3/31/2023

DO FUNDOSEN

Kur pershkruhet ngjarja e ballafaqimit te Muses a.s. me faraonin, shumica besoj kane degjuar per momentin e hudhjes se shkopit dhe shendrimin e shkopit ne gjarper si mrekulli per te vertetuar vertetesin e fjaleve te Muses a.s.!

Transmeton Allahu ne Kuran ne form narative cka ka ndodhur para dhe pas ati momenti! Aty ne Kuran, momenti me i fuqishem eshte kur Allahu thot: "Atëherë Ne i kumtuam Musait: Hidhe shkopin tënd! dhe ai filloi të gëlltiste gjithçka që trilluan ata." (s07/a117 - Kuran)

Sa e fort, sa bindese, ... dhe ai (gjarperi aludohet) filloi ti gelltiste gjithcka qe trilluan ata! Sa motivuese per neve sot nese me te vertet jemi te vertet ne ate qe themi, apo ne ate qe synojm e qe eshte ne sinkron me te verteten dhe ne harmonim me te drejte! 

Thuaje, qendro me bindje, perpiqu, vepro drejt, sepse per ata qe trillojn, ate qe e trillojne, perhere do kete moment apo dicka qe do ti gelltis, do ti zhbej! Do te fundosen!

CAMEL

3/30/2023

AD DHE THEMUD

Kur permenden ne Kuaran fisi Ad dhe fisi Themud gjithmon nje gje me shkon ndermend se keta popuj apo fise (qe besoj qe nenkuptohet si forme e civilizimit ne konceptin e sodit) nuk permenden askune ne historiografin konvencionale te te kaluares njerezore!?

Allahu na njofton: "Fisit Ad i dërguam vëllanë e tyre - Hudin. Ai tha: O populli im! Adhuroni Allahun, ju nuk keni zot tjetër përveç Tij. A nuk po i ruheni dënimit?" (s07/a65 - Kuran) dhe 
"A po çuditeni që këshilla e Zotit tuaj tju vijë nëpërmjet një njeriu prej jush, i cili ju tërheq vërejtjen? Kujtoni që Ai ju bëri zëvendës pas popullit të Nuhut dhe ju dha trup e fuqi të madhe. Kujtoni dhuntitë e Allahut, në mënyrë që të keni sukses!" (s07/a79 - Kuran)

"Kujtoni që Ai ju bëri zëvendës pas popullit të Nuhut dhe ju dha trup e fuqi të madhe." ...ju dha trup e fuqi të madhe!!!! Ketu menjeher me shkojn ndermend gjitha ato struktura megalite, te ndertuara me lartesi dhe bloqe masive qe sot jane objekt studimi i hipotezave te ndryshme per ndikimin "jashtoksor" ne civilizimet e kaluara! Sa teori e hipoteza jane ngrite vetem dhe vetem te anashkalohet ajetet Kuranore qe sugjerojn pergjigje te medha!? 

Allahu ne perkujton gjithashtu: "Ndërsa fisit Themud Ne i dërguam vëllanë e tyre, Salihun. Ai tha: O populli im! Adhuroni Allahun, ju nuk keni zot tjetër përveç Tij. Në të vërtetë, juve ju është dhënë një shenjë e qartë nga Zoti juaj: kjo deve e Allahut për ju është një mrekulli. Lëreni të kullosë në tokën e Allahut dhe mos i bëni ndonjë të keqe, se ju pret ndëshkimi i ashpër!" (s07/a73 - Kuran)

Duke mos qene une aspak ne gjendje te bej tefsir (shpjegime) autentik te ajeteve, si une edhe juve u ftoj qe te lexoni ajetet para dhe pas ketyre ajeteve qe solla me larte qe te kuptoni kontekstin e tregimit ndersa prosia dhe keshilla eshte e qarte, ...popujt mohues te se vertetes, arogant dhe mosperfilles te keshilles hyjnore, do te sprovohen dhe do te denohen, ...do te harrohen!

