi drejtesin qe nga njieti apo qellimi, tek shprejha e mendimit dhe fjales e deri tek zbatimi apo implementimi i vepres, nuk duhet aspak me u frenu dhe bindeshem duhet me vepru, se ska si te mungoj rezultati pozitiv.

7/12/2022

sejf dhen sorri

Fotografia qe qarkullon keto dite, si nje pamje nga Universi e kapur nga The James Webb Space Telescope e qe e publikoj NASA u be virale, ku shihen pika vizelluese qe thuhet se jane galaktika ne vete, e qe mendohet se eshte hapsira me e gjere qe eshte kapur ne foto per universin.

Menyra si pershkruhet perceptimi i fotografise eshte duke e bere krahasimin "sikur me marre nje gusht rere dhe me e zgjate krahun dhe duke leshuar reren, pamja qe shikon syri 'e futur' ne kornize do te ishte ekuvalente me shtrirjen e pamjes qe eshte paraqitur ne fotografine e kapur nga The James Webb Space Telescope"!

Nje tentim ky qe ne menyre racionale te sqarohet dicka e pa perceptueshme me syrin real te njeriut. Hapsire qe eshte e dizajnuar pertej imagjinates se njeriut, i cili mundon te "sqaroj" dicka madheshtore dhe qe vete e prezenton, e ne fund thot prap "lord xhizës", wtf!

E pash se edhe Presideti i SHBA-s e kishte bere share dhe per kuriozitet hyra te lexoj komentet. Llom, komete plot, prej atyre qe manifestonon mahnitje deri ato me sarkastike dhe banale, e qe me duket se tani e kane hjeke foton!!?

Disa koment qe me bene pershtypje ishin: "...mire, ama prap California kerkon secesion", "tash si do behet me çeshtjen e martesave gej", "cka thuan prej larte, kush do fitoj lufeten ne Ukarine"!? ...dhe plot komente i ironike.

Personalisht gjithe e mare me nje doze skepticizmi, duke u shprehur me plot bindje se i besoj shkences absolutishte, ama nuk u besoj shkentareve absolutishte! 

Betër sejf dhen sorri, dhe vazhdon ne sfond, deri sa e shkruaj kete post per univerin, ne sfond shkon kenga hit i ketyre diteve "moj katile, moj katile, uaaa, ....delles qy mi prive!?" ... "delles qy mi prive" eshte nga nje dialekt i exhindeve ne ndonjeren prej galaksive sagllam, se une nuk e marri vesh.

7/11/2022

kurre!

Tash pas sa e sa viteve, gjithmon kur vjen dita perkujtimore e masakres ne Srebenice edhe pse po formalizohet kujtimi, kur mendon thelle se cka ka ndodhur, kur degjon kujtimet dhe informatat qe po plasohen dhe hudhin drite mbi te verteten e kesaj ngjarje, po te mpikset gjaku.

Duket ngjarje jo reale, edhe pse 8372 viktima po e deshmojn te kunderten cdo cast. Duket e pa besueshme kur imagjinon pershkrimet e egzekutimeve, e therjeve, e ngujimeve, e torturave, e ankthit, e gjakut e egersise te xhelatit, klithmat e bishes dhe shikimin e monsters, e pa perceptueshme!!!

Nga ata tjeter e gjitha eshte realitet, i cili fatkeqesisht ka ndodhur, katkeqesisht kujtohet dhe do te perkujtohet edhe per shume vite, nga ata qe perjetuan dhe trasheguan dhimbjen e humbjeve te medha.

Nuk e di a do te mund te kishte mase qe do te nenkuptonte drejtesi per Srebenicen, nuk e besoj. Agresori e kaperdiu, po e kaperceu me "masa" formale e juridike, qe me se paku mund te quhet drejtesi.

Drejtesia do te ishte dicka ne e madhe dicka me e vlefshme, dicka e perhershme, dhe ate mund ta garantoj vetem Drejtesia Hyjnore.

