3/30/2023

AD DHE THEMUD

Kur permenden ne Kuaran fisi Ad dhe fisi Themud gjithmon nje gje me shkon ndermend se keta popuj apo fise (qe besoj qe nenkuptohet si forme e civilizimit ne konceptin e sodit) nuk permenden askune ne historiografin konvencionale te te kaluares njerezore!?

Allahu na njofton: "Fisit Ad i dërguam vëllanë e tyre - Hudin. Ai tha: O populli im! Adhuroni Allahun, ju nuk keni zot tjetër përveç Tij. A nuk po i ruheni dënimit?" (s07/a65 - Kuran) dhe 
"A po çuditeni që këshilla e Zotit tuaj tju vijë nëpërmjet një njeriu prej jush, i cili ju tërheq vërejtjen? Kujtoni që Ai ju bëri zëvendës pas popullit të Nuhut dhe ju dha trup e fuqi të madhe. Kujtoni dhuntitë e Allahut, në mënyrë që të keni sukses!" (s07/a79 - Kuran)

"Kujtoni që Ai ju bëri zëvendës pas popullit të Nuhut dhe ju dha trup e fuqi të madhe." ...ju dha trup e fuqi të madhe!!!! Ketu menjeher me shkojn ndermend gjitha ato struktura megalite, te ndertuara me lartesi dhe bloqe masive qe sot jane objekt studimi i hipotezave te ndryshme per ndikimin "jashtoksor" ne civilizimet e kaluara! Sa teori e hipoteza jane ngrite vetem dhe vetem te anashkalohet ajetet Kuranore qe sugjerojn pergjigje te medha!? 

Allahu ne perkujton gjithashtu: "Ndërsa fisit Themud Ne i dërguam vëllanë e tyre, Salihun. Ai tha: O populli im! Adhuroni Allahun, ju nuk keni zot tjetër përveç Tij. Në të vërtetë, juve ju është dhënë një shenjë e qartë nga Zoti juaj: kjo deve e Allahut për ju është një mrekulli. Lëreni të kullosë në tokën e Allahut dhe mos i bëni ndonjë të keqe, se ju pret ndëshkimi i ashpër!" (s07/a73 - Kuran)

Duke mos qene une aspak ne gjendje te bej tefsir (shpjegime) autentik te ajeteve, si une edhe juve u ftoj qe te lexoni ajetet para dhe pas ketyre ajeteve qe solla me larte qe te kuptoni kontekstin e tregimit ndersa prosia dhe keshilla eshte e qarte, ...popujt mohues te se vertetes, arogant dhe mosperfilles te keshilles hyjnore, do te sprovohen dhe do te denohen, ...do te harrohen!

No comments:

FIFA