KANDIL

3/29/2023

KIBER

Grubmbullimi i pasuri sikur nuk me frigon, sepse si jane tu shku punet nuk eshte duke ndodhur aspak, ama kur thuhet kryelartesi sikur me frigon pak sepse si jane duke shku punet ky ves sa vjen e manifestohet sepse k'ta okollo t'hane nese u behesh modest, te marrin per budalla nese vazhdimisht i mirekupton, keshtu qe bashka çarem jok, ndonjeher duhet me u bo krye kercyte, ...ama jo ndaj te vertetes, por vetem per te verteten!

"Pastaj, njerëzit e Murit (Arâf) do tu thërrasin disa njerëzve që i njohin nga pamja, duke u thënë: Nuk ju ndihmoi as grumbullimi i pasurisë suaj, as kryelartësia juaj (ndaj të Vërtetës)." (s07/a48 - Kuran)

Kur njerzit e murit, roje mbi mburin qe ndan ata qe presin dhe shpresojn qe do te hyne ne Xhennet nga ata qe jane te destinuar per ne Xhehenem do ti rikujtojn: "Nuk ju ndihmoi as grumbullimi i pasurisë suaj, as kryelartësia juaj (ndaj të Vërtetës)" ... une menjeher jam ne gjendje ti ló gjitha dhet te jeme ne ane e aryre qe nuk do ru adresohet kjo pyetje.

O Allah i Plotefuqishem, na bene nga ata qe sjellja jone, pasuria e jone, dhe atributet tjera qe jane dhurat nga Ti per neve, e qe i kemi vetem amanet, mundesoje qe te jene ne sherbim te asaj qe do jesh i pajtuar, mos na sprovo, na ben te jetojm me nder sa ta kemi jeten dhe na ben prej banoreve te Xhennet, InshaAllah!



FLY FISHING

3/28/2023

NDALEM E MENDOJ

Sa uretsi e sa keshill ka te ajeti/ajetet: "O bijtë e Ademit, Ne ju dërguam rroba që të mbuloni vendet e turpshme, si edhe për zbukurim; por, petku i devotshmërisë është më i miri. Këto janë disa shenja të Allahut, që ju të merrni këshillë." (s07/a26 - Kuran)

Pastaj, "O bijtë e Ademit, le të mos ju mashtrojë kurrsesi djalli, ashtu si i nxori prindërit tuaj nga Xheneti, duke ua zhveshur rrobat për tu dukur vendet e turpshme! Ai dhe shpura e tij ju sheh, prej nga ju nuk i shihni ata. Ne i kemi bërë djajtë roje të atyre që nuk besojnë." (s07/a26 - Kuran) lexojeni edhe nje here, ... "Ne i kemi bërë djajtë roje të atyre që nuk besojnë."

Me posht pò te sureja EL-A 'ARÂF, lexojm se:
"Allahu do tu thotë: Hyni në zjarr me popujt - xhindet dhe njerëzit - që kanë qenë para jush. Kurdo që një popull do të hyjë në zjarr, do të mallkojë të tjerët që kanë hyrë para tij. Dhe, kur të tubohen të gjithë atje, atëherë i fundmi i tyre do tu thotë të parëve: O Zoti ynë, këta na kanë sjellë në humbje, prandaj jepu atyre një dënim të dyfishtë zjarri! Allahu do tu thotë: Për secilin (nga ju) ka dënim të dyfishtë, por ju nuk e dini." (s07/a38 - Kuran)

A kur e lexojm çka do thone te paret tane (rujna o Allah): "Të parët do tu thonë të fundmëve: Ju nuk keni qenë më të mirë se ne, prandaj shijoni dënimin për atë që keni punuar." (s07/a39 - Kuran) Vec e paramendoj nese te paret tane kane qene me te mire se neve, sot!!!!!? Ndalem e mendoj, vazhdoj, vazhdoni lexoni!!