Hapi i pare drejt DREJTESISE do te ishte marrja e mesimit, marrja e vendimit, ngulitja e qellimit qe kesi ngjarje mos lejohet, mos lejojm qe kurre mos na perseriten, kurr! 

7/10/2022

si San Zu, tu mendu

Ajo thenja: "Asnjehere mos e nderpre armikun kur eshte duke bere gabim" qe i pershkruhet se e ka thene Napoleon Bonaparte, por qe e sugjeron edhe San Zu tek "Arti i Luftes", eshte nje keshille qe pa dyshim u sugjerohet ushtarakeve apo edhe strategeve te ndryshem qe ndertojn strategji veprimi me potencial perballje te cfa do lloji.

Kjo mund te ndodhe ne betej te armatosur, ne sport, ne politike, por edhe ne komunikim ditore ku si zakonisht pashmangeshem zhvillohen debate apo perballje verble.

Ky sugjerim edhe pse i qarte vetvetiu, nuk nenkopton implementim naiv, pershkak se kur sugjerohet "mos e ndrepre" si mund ta dime kur duhet me e nderpre, sa gjate me prite, cila eshte vija e kuqe etj. Pra, si mund ta dime se ai bene gabim ne veprim!? 

Kjo natyrshem sugjeron se neve duhet ta dime dhe parashikojm edhe levizjen qe akoma nuk eshte bere, duhet ta kemi konstatuar paraprakisht se levizja qe eshte bere eshte gabim e te ngjajshme gjykime. Duhet ta dime se procesi i gabimit eshte "gabim" e jo kurth qe do te na shtynte neve ne gabim e tj.

Atehere, kjo i bije se neve duhet te jemi skajshmerisht te pergaditur, aq sa "gabimi" edhe "mos gabimi" i oponentit mos bej dallim ne veprimin tone. Neve duhet te kemi perfeksionuar planin e veprimit tone deri ne ate mase sa qe te perballojm edhe armikun me te pergaditur, konform rafshit, peshes dhe fushes.

7/09/2022

fljimi

Koncepti i Kurbanit, flijimit, sakrifices, eshte nje koncept qe sfidon logjiken dhe racionalitetin njerzore. Ky koncept me sa e dime eshte shume i hershem. Arsyja e zanafilles vec mund ta presupozojm se si ka filluar ne hapat e para te njerzise, por e dime se si eshte zyrtarizuar qe e mesojm nga historia e Profetit Ibrahim a.s dhe Ismailit a s.

E dime se ne kultura te nryshme, pjese te civilizimeve te ndryshem, "flijimi" per "perendin" si autoritet me i larte ka qene prezent, dikund mesohet se "kurbani" ka qene vete njeriu, zaten edhe keshtu fillimisht u kerkua nga Ibrahimi a.s. por ndroj! 

Pse ndroj!? Me siguri ketu ka shume urtesi! A eshte kjo deshmi e nje kthese te madhe!? Nje kthese e madhe per rrjedhen e ketij cikli njerzore, i cili filloj me Ibrahimin a.s. te cilit iu prezentua koncept i ri i flijimit per Zotin, po edhe iu prezentua edhe vet Zoti i Madherueshem Ibrahimit a.s tani me, me hapur, me ndryshe, me me detale!? Pas te cilit moment, Zoti i foli ndryshe njerzise, i foli Muses a.s., i foli Isait a.s i foli nejerzise me Muhamedin a.s edhe tha se "e vulosi" me ate!

Ky ndryshim, a nenkupton se njeriu u bë me "i dobet", apo me "i mençur", apo me "i ditur", nuk e di ne kete moment, me duhet ta mendoj, po me siguri njerzia mori kahje tjeter. Pas se ciles flijimi i "qenjes njeri" me konceptin e Kurbanit sic nenkuptohet sot iu ndalua, por iu la e hapur mundesia dhe u sugjerua qe perkushtimi, veprimtaria, puna, qendresa, qellimi, synimi, sakrifica e mireqenjes, prishja e rahatise, flijimi apo derdhja e pasurise dhe vete qenjes fizike mund edhe duhet te behet vetem per Zotin e Gjithesise. Dhe per ate Ai premton shperblime, ashtu sic dine vetem Ai te shperblej. 

