3/01/2023

GOSTIVARI I PARI

E degjoj dje Visar Ganiun, Kryetari aktual i Komunes se Çairit, ne tubimin qe e kishin ne Çair me rastin e iniciatives per te sfiduar egzekutivin, me sakte ministrat shqiptar ne Qeverin e Maqedonise se Veriut, si perfaqsues i "grupit te zjarit" kur iu drejtua te pranishmeve me fjalet, pervec tjerave (parafrazoj): "...me shume kane bere investime ne Gostivar, qe eshte komune qe udhehiqet nga opozita se sa ne Çair ...)!!!!!! Ky kontekst i bisedes u aludua ne dy tre raste, pervec tjerave!

Thene te drejten, edhe mund te kuptohet se ne ata raste mund te thuhet cka do qe te vjen ndermend, per aq sa ke dal para publikut qe e ke thirrur, por edhe nen presionin se mund te shkoj struja bash duke fol, ama deri ne ate shkall te jesh shovinist edhe diskriminues qe ta perseritish dhe ta anatemojsh Gostivarin "se, pse ne Gostivar te behen investime kapitale!!!?", qe baj dhë uej, "nuk ká investime kapitale ne Gostivar!" siç sprehen folesit tjere nga Gostivari, ...kete nuk e kuptoj, dhe kjo flet shume per mungesen e ofertes reale ne kete beteje!

Hipotetikisht, edhe te ishte e vertet qe nje Qeveri investon ne Gostivar edhe nese eshte nen drejtim te Kryetari nga radhet e opozites, kjo pse duhej te ishte problem!? 

Nje Qeveri dhe cdo nje qeveritar ne kete aspek nuk duhet te jete diskriminues! Qytetaret e vendit duhet shikuar si te barabarte, pa asnje diskriminim krahinor, as etnik, as fetare, ne fakt ne asnje lloj diskriminimi. Nje politikan duhet te jete ne funksion dhe sherbim te te gjitheve, pa asnje lloj dallimi.

Kjo eshte e pa pranueshme, jo dinjitoze, eshte nen cdo nje principi edhe te rivalitetit politik me te paparashikueshem, aq me pak kur e gjithe beteja behet per mbijetes politike dhe rivalitet personal sic ne vazhdimsi potensohet!

... op, ma ndalen internetit, sun shkruj me shume!


No comments:

FIFA