MIAU

3/27/2023

DUHET VETEM ME E BÓ

Me kujtohet perpara kur ishin n'mode antenat analoge per televizor, me pastaj antenat satelitore, dhe gjith ai procesi i regullimir te kendit dhe drejtimit, ajo e vikatma e njeri-tjetrit, njeri jash e tjetri mbrenda: "ktheje e dhe pak, .. edhe pak, ...eh, ndale, ...edhe pak ktheje prap"!

Thuajse dikush behej eksper per reegullimin e antenave, sepse ia merrte doren ka ta kthej, edhe vertebe gidite, e qellont kendin, e kapte signalin fort edhe funksiononet! Regulloheshin programte dhe shikohej televizor, ...jeta ishte e lumtur, do thonim tani se atehere pale si na dukej!

Sidoqoft besoj ky perkujtim i vogel na perkujton sa e renedesishme eshte te qellohen frekuencat apo valen per te harmoniziar sinjalin dhe rrjedhimisht te vendoset lidhja e duhur qe gjerat te funksionojne sic duhet.

Allahu na thot: "Pasi të kryeni namazin, përmendeni Allahun duke qëndruar në këmbë, ulur dhe të shtrirë. Kur të jeni jashtë rrezikut, atëherë faleni namazin të plotë, sepse namazi është detyrë për besimtarët në kohë të caktuar." (s04/a103 - Kuran)!

Une e kuptoj, ne kohe te caktuar, ne drejtim te cajtuar, ne kohezgjatje te caktua, permendeni Allahun qe te vendosi/m lidhjen e duhur, qe forcoj/m sinjalin e qe te harmonizoj/m ndelodhjen, qe rrjedhimisht te funksionoj sic duhet ajo qe pritet nga neve! 

E mira e situates sot eshte qe jemi digjitalizu, nuk jemi me analog, ska shume nevoj me dale ne ballkon me bertit, dihet nga duhet me e kthy, dihet cka me bó, dihet kuj duhet me iu drejtu, ...duhet vetem me e bó!

PICKUP THE SUN

3/26/2023

BACKUP

PUSHTET

Pas nje varge ajetesh, por edhe ne teresi, Allahu Fuqiplote i folen njeriut duke e njoftuar, duke e keshilluar duke e thirrur qe ta njohe rrugen e drejt, te qendroj aty dhe bej vepra te mira! Duke i terhequr vemendjen njeriut qe te mendoj me atributet dhe shqisat e veta, "a nuk mendon!?", "a nuk shikon"!? e te tjera formulime, por edhe duke i folur drejtpersedrejti "Kjo është rruga e drejtë e Zotit tënd. Ne ua kemi shpjeguar shpalljet Tona njerëzve që ua vënë veshin." (s06/a126 - Kuran)

Njeriu, neve pastaj, une, bejm si dime vete apo edhe ndosha sic nuk e kuptojm fare, bejm sjellje qe per pasoj apo efekt anesor prodhojne edhe situata te pa pelqyera por besoj edhe vepra te mira! Por ne kontekstin e djeshem na u terhoq verejtja se "..shumica ndejkin vetem hamendje" qe paralajmeron rezikun e madhe qe nese nuk veme veshin rezikojm qe mos e kuptojm drejt shpalljen, pastaj te perfundojm te lajthitur nga rruga e drejt, e te bejn vepra te keqija!?

Kur i lexoja ajetet para rendas dhe kur erdha te ajeti ku Allahu Fuqiplot thot: E kështu, Ne u japim pushtet disa keqbërësve mbi të tjerët, si dënim për veprat e tyre të këqija. (s06/a129 - Kuran) ...une u ndala, ... se si mos ndalesh, ... ku de shkojsh me tutje!!!!!!?

