3/15/2023

EPO HË, HALA!?

Ne nje ndeje rasti, me nje tavoline mes miqve me biseda informale kane biseduar dhe kane bere shaka nje grup shokesh! Ne mesin e tyre ka qene prezent edhe nje drejtues i nje institucioni psikiatrik!

Ne bised e siper, arrihet deri te muhabeti se si percaktohet qe pacienti eventual qe ti nenshtrohet trajtimit ne institucionin perkates!?

Drejtuesi per korektsi ndaj miqve fillon dhe elaboron proceduarat formale dhe jo formale dhe pervec tjerave tregon se si bejn testet e para te thjeshta nepermjet pyetjeve qe me pasta te procedojn me tutje.

Shebullin e para qe e tregon eshte testim i thjesht i gjindshmerise: "... e dergojm pacientin para nje vaske e cila eshte duke u mbush me uje nga rubineti, ku aty prane vaskes gjindet vetem nje ene e madhe dhe nje ene e vogel, duke u dhene detyren qe mos lejon qe te derdhet uji nga vaska!"

Pas kesaj e mbikqyrim se cka do te bej, a do ta merr ene e madhe apo enen e vogel me perpara!? Per nje çast mbreteron qetsi ne tavolin dhe fillojn sugjerimet si me shka mes shokve, njeri thot "logjikisht se do kape enen e madhe!", dikush tjeter si zakonisht, prej inat te shokut e shton "...ja be, enen e vogel do ta marre" duke shtu argumet se pse ena e vogel mund te jete zgjedhja e duhur!

Behet zhurma, disa te madhen e disa enen e vogel!!? Drejtuesi me sy hapur e me nervoz i bie tavolines edhe pa protmas çohet ne kemb per te ikur nga ndeja! Shoket te kapur ne befasi nga sjellja, si me shaka, i thon mir be mos u nervozo, cka duhet bere ne ate rast!!!!?

Ky, duke e hap deren nga vendi i ndejes thot, "...duhet ndal ujin qe mos rrjedh nga rubineti, ... a tash shkova te ua siguroj dhomat juve!!!!!!"

No comments:

FIFA