3/24/2023

RUJNA ZOT

Sa njeri prej nesh lakmohet, perkushtohet, synon dhe deshiron nje jete te gjate!? Sa njeri prej nesh vrapon dhe tenton te grumbulloj pasuri, sa njeri prej nesh lakmohet ndaj te mirave dhe vetive qe ka tjetri!? Plot, ndoshta te gjithe, duke mos zgjedhur menyra se si te arrijm ate, here duke bere kompromise te cuditshme e here duke mos bere asnje kompromis, vetem dhe vetem qe neve te arrim qellimin!

Ajetet para rendease dhe ajeti kur thot Allahu: 
"Le të mos mendojnë kurrsesi jobesimtarët se për ata është mirë që ua zgjasim jetën. Ne ua zgjasim jetën vetëm për ti shtuar gjynahet; për ata ka ndëshkim poshtërues." (s03/a178 - Kuran), si dhe ajetet qe pasojn pas keti ajeti, qarte me terheqim verejtjen se jeta pa vepra te mira nuk llogaritet nje mundesi e mire, si dhe jeta me vepra te mira por qe behet me kopraci eshte sfide ne vete gjithashtu!

Vetem se mire eshte te dihet qe, nese vepra e mire, ne fakt cdo nje veper apo veprim, nese nuk behet me kriteret qe te jete e drejte, e sakte, gjitheperfshirese apo te mos kete kopracin aty, mundesia qe dobia e asaj vepre te jete e vogel eshte e madhe!?

Pa cke edhe nese, thuajse e kalom nje jete te tere edhe te gjate duke "bere" vepra te mira, duke qene mohues ndaj vete Atij qe ska veper qe nuk eshte nen posedimin e Atij, neve rezikojm qe te jemi ne anen e gabuar, sidomos kur gjate gjithe kohes na sugjerohet se cka eshte e mir qe sjell dobi dhe cka eshte e keqe qe na rezikon!?

I bie ne realitet te jete e thjesht! Mbeshtetja tek Ai duke u perpjekur qe jeten ta kemi ne harmoni me kriteret e caktuara, garanton, qe sado e gjate apo e shkurte te jete jeta mund ta shikojm shume me teper sesa ndonje e arritur tjeter e dizanuar nga vete njeriu si e tille e ne fakt te jete HUMBJE e garantuar! Rujna Zot!

No comments:

FIFA