Lexoje edhe nja 100 here po deshe, po keshtu thuhet: E keshtu, Ne u japim pushtet disa keqberesve mbi te tjeret, si denim per veprat e tyre te keqija! Une ketu u ndala, sepse si e kuptoj une kete me bene te mendoj shume per te vazhduar, pas paralajmerimit te hapur qe pushteti qe i jepet keqberesve eshte denim per ata (vet keqberesit), e qe ne fakt ky (keqberesi) eshte denim per ata qe bejn vepra te keqija (qe shijojn pushtetin e keqberesit)!!!? ...qe me gjase (rujan Zot) mund te jemi neve aty dikund duke shijuar denimin apo edhe me keq mund te jemi instrument per ti shkaktuar denim ndaj dikuj, e qe i bije te jete denim per neve (ne te njejten kohe)!!!!?

Si thoni, mos e çoj me tutje a!? Sepse e tmerrshme eshte padituria dhe i menget eshte guximi per me reflektu seriozisht sidomos sot ne kete dete pa bregdete te ambicjeve pa fund per te gllaberuar pushtet duke ndertuar me qindra strategji, e duke shkruar me mija faqe platforma, e duka harxhuar milona ore debate, e  qe ne fakt vetem nje varge hyjnor ti shben si shkume deti ne çast si hiç gjithe ato ambicje per pushtet! Ah, pushtet!?


FOR YOU MY LOVE

3/25/2023

RODI

LEKA

PREJ PAKICES

Komuniteti, bashkesia, tersia te gjitha keto perkufizime nenkuptojn permblejdhe te shume subjekteve te gjithe se bashku duke formuar grupe, shoqeri, shumice etj.

Neve gjithesesi si pjese e ndonje shumice, apo e kesaj shumice, bejm pjese aktive ne ndertimin e disponimit shoqerore apo social, dhe ne menyre reciproke ndikojm rrethin duke shkaktuar dobi por ndonjehere edhe dem'!?

Kur arrita te lexoj ajetin, "Nëse i bindesh shumicës së njerëzve që gjenden në tokë, ata do të të shmangin nga rruga e Allahut. Ata ndjekin vetëm hamendjet. Ata vetëm gënjejnë." (s06/a116 - Kuran), ... e pera gje qe me shkoj ndemend si njeri egosit ishte se UNE duhet te ruhem nga shumica e njereze qe gjenden ne toke!? ...sepse ata do te me shmangin nga rruga e Allahut!!!!!!?

Kete e mendova sepse une ndaj bindjen (InshaAllah eshte e vertet) se jame ne rrugen e Allahut, edhe natyrisht me erdhi mire! Demek une duhet te ruhem nga shumica, sepse ata ndjekin vetem hamendjet, ata vetem genjejne!!! ...ama kur e rrotullova tavolinen, op, u ndala sepse u spikat pyetja: Mos vall jam une te shumica!!!? ...dhe pas kesaj parashtrova me dhjetra pyetje:

A i bej une punet qe huhet!? A i bej sic duhen! A i kry obligmet!? A i njohi detyrimet e mija!? A i dua njerzit sic deklarohem!? A jam i drejt kur mundoj ti bindi njerezit!? A kam çiltersin ne zemer astu siç e deklaroj me goje!? ...edhe me dhjetra pyetje tjera qe me bejn ta ndali, ta m'bylli gojen duke e keshillu vete, "haj merr m'so denise, mos shit mend"!? Ja Allah benem prej pakices!

BILLY THE KID

3/24/2023

INCONTRO

RUJNA ZOT

Sa njeri prej nesh lakmohet, perkushtohet, synon dhe deshiron nje jete te gjate!? Sa njeri prej nesh vrapon dhe tenton te grumbulloj pasuri, sa njeri prej nesh lakmohet ndaj te mirave dhe vetive qe ka tjetri!? Plot, ndoshta te gjithe, duke mos zgjedhur menyra se si te arrijm ate, here duke bere kompromise te cuditshme e here duke mos bere asnje kompromis, vetem dhe vetem qe neve te arrim qellimin!

Ajetet para rendease dhe ajeti kur thot Allahu: 
"Le të mos mendojnë kurrsesi jobesimtarët se për ata është mirë që ua zgjasim jetën. Ne ua zgjasim jetën vetëm për ti shtuar gjynahet; për ata ka ndëshkim poshtërues." (s03/a178 - Kuran), si dhe ajetet qe pasojn pas keti ajeti, qarte me terheqim verejtjen se jeta pa vepra te mira nuk llogaritet nje mundesi e mire, si dhe jeta me vepra te mira por qe behet me kopraci eshte sfide ne vete gjithashtu!

