3/17/2023

SMALL BROTHER

Po po lexoj e po degjoj te shkruhet per fenomenin e javeve te fundit te Big Brother ne Shqiperi per kete vite! Po liferojn fytytura te personazheve, si atrakcion ne portale, ska çare pa e verejtur!

E kam kuptua rethe e rrotul se shume vete e ndejkin me shume interesim. Befasisht ne rastet qe kam hasur eshte verejt interesim serioz duke mos u permbajtuar aspak se ate e bejn me perkushtim, jo vetem si qasje klishe per te shuajtur ndonje kuriozitet!

Me kujtohet eshe vitin e kaluar e kam shkruajtur nje post per Big Brother e vitit te kaluar. Pa dashur te rikthehem edhe ta shikoj cka kam shkruajtur atje, mendoj se, per asgje nuk kam ndryshuar qendrimi. Edhe kete vite nuk e kam ndjekur asnje minut fare, pervec ndonje video klip qe aksidentalisht mund te me kete dale perpara, por edhe ate vetem per pak sekonda, hic me teper!

Vazhdoj ta ndaj qendrimin qe kesisoj eventesh nuk jane aspak te dobishme. Ne momentin qe po e shkruan me siguri eshte duke u kosideruar ngjarje e mbremjes ndersa ky shkrim mund te jete e fundit fare qe dikuj mund ti ineresoj, por prap e shkruaj vetem si deshmi qe me gjithe qenjen time distancohem nga gjithcka qe stimulon degjenerim shoqeror, pik.

No comments:

FIFA