3/28/2023

NDALEM E MENDOJ

Sa uretsi e sa keshill ka te ajeti/ajetet: "O bijtë e Ademit, Ne ju dërguam rroba që të mbuloni vendet e turpshme, si edhe për zbukurim; por, petku i devotshmërisë është më i miri. Këto janë disa shenja të Allahut, që ju të merrni këshillë." (s07/a26 - Kuran)

Pastaj, "O bijtë e Ademit, le të mos ju mashtrojë kurrsesi djalli, ashtu si i nxori prindërit tuaj nga Xheneti, duke ua zhveshur rrobat për tu dukur vendet e turpshme! Ai dhe shpura e tij ju sheh, prej nga ju nuk i shihni ata. Ne i kemi bërë djajtë roje të atyre që nuk besojnë." (s07/a26 - Kuran) lexojeni edhe nje here, ... "Ne i kemi bërë djajtë roje të atyre që nuk besojnë."

Me posht pò te sureja EL-A 'ARÂF, lexojm se:
"Allahu do tu thotë: Hyni në zjarr me popujt - xhindet dhe njerëzit - që kanë qenë para jush. Kurdo që një popull do të hyjë në zjarr, do të mallkojë të tjerët që kanë hyrë para tij. Dhe, kur të tubohen të gjithë atje, atëherë i fundmi i tyre do tu thotë të parëve: O Zoti ynë, këta na kanë sjellë në humbje, prandaj jepu atyre një dënim të dyfishtë zjarri! Allahu do tu thotë: Për secilin (nga ju) ka dënim të dyfishtë, por ju nuk e dini." (s07/a38 - Kuran)

A kur e lexojm çka do thone te paret tane (rujna o Allah): "Të parët do tu thonë të fundmëve: Ju nuk keni qenë më të mirë se ne, prandaj shijoni dënimin për atë që keni punuar." (s07/a39 - Kuran) Vec e paramendoj nese te paret tane kane qene me te mire se neve, sot!!!!!? Ndalem e mendoj, vazhdoj, vazhdoni lexoni!!


No comments:

FIFA