3/27/2023

DUHET VETEM ME E BÓ

Me kujtohet perpara kur ishin n'mode antenat analoge per televizor, me pastaj antenat satelitore, dhe gjith ai procesi i regullimir te kendit dhe drejtimit, ajo e vikatma e njeri-tjetrit, njeri jash e tjetri mbrenda: "ktheje e dhe pak, .. edhe pak, ...eh, ndale, ...edhe pak ktheje prap"!

Thuajse dikush behej eksper per reegullimin e antenave, sepse ia merrte doren ka ta kthej, edhe vertebe gidite, e qellont kendin, e kapte signalin fort edhe funksiononet! Regulloheshin programte dhe shikohej televizor, ...jeta ishte e lumtur, do thonim tani se atehere pale si na dukej!

Sidoqoft besoj ky perkujtim i vogel na perkujton sa e renedesishme eshte te qellohen frekuencat apo valen per te harmoniziar sinjalin dhe rrjedhimisht te vendoset lidhja e duhur qe gjerat te funksionojne sic duhet.

Allahu na thot: "Pasi të kryeni namazin, përmendeni Allahun duke qëndruar në këmbë, ulur dhe të shtrirë. Kur të jeni jashtë rrezikut, atëherë faleni namazin të plotë, sepse namazi është detyrë për besimtarët në kohë të caktuar." (s04/a103 - Kuran)!

Une e kuptoj, ne kohe te caktuar, ne drejtim te cajtuar, ne kohezgjatje te caktua, permendeni Allahun qe te vendosi/m lidhjen e duhur, qe forcoj/m sinjalin e qe te harmonizoj/m ndelodhjen, qe rrjedhimisht te funksionoj sic duhet ajo qe pritet nga neve! 

E mira e situates sot eshte qe jemi digjitalizu, nuk jemi me analog, ska shume nevoj me dale ne ballkon me bertit, dihet nga duhet me e kthy, dihet cka me bó, dihet kuj duhet me iu drejtu, ...duhet vetem me e bó!

No comments:

FIFA