Ky aktivitet karakterizohet nga fakti qe grupe te ndryshem te aktivisteve, sic thash te pasionuar pas ngjarjeve historike, ne kuader te evenimenteve qe shenojn data historike, mblidhen dhe rikrijojn ngjarjen qe e shenojne, kryesisht beteja te caktuara duke u munduar maksimalisht te rishfaqin ngjarjen me te gjithe detalet dhe karakteristikat e ngjarjes, prej veshjes apo uniformave autentike, armeve, veglave, kohezgjatjen e betejes, ushqimin, logoret, shatorat, numrin e pjesmaresve thujase deri ne saktesin maksimale te paleve te involvuara e te tjera detale delikata.
Gjith kjo si nje mundesi per te perjetuar emocionin e momentit, per te kuptuar moralin historik te ngjarjes, per te mesuar ne menyre interaktive apo shume aktive historine e ne vecanti per te kuptuar vleren e sakrifices, vetem dhe vetem qe ne fund te shprehet respekti dhe mirenjohje per paraardhesit.
Tani, e mendova, a thu, vaAllahi a thu!?
A thu!? Une per vete nuk e di a mundem, e di se nuk do mundem as ne reenactment as ne rishfaqje ta luaj rolin e Adem Jasharit, nuk e di a do kisha gjet burra e gra qe do mund te "perjetonin" sakrificen e Jasharajve edhe ne nje skenar te simuluar! Nuk e di!? Femije e di se do kisha gjete sepse me çiltersin e tyre do te kishin dasht te perjetojn moment qe te jene, pa cka se edhe ne rast fiktiv, pran Bacit Adem dhe Bacit Hamza! Burra e gra, sot, nuk e di!?
A per ushtar serb qe do riaktrojn, mendoj se nuk do ishte problem, u jep naj euro edhe per nja dy dite i zbrazen studiot televizive edhe e krijon njesitin e MUP-it menjeher, vetem do duhet me u dhon pak kohe deri sa te vendosin kush do jete Milorad Ulemeku, kush do jete Zivko Trajkovic apo Goran Radosavljevic, ama nja nje qind veta i gjene menjehere, sagllam!
Lavdi!
No comments:
Post a Comment