3/04/2023

KUR SKA SHTET!?

E degjojsha nje dite nje burre te moshuar i cili i pergjigjej nje ankete qe e realizonte nje televizion ne Kosove! Pyetjet ishin ne lidhje me "Asosciacionin" qe eshte nje teme aktuale vitin e fundit! Nje teme e hiper diskutuar dhe kontraverse ne te njejten kohe, rreth se ciles ka disa qendrime dhe plot prononcime te cuditshme.

E para gje qe ne ate moment ndjejta, kur degjova pergjigjet e personit ne fjale, ishte, pse media lejon te transmetoj keto raste ne publik, kur dihet se nuk i bene aspak ndere individit qe prononcohet por ne asnje menyre nuk i ndihmon as çeshtjes, nese do te ishte ky qellimi i arsyeshem pse behen anketat.

I anketuari, nje burre i moshuar, pensioner i thyer ne moshe, mund te themi se ishte i artikuluar ne fjalor, por skajshmerish subjektiv ne qendrime, i cunguar me informacion, dhe si rrjedhoj e presionit momental nga kamera, teper tendencioz dhe per pasoj edhe kontradiktor, ku pas disa minutave e turpron veten, qe del te jete i pa dobishem per interesin publik, perkundrazi behet vetem edhe nje nunace e konfuzitetit duke u eksploatuar si "populli" nga palet e interesit me vone.

Ne ndekohe te shkon mendja te studiot e debateve televizive, ne sallen e Kuvendit ne Kosove, te shkon mendja te analistat, te politikanet, te intekektualet dhe profesionistet e ndryshem, te gjithe ata qe folin ku duhet edhe te ata qe folin atje ku nuk duhet, te dilema, sa e goditim e sa here e shkretim, kur mund te zgjedhim e kur na imponohet qe te flasim apo degjojm!?

E fundi dhe e pa shmangeshme qe pershkruan menyren se si i shohim gjerat ne pergjithsi neve kur e bejm analizen eshte anegdota qe flet per nje burre i cili e kish derguar gruan shtatezan ne spital qe te lind. 

Para kesaj ai ka patur ne jete tre vajza, me shpres se do tu lind djal, ka qendruar duke pritur ne koridor para repartit. Pas pak del personeli dhe e uron me fjalet "...zotri, urime, keni edhe nje vajze!", ...zotria i gezuar por jo edhe i kenaqur, pasi shkon infernierja para te pranishmeve e konstaton: "... epo, kur ska shtet!!!!?"

No comments:

FIFA