Vetem se mire eshte te dihet qe, nese vepra e mire, ne fakt cdo nje veper apo veprim, nese nuk behet me kriteret qe te jete e drejte, e sakte, gjitheperfshirese apo te mos kete kopracin aty, mundesia qe dobia e asaj vepre te jete e vogel eshte e madhe!?

Pa cke edhe nese, thuajse e kalom nje jete te tere edhe te gjate duke "bere" vepra te mira, duke qene mohues ndaj vete Atij qe ska veper qe nuk eshte nen posedimin e Atij, neve rezikojm qe te jemi ne anen e gabuar, sidomos kur gjate gjithe kohes na sugjerohet se cka eshte e mir qe sjell dobi dhe cka eshte e keqe qe na rezikon!?

I bie ne realitet te jete e thjesht! Mbeshtetja tek Ai duke u perpjekur qe jeten ta kemi ne harmoni me kriteret e caktuara, garanton, qe sado e gjate apo e shkurte te jete jeta mund ta shikojm shume me teper sesa ndonje e arritur tjeter e dizanuar nga vete njeriu si e tille e ne fakt te jete HUMBJE e garantuar! Rujna Zot!

JUMP

3/23/2023

BAREL

HOLDER

SHENJA PER MUA

Shenja per njerezit qe besojne ka ne shume apo ne te gjitha fenomenet qe na rrethojn ne perditshmerine tone, a nuk e shohim, pse nuk/mos besojm!?

"Është Ai që lëshon nga qielli ujë, nëpërmjet të cilit Ai nxjerr sythat e çdo bime. Prej kësaj Ne nxjerrim gjelbërim, kokrra gruri në kallinj, palma hurme të ngarkuara me kalaveshë të ulët, kopshte rrushi, ulliri dhe shege, që ngjajnë, por që janë të ndryshëm nga njëri-tjetri. Vështroni frytet e tyre kur formohen dhe piqen. Sigurisht që në këto ka shenja për njerëzit që besojnë." (s06/a99 - Kuran)

Sa e thjesht, sa e bukur, sa e lehte per ta kuptuar! Sot madje ndoshta neve nuk i shohin, apo me sakt nuk e observojm evulimin e pemeve te permendura ne ajet, pershak se neve nuk i kultivojm keto peme por ama me siguri i konsumojm qe me pastaj te shijojm edhe fizikisht mrekulline i krijimit ne veper!

Analogjia besoj vlen per te gjitha frytet, pemet dhe perimet qe njeriu shfrytezon, konsumon dhe shijon me endje! Si mos me qene falemderues, per begatit dhe miresit qe njeriut i vine si furnizim, thuajse pa kontribuar si individ fare asgje, pervec si meshire e Allahut te Gjithemeshirshem! Faleminderit ò Allah!

A nese don te pyesesh per duhanin!!? ...ti dine!

3/22/2023

RAHMET

BLUE LIGHT

DITA PARA DITES NESER

Neser Ramazan '23, InshaAllah me nijet dhe vullnet te duhur do ti qasemi mundesive dhe sfindes qe ndoshta sjell me vete ky muaj i vecant! Nga e kaluara besoj te kemi mesuar boll nga mundesit qe jep ky muaj dhe begatite qe sjell me vete. Pa dyshim eshte nje meshire e madhe per njerzine, si norme, si ibadet, si shtylle e nje sistemi te te jetuarit, si shtylle e Islamit.

Cdo nje musliman i cili qarte koncepton dhe qarte e drejt e percepton pastaj ate koncept, kete muaj e mirepret krahapur dhe me vullnet te theksuar. Sepse, sigurisht qe e di vleren qe ka.

