3/11/2023

MIREBESIM

Gjeja me e vlefshme qe mund te egzistoj ne nje raport mes dy edhe me shume njerezve eshte besimi apo mirebesimi, edhe anasjelltas, gjeja me e demshme qe mund te shkatrroj nje raport me mes dy ose me shume njerezve eshte mungesa e besimit te ndersjellte.

Kjo per nga kategoria, sigurisht me relevante eshte ne familje si qeliza e shoqerise, por naturishte ajo vlersohet ne te gjitha raportet qe munde te jene vitale per nje shoqeri te shendoshe, si per shembull, mirebesimi kolegial, profesional, raportet ne mes dy paleve sic mund te jene, pacient-mjek, nxenes-mesues e keshtu me radhe ne gjithe ate qe mund te na vjen mendje.

Ketu do te vecoja pa dyshim si top priorite qe duhet te ruhet me fanatizem eshte mirebesimi ne raportet bashkeshortore, dhe familjen me te ngushte, raportet ne mese ortakeve apo partnereve qe bashkepunojne ne dicka qe e konsiderojm te perbashket, raporte ne mes dy shokeve apo shoqeve qe ndaj perjetime por edhe sekrete te perbashketa etj.

Sepse, mungesa e mirebesimit dhe besimit te ndersjellt, pashmangeshem mbjell faren e dhjetra veseve qe bastaj behen baze e qindra dukurive negative ne shoqeri.

Thjesht, mungesa e mirebesimi e sjell genjeshtren ne mes, mashtrimin e bene vegel, deshprimi eshte pasoj, ankthi shendrohet ne vuajtje dhe tradhetia shton tradhetaret.

No comments:

FIFA