3/10/2023

RECEPTIM

Nuk pritet qe njerzit te te kuptojn plotesisht aq me pak sa here qe neve flasim apo bejm ndonje veprim. E para gje e natyrshme, kur komunikojm dicka, eshte qe neve te jemi konkret dhe te sakte ne ate çfar e themi, ta kemi qellimin e mire dhe rjedhimisht te presim qe ai qe na degjon eventualisht te pajtohet me neve.

Kjo nenkupton qe aty eshte edhe mundesia qe mos jemi ne sinkron me kapacitetin, apo frekuancat e atij qe na degjon me ate çfar e kumtojm neve. Prandaj kjo paraprakisht na obligon qe neve te korigjohemi dhe te jemi te vetedishem se kujt i drejtohem dhe pas asaj te pershtatim nivelin, fjalorin dhe oratorin konform situates.

Gjithe kjo duhet te ndodhe pa asnje tendenc ne vete, por thjesh si mase qe duhet te nderrmiret nese me te vertet jemi te interesuar qe porosin qe kemi per ta shperndare apo edhe cfardolloj informacioni qe mendojm se duhet ta japim me ate/ata qe bashkebisedojm!?

Kjo ndoshta kur behet ne ambiente formale edhe mund te jete me e lehte, si pershembull ne ligjerata apo momenet e adresimit publik, por behet e veshtir kur kete e bejm ne biseda jo formale, me miq apo shoke ne tavolin dhe ndeja te ndryshme, sepse ateher nese nuk arrihet disponim apo niveli i duhur qe te kuptohemj, ndodh qe shume kollaj mund ta çojsh diken dekun! Prandaj, mire eshte me e pas vazhdimisht parasyve qe nuk e kane kapacitetin e njejt te gjithe gjate te kuptuarit.

No comments:

FIFA