Ramazanin e kaluar, ketu ne blogun piKpamje per nje muaj te plot u mundova te sjell kujtime dhe reflektime nga udhetimi ne HAXH ne vitin 2019 si nje tentativ qe te misheroj frymen e ramazanit me disiponimin moderne te reflektimit apo meditimit duket ndare me lexuesin momente personale por gjithesesi me tendenc edukative apo inspiruese.

Ramazanin qe kemi perpara, me lejen e Allahut duke qene falemenderues pa fund urojm qe ta shfrytezojm maksimum si nje burim i pashtershem i meshires hyjnore, si nje sebep i unitetit familjar ne iftare, si motiv shtes per ibadete dhe perkushtim ne pune dhe gjate kryerjes se farzeve ditore.

Gjithashtu InshaAllah shkaktohen mundesi e perfitimeve praktike per stabilizim te shenderit fizik si dhe qetesise edhe rahatise shpirterore! 

Kete Ramazan do te perpiqemi duke perfituar nga rasti qe tekstet qe do te shkruhen ketu te jene gjithashtu ne frymen e Ramazanit duke reflektuar mbi FJALEN E ALLAHUT qe i foli njeriut!

Me shpres qe kete ta bejm PÀ kompetenc, PÀ tendenc, PÀ asnje fare qellimi te asnje lloj forme tjeter, perveç te reflektimit dhe meditimit te hapur, gjithesesi te shoqeruar me lexuesin dashamir qe do te na ndjek.

Le te jete nje Ramazan i bereqetshem per te gjithe InshaAllah!

PLAY

3/21/2023

INVITATION

LOVE IN THE AIR

ANGARI

Me perpara kur jane punuar arata, e ne vecanti kur jane korrun ato, pronaret kane angazhuar argat, ose katudaret kane shkuar te punojn angari, kane ndihum domaqinin pa konpenzim te drejtpersedrej matial!

Thjesht e kane bere si gjest solidariteti ndaj bashkevendasit, por gjithmon ka egzistuar mundesia qe kjo te jete reciproke, qe do te thot, njehere eshte shkuar te njeri dhe pastaj tek tjetri me radhe deri sa i kane kry punet te gjithe.

Ky solidaritet eshte manifestuar edhe ne raste tjere, ne vecanti kur jane kry punet e pranveres, kur te gjithe jane mobilizuar per te pastrojn rruget, te regullojn megjat dhe vendekalimet e ndryshme, ashtu sic jane angazhu drimri per ti hap rruget nga bora etj.

Shikuar nga distanca keto gjeste mund te shihen me lakmi. Ateher kur skamja ka qene e theksuar me por solidariteti, mirekuptimi dhe vullneti i bashkejeteses dhe i bashkeveprimit ka qene me bollek dhe natyrisht nuk ka mungur edhe suksesi i cili ne fakte ka qene i thjesht, mbijetesa dhe ecja perpara.

Edhe sot kjo fryme besoj se vazhdon te jete prezente por sigurisht se jo aq ne intenzitetin e duhur, sepse sot eshte shume ne mode fjala "...e, ska angari mó"! Demek, vetem interesi! Epo oni, do jesesh vete atehere!

LIGHT BALL

3/20/2023

AI vs. BN

Me interesonte se si "intelegjenca artificiale" e nenkupton termin "budallallek njerzore"! Prandaj parashtrova pyetjen: Cfar nenkupotohet me termin "budallallek njerzore"!?

Pergjigjeja ishte me sa vijon:
Termi "budallallek njerëzor" referohet sjelljeve apo veprimeve që nuk kanë kuptim logjik dhe që mund të kenë pasoja negative për individin ose shoqërinë në përgjithësi. Kjo fjalë ka origjinën nga fjala "budalla" që nënkupton një person që ka sjellje të pakuptimta dhe jo të zgjuara.