Eh, derdhja e gjakut me pastaj, me konkretisht, eshte "elementi" qe te gjithe çeshtjes i jep dimension tjeter, qe tejkalon arsyen dhe arsyetimin se si e shfrytezon njeriu sot, e qe eshte dileme a eshte e sikronizuar sic duhet me perceptimin e konceptit te Kurbanit si akt, e qe me imponohet pyetja, ndodhe kjo pse jemi "te dobet" ose "kemi perparuar"!? Dilem qe duhet lene diskutuar pas kesaj dite me shi te Bajrmait.


7/08/2022

per hater

Per prezencen ne Arafat shkrujta me heret te nje post. Per ate moment te pahaueshem, per ndjenjen, per emocionin, per shpresen qe te largohemi te falur nga ana e Allahut te Lartesuar nga aty. Emocionale, fantastike si perjetim.

Sot ne Arafat, ne keto momente kur shkruaj 19:12 ne vendin tone ndersa ne Arafat vec ka perenduar diell. Lus Allahu Tela te na meshiroj edhe neve gjithandej, te pranoj lutjet e sinqerta te atyre qe u luten sot per mbare njerzine. Te pranoj lutjet e te gjitheve qe poltesojn kushtet per pranimin e lutjes dhe neve si pasoj te na meshiroj, te na fale, te na mbarsoj insha'Allah!

Insha'Allah, haxhileret tane nga trojet tona largohen per ne Muzdelife e per Mina te falur, te meshiruar, insha'Allah sjellin nga meshira dhe miresit edhe ne vendin tone kur do kthehen ne vatrat e tona.

Dasht Allahu qe neve gjithmon te kemi qellim e mire, vullnetin e forte guximin e kreshnikit qe te realizojm synimet e hajrit, te jemi ne sherbim te hajrit edhe me fundin e mire.

Le te pranohen edhe lutjet tona per hater te nje robi besnik, nje zonje fisnike, ne zotrie bujar. Le te pranohen lutjet tona per hater te nje femije qe eshte gjindur sot ne Arafat, per hater te nje plaku apo plake qe eshte gjindur ne Arafat, per hater te gjithe atyre hyzmetçive qe sherbejn haxhileret, per hater te rojeve, per faktin qe eshte Meshirues, i Gjithemeshirshem. Amin.

7/07/2022

juro pijan

Haj ta rikonsiderojm edhe nje here konceptin kur bejm spjegimin e rendesise se perspektives europiane apo integrimit europian ndaj pales e cila keto dite dhunshem proteston ne Maqedoni. Sic po duket dicka nuk shkon, ka nje ngecje apo keqekuptim ne perceptim apo formulim te konceptit, plus probabiliteti i keqekuptimit gjate pershtatjes gjuhesore.

Sepese, po del se me vendoseshmerin qe kane gjate veprimit radikal dhe deklaratave pro europes, keta jane me te bindur se jane bash ata qe manifestojn vleren dhe atributete meritore qe te integrohen ne euro si pijan, pershkak se ai deklaron bindeshem: "jas sum euro pijanec", "nije veqe sme euro pijanci", i taka na tamu i taka na taka.

Ai, para se te shkoj ne protesta te malskata kafana i pìn disa bira apo ndonje çukançe, bohet pijan edhe del ne protesa me vleren e atij pijane. Edhe normal aty e manifeston gjithe ate qe ka si vlere duke rezikuar veten dhe gjithe te tjeret rrotull per te miren e pergjithshme dhe trashigimin kulturo historike dhe identitetin gjuhesore dhe kombetar, si euro pijanec.

Mendoj se kjo pune duhet me tentu qe me informin te drejt te rregullohet duke spjeguar se nuk eshte me pa tjeter qe te píne raki per me u integru ne Europe, pra per integrim ne Euro nuk duhet me qene pijanes, mundet edhe si makedonec pa problem.

Aman se na mbyten, ju te ligjerimit publik, kujdes ne fjalor, ta rrallojm interpretim: jurëpijan, europian, europijanci, e te ngjajshe se nuk ndalet kjo pune, tallash merr.


