3/05/2023

SELAM ALEJKUM

Ne njeren nga Xhamit e qytetit, te behet zemra mal kur shikon si xhemati grumbullohet, nga grupmosha te ndryshme, ne fakt nga te gjitha moshat apo gjeneratat, prej me te rejat e deri tek ata te shtyre ne moshe!

Mendoja, natyrisht, motivet, inspirimi per te ardhur ne Xhami mund te jete i ndryshem, kur e kemi parasysh mundesin qe ibadetet, falja e namazit mund te behet edhe ne shtepi, por prap vendosin te vine ne Xhami!?

Dua ta besoj qe te gjithe jane nen ndikimin e hadithit qe keshillon ardhjen ne Xhami sepse shperblimi ne sevape eshte me i madhe, kjo do te ishte shume e mire, qe e besoj se edhe tek shumica eshte, por sidoqoft, ardhja ne xhami per namaz flet shume per personalitetin e njeriut te zakonshem! 

Ai, pa dash aspak ta idealizoj, ai demonstron nje disciplin shume spontane per vete faktin qe ndjek nje orar te caktuar, ai e orienton kohen me vaktet e namazit: "para dreke", "pas dreke", "mbas iqidije", "mbas akashami", "mbas jacije" e keshtu me radhe, ai frymzimin e ka gjithmon ne emocionin e obligimit (farzit) te te qenurit vigjilen si ne kohe ashtu ne vepra! Ai i maten veprimet me vleren e te qenurit, hallall apo haram, sevap apo gjynah, ai e jeton jeten ne sikron dhe harmoni universale hyjnore, mashaAllah!!

Tani, a mund kete nga ata qe shkoj/vine na xhami se "skane cka te bejn tjetersend", "se nuk u rrihet te shpia se sun i durojn grate" ...kete nuk e di, a ka nga ata qe shkojn ne Xhami per "çallam"!? ...kete nuk e besoj aspak, edhe dikush nese e nise me ate qellim, nuk mund ta çoj gjate, sepse aty ndodhin mrekulli, aty rahmeti eshte i madhe, aty ndodhin momente me te fuqishme emocionale, spontane, aspak spektakolare ndoshta, por permanente, aty ska ku mund ti bejsh dikuj çallam, aty kur e bene "PIN"-nin, ALLAHU EKBER!!!! ... fillon te ndodhen tjetersend ku te gjithe, ne boten e brendeshem perjetojn ate per te cilen jane aty! 

PerjetojneATE qe, nuk mund ta perjetoje dikush qe rrin jashte, nuk mund ta perjetoj ai qe bane gajlet "kush pse shkon ne xhami", "pse i mbá ne dore ato tespí"! Ai pe "merzitet" per "turki e arabi", nuk mund ta perjetoj AI qe nuk ka guxim nje here te hy ne xhami a behet trim per nje nahi, dhe keshtu duke qene dilinxhi, e merre ne qafe veten, evlad e nje shtepi! ...selam alejkum!

No comments:

FIFA