Për shembull, një person që ndërmarr veprime të rrezikshme ose të paarsyeshme, si të bëjë një veprim të dhunshëm pa asnjë arsye, mund të quhet "budallë njerëzor". Termi gjithashtu mund të përdoret për të përshkruar sjellje dhe veprime të palogjikshme të një grupi të tërë njerëzve, si p.sh. kur një grup njerëzish ndjekin një trend të çuditshëm pa asnjë arsye të dukshme.

Në përgjithësi, termin "budallallek njerëzor" përdoret për të përshkruar sjellje dhe veprime që nuk kanë kuptim logjik dhe që mund të kenë pasoja të dëmshme për individin ose shoqërinë në përgjithësi.




RELAXING

MOMENTUM

3/19/2023

FOLLOWERS

PALË JO TEMË

Me duhet edhe ketu te ritheksoj edhe njehere ate qe shkruajta dje vone ne status ne facebook: 
"Urrejtja parologjike qe kane disa ndaj Albinit, ua qerron syte e ua shurdhon veshet qe te lexojn dhe kuptojn drejt çka ndodhi sot ne Oher! 
... fatekeqesisht!

Shumcka sot qe u tha se u vendos shkon ne favor te Kosoves, ... e thjesht kjo, jo vetem per meriten e Albin Kurtit por te gjitha paleve qe u angazhuan ne proces! 

ky muhabeti i "zaednices" vazhdon edhe me tej te jet kot muhabet, ...merr kahje tjeter tani me definitivisht! "

Me radhe ti elaboroj paragrafet! 
Paragrafi i pare: 
Urrejtja parologjike, tipike ndaj Albinit  vjene nga qasja krahinore, lokaliste dhe kryesisht nga padituria e individit qe merret me Albinin,  qoft si individ apo si fenomen! Dhe kjo pashmangeshem e 'fugen' sklopken dhe per pasoj ç'kyçest procesi logjik dhe i arsyeshem i te menduarit!

Paragrafi i dyte:
Ne Oher dje u demonstrua edhe nje here qe Kosova eshte palë dhe jo temë! U verejte se ka konsenzus kombetar i garantuar nga faktori nderkombetar. Albini nuk ishte vetem, me ate ishte Ali Ahmeti si perfaqesuse i te gjithe spektrit tjeter politik mare shqiptar! Epilogu eshte plzitive ne shume dimesione, politik, diplomatik dhe faktik, Albin Kurti duhet te merret me Kosove qe te garantoj prosperitet per Kosoven.

Paragrafi i trete: "Zaednica", ...çish ó kjo!? Nuk di gjó, ah, ... kush tha gjó per zednice!? ... perveç disave qe ù eshte bere gur te barku!

3/18/2023

MISTER BLAF

BISMILLAH

Po lexoj mbrem nje artikull per "vetit memorizuese te ujit", apo ndryshe, per faktin qe uji ka aftesi qe te regjistroj dhe me ate te ndikohet nga ambienti qe e rrethon. Konkretisht, sipsa studimeve, vibracioni qe shkaktohet nga ambienti, pavarsisht burimit te vibracionit, uji ndikohet dhe me ate i ndryshon struktura dhe per pasoj ndoshta edhe vetite.

Pervec tjerave, qe tentohej te spjegohet se ambienti dhe ajo qe gjindete aty, qoft ne natyre apo e shkaktuar artificialisht si vibracion e ndikon ujin dhe me ate pasta uji me vete barten ate  dhe i ja "jep" njeriut si konsumator eventual me vone!

Qe do te thot, shume thjesht e elaborueme, konsumimi i ujit drejtpersedrejti nga ambientet e burimit ne kushte natyrore dhe ambiente te harmoniziar potencialisht i jep edhe njeriut nje harmoni dhe asjelltas, uji i procesuar ne rubineta i ndikuar nga maqina dhe kushtezime nga ana e maqinave per pasoj humben shume nga vlera e harmonise dhe ne vete barte shumecka nga pasojat e ndikimit gjate procesit.