7/06/2022

vorst variant

Tani me jam binde se protesta dhe mllefi qe shfaqet ne rruge para Qeverise dhe Kuvendit te Maqedonise se Veriut nga ana e "qytetareve" qe eshte e dukshme se jane disa maqedonas me mentalitet te shekujve te kaluar me pretekst te kundershtimit te 'propozimit frances' per ndertimin e kornizes per bisedimet me Bullgarine. Ne realitet, dhuna dhe mllefi nuk shfaqet kunder ketij propozimi, qe ata vete e kontestojn se egziston, per shkak se thuan: "ta shohim dokumentin!?", por shfaqet pa fijen e dyshimit vetem dhe vetem kunder shqiptareve.

Kjo per mua eshte shume e lehte per ta kuptuar. Keta qe dhunshem protestojn, kete vend nuk e ndjen si shtet modern me perspektiv per zhvillim dhe integrim, por vetem si strofull per strehim ("nema drugde kaj da odime!?") nga gjithe ata qe i ndjekin (ndjenje paranoje)! Apo me brutal, ata kete vend e ndjen vetem si "ajducko gnezdo", ku zaten edhe e gjejn zanafillen e historise se tyre, aty e kane motivimin, ata vet e thuan, ata e pranojn, "nije sme naslednici na ajduckite vojvodi!".

Keta jane te frustruar skajshmerisht, me veteveten, dhe si femija hilexhi, qe akuzon tjetrin pa hezitom per fajin qe ka bere vete, edhe keta per hilen e tyre, zullumin qe kane bere ndaj fqiut, akuzojn ("kletite") shqiptaret e "mallkuar"!

Por kot, keta do "mbyten" ne mllefin e tyre, por fatekeqesisht po kontaminojn pjesen tjeter te komunitetit te tyre qe jane te qyteteruar dhe esnaf ne biznesin apo profesionist ne profesionin e tyre. Me kete behen viruse i keq dhe i vazhdueshem.

Edhe per paradoks, edhe Corona virusi qe ishte nje e keqe per njerzin, per ironi me kohen po shendrohej ne nje variant te ri, me i avancuar, "keta" idiot, sorta e Milenkos & Co
 tane kohen nje mut jane tu mbet.

7/05/2022

shoven

E degjova para dy diteve Milenko Nedelkovskin ne nje streaming qe e kish pas. Nje fashist, shovinist i vrtet! Nuk mund ta quaj nacionalist sepse nuk ka gjas te jete asnje far nacije ai, nje hibrid shkarti i kush e din cfare xhinsi. 

Sorta e ati jane te destinuar te kompromitojn cdo gje, duke mos e kursy as veten, sepse realishte vlere e veta ata nuk kane.

Nje sort mercenari i antivlerave, i frustruat skajshmerisht me realitetin e ri qe, si duket i dhemb shume fakti qe tani me ne Maqedoni po etablohet fryma reale e orientimit drejt perendimit dhe shkeputjes nga influenca e Rusise.

As mos permendim burimin e ketij frustrimi qe ne fakte eshte etablimi i shqiptareve ne institucionet shteterore, aq me teper drejtimi i institucioneve nga ana e shqiptareve qe nuk jane inferior ndaj maqedonasve, pervec ne raste kur shiten, deshtojn.

Sidoqoft, tipi nenkuptohet se nuk eshte i vetem ne kete gjendje. Ai ato pallavra ia shet dikuj, dikush ate e degjon, keta i shohim kush jane sa here ndodhen dicka qe do te iu jep mundesi te veprojn ne anarki, sic jane protestat, eventualisht.

Por, ne ate moment me shkoj ndermen lutja: "mbyti ne mllefin tuaj, argat te djallit"! Edhe pse kjo nuk do ishte shume popullore per me u marre me ata, ama per korektesi edhe ndaj atyre, mire eshte ta dine ata se edhe neve e dime se ata jane n'hall! Eh, kjo pastaj ndaç le kualifikohet si shoviniste.