Kjo madje deri ketu, apo keshtu e thjeshtume edhe eshte lehte e nenkuptueshme dhe ndoshta e ditme. Ajo qe extra me motivoj ishte tendenca qe te spjegohet se ne fakte uji mund te ndikohet, si mjet regjistrimi, edhe nga vete pesheperitja e fjaleve edhe me frekuancat ne te ulta. Kjo me automatizem nenkuptohete se neve e ndikojm ujin vazhdimisht gjate bisedave tona perderisa rrim te tavolin kur hame ushqim, kur bisedojm ne kafe me shoke edhe gjetiu.

E para qe arsyeshem e mora me mend eshte fakti pse duhet me then bismillah me zë kur pim uje, mund ta marrim me mend apo! E dyta, vec paramendoni cfar traume ne vete regjiston uji qe gjindet ne gota ne tavolina kur bisedohet ne kafe mes shokeve qe bejn inate, pergojim, plane per hile, cfar vibracioni dhe torture perjeton uji kur ka smir dhe xhelozi ne ajre nga njerzit qe flasin aty, me pastaj duke ke pire ujin e njejt vete, a, si duket prandaj skan nur disa!!!?

Apo, mund te nenkuptohet, si rezulton qe bisedat qe zhvillohen ne tavolina apo te sofra te shpia kur pihet uji, uji qe tane kohen regjistron bisedat mes familjareve, prinderve me femijet, apo femijeve mes veti! Pra ajo energji qe konsumohet me ushqimin dhe ujini te sofra, neser e gjitha reflektohet te fytyra e prinderve dhe femijeve, dhe ndekohe manifetohet te sjellja mes veti, qofte si harmoni apo dicka tjeter.

Per fund, kjo edhe mund te jete tenence filozofike, pak ndoshta me skenare hipotetike, por ama besoj thelle se nuk eshte large te vertes pasiqe aspak nuk druhem ta shkruaj kete para nje gote me uje qe e kam para meje qe ma sollen bashke me kafen, ... bismillah!

FIREFLIES

3/17/2023

SMALL BROTHER

Po po lexoj e po degjoj te shkruhet per fenomenin e javeve te fundit te Big Brother ne Shqiperi per kete vite! Po liferojn fytytura te personazheve, si atrakcion ne portale, ska çare pa e verejtur!

E kam kuptua rethe e rrotul se shume vete e ndejkin me shume interesim. Befasisht ne rastet qe kam hasur eshte verejt interesim serioz duke mos u permbajtuar aspak se ate e bejn me perkushtim, jo vetem si qasje klishe per te shuajtur ndonje kuriozitet!

Me kujtohet eshe vitin e kaluar e kam shkruajtur nje post per Big Brother e vitit te kaluar. Pa dashur te rikthehem edhe ta shikoj cka kam shkruajtur atje, mendoj se, per asgje nuk kam ndryshuar qendrimi. Edhe kete vite nuk e kam ndjekur asnje minut fare, pervec ndonje video klip qe aksidentalisht mund te me kete dale perpara, por edhe ate vetem per pak sekonda, hic me teper!

Vazhdoj ta ndaj qendrimin qe kesisoj eventesh nuk jane aspak te dobishme. Ne momentin qe po e shkruan me siguri eshte duke u kosideruar ngjarje e mbremjes ndersa ky shkrim mund te jete e fundit fare qe dikuj mund ti ineresoj, por prap e shkruaj vetem si deshmi qe me gjithe qenjen time distancohem nga gjithcka qe stimulon degjenerim shoqeror, pik.

GIUBBE ROSSE

PET

3/16/2023

DYNJA

Ne nje israiliat transmetohet nje ngjarje kur Isa a.s ka udhetuar se bashku me tre shok te vetit ne nje vend! Rruges ne nje moment kur jane ndalur te pushojn, kur e hapin hejben qe te marrin buken e verejne se aty ka vetem dy buke, ndersa kur kane nisur ne udhetim ka patut tre buke.

E pyet Isa a.s ate qe ka bajtur hejben, "ku eshte buka!? I eshte pergjigjur se nuk di gje! 
Isa a.s nuk insiston te zbuloj te vertet