7/04/2022

son's of liberty

Kremtimi i 4 korikut si feste e Pavarsise te Shteteve te Bashkuara te Amerikes ketu tek neve pas renjes se Komunizmit graduelisht vite pas viti eshte shendruar ne tradite. Arsyja dihet, prezenca e SHBA-ve si faktor, roli shume i rendesishem per paqen dhe stabilitetin, prezenca administrative ka bere qe jo vetem formalisht por edhe me evenimente konkrete te shenohet kjo date por edhe te kremtohet si e tille.

Lufta per pavarsimin e kolonive ne Amerike nga inperializmi i Mreterise Britanike ne dekaden e tete te shekullit 18, qofte per shkasin, qofte per motivet por qofte edhe per menyren se si eshte zhvilluar eshte shume interesant dhe e rendesishme.

Rubullaksuar mund te themi se shkas ishte mungesa e drejtesise dhe jo barazia, motivi ishte liria ndersa metoda ishte veprim me guxim dhe trimeria.

Ishte lufte kunder tiranise, ishte lufte per liri dhe barazi, lufte per demokraci! Gjithe kete me vone e pasqyruan ne Kushtetuten e Shteteve te Bashkuara te Amerikes dhe e zbatuan tani me nder shekuj!

Eterit themelues, qe konsiderohen personat qe drejtuan luften per liri si Xhorxh Vashingtoni me shoke, si Xhon Adamsi ne shoke, si Tomas Xhefersoni me shoke, ata edhe deshmuan se ajo qe shkruhet ne leter, ajo qe thuhet kur thirret populli qe te mbeshtet nje kauze, ajo edhe mund te zbatohet kur fitohet ajo kauze. Pra mund te zbatohet liria, drejtesia dhe barazia. Deshmuan se mundet pushteti te jete "i popullit, nga populli, per popullin", pra deshmuan se ajo mund dhe mos jete vetem par ata, por per gjenerata te tera, tash me 246 vite me radhe.

Urime pervjetori i Pavarsise USA!

7/03/2022

dorzim-pranim

Emocion kur dorzon nje detyre, me siguri eshte emocion kur e pranon nje detyre! Sonte ne Gostivar u be dorzim-pranimi i Detyres Kryetar i BDI-se ne Gostivar!

Takova shume njerez, disa me pyeten: "si te duket!?", "si mendon!?", "Urime per Valdetin"! Ali Ahmeti me pyti: "..si shkojn punet!?", Talat Xhaferi me tha: "Urime"!!!

Te gjitheve ua ktheva pergjigjen konform pyetjes! Besoj adekuat u pergjigja duke shfaqe optimizmin qe kame per kete ngjarje qe ndodhi sot. Valdetit i deshirova suksese! Mire mu duke, punet shkojn mire, edhe iu bashkangjitha urimit te Talat Xhaferit.

Mesazhet e Ali Ahmetit ishte konkret dhe direkt: "...ju te rinjte m'shoni perpara, aty ku do ta vendosni ju kemben, neve te vjetrit do ta vendojm koken", "funksionet vine e shkojne, idealiste gjthmon rrojne"!?

Kjo sa ngjall optimizem per ata qe do te udheheqin keto procese aq edhe i obligon qe te jene kreativ, praktik dhe pragmatik ne komunikim, me ideja dhe ne menaxhim me resurset njerzore.

Uroj qe Valdeti te ia dal faqebardhe, te jete i qendrueshem ne parimet dhe principet qe ka kultivuar nder vite. Uroj te kete vendoshmerin qe te prije proceset qe do te shfaqen rruges dhe te deshmoj se meriton respektin dhe perkrahjen tone.

7/02/2022

gjuha

I besoj teorise se gjuha shqipe ne origjine eshte njera nga gjuhet e para qe krijoj Zoti. Njera nga gjuhet qe apostrofohen kur thuhet se "u krijuam gjuhet dhe u ndajnten fiset!

Ne interpretimet "jahudiate" interpretohet se numri i fiseve dhe gjuheve qe apostrofohen eshte dyedhjete!

Gjuhetaret moderne kur ndertojn trungun e gjuheve dhe degezimin e tyre, gjuhen shqipe e shenojne si e vetmja gjuhe e cila qe nga zanafilla nuk eshte dege e asnje gjuhe dhe nga e cila nuk eshte degezuar ndonje gjuhe tjeter, pervec dialekteve.

Kjo nenkupton se si e tille gjuha shqipe eshte gjuha me e vjeter qe mund te egzistoj e qe nuk ka pesuar ndryshim ne rrenje por ne shqiptim ndoshta.

Per hire te formatit te teksteve qe shkruaj ketu, nuk do te doja te hy me thelle  ne teorite qe "Thoti fliste shqip", per Profetin Idriz a.s, apo per faktin se ketu ishim ne kur skisht as dete e as dhé!

Por thjesh te rikujtojm problemin qe eshte shqetsimi me i madhe keto dite, "propozimin frances", e neglizhimin Bullgare. Sidomos faktin se gjuha maqedonase eshte kodifikuar ne vitin 1945 e bullgari ne proces verbal do thot "nuk egziston gjuha Maqedonase"! Problem!?

7/01/2022

sherr'

Edhe nje here per te saten here shqiptaret tentojn ta shpetojn Maqedonin nga ajo qe quhet deshtim! Kete e bene sot Bujar Osmani ne rolin e kryediplomatit, e bene Ali Ahmeti me politiken a tije qe synon paqen dhe stabilitetin e vendit, konform gjeopolotikave, etj.

E bejn se i ka kap sherri i sherreteve, qe nuk e duan vendin e vete. Sherri i atyre qe vete pastaj me gojen e vete pranojn se asnje marveshje te nevojshmen per shtetin si subjek nderkombetar nuk e kane bere me kohe, saktesisht e pranojne se "kemi gabuar, jemi vonuar, kemi deshtuar, ... me shqiptaret, me fqinjet" etj.

Rasti i fundit eshte me kontestin me Bulgarine, me rolin e Bujar Osmanit i cili sic duket seriozisht perpiqet te nxjer nje "pozicion" te favorshem per Maqedonin ne bisedimet. Person te cilin maqedonasit e akuzojn per cka mos, vetem e vetem qe te imponojn shkas per krize politike, ne kuriz te shoqerise ne pergjigjesi.

Natyrshem tek pala shqiptaret te zhgenjyer vazhdimisht nga qendrimet fashiste dhe shoviniste paraqitet frustrimi i cili ngjallen dilemen, "sa ia vlen"!?

E dime se ka shume nga ata qe kesaj pune moti ia kishin rras' shkelmin, ka nga ata as qe e konsiderojn kete pune dhe krejt ne drejtim tjeter e shikojn perspektiven, dhe jane si duket pakice ata qe ne nje menyre ose tjeter vazhdojn te shikojn me nje doze optimizmi faktin se ia vlen per te miren e pergjithshme, paqen dhe stabilitetin, mos me i fry zjarit ku si rrjedhoj pasojat mund te jene fatale.

Personalisht jame i bindur se maqedonasit nuk e duan shtetin Maqedonia e Veriut, tani me pas ndryshimin e emrit e kosiderojn si i huaj! Nuk e duan perspektiven euro-atlantike, nuk e duan bashkejetesen si vler, prandaj nuk kursejn rast qe te pengojn proceset. Shtetin dhe institucionet i shikojn vetem si mundesi per karier dhe perfitime personale dhe eventualisht te grupit te ngushte, popullin e shohin vetem si konsumator, ndersa neve shqiptarev na kane vetem motivim per te ushqyer egon duke na shikuar me perbuzje dhe arogencen e snobit.

Kete nuk e fshehin as ne komunikimin publik as ne nivelet tjera ne ndonje rafsh profesional, ku gjithmon matesh dhe gjykohesh mbi dallimet e asesi me vlerat dhe gjerat qe mund te na bashkojne, pra me nje sherr te papare dhe frustrim jashte cdo arsyje.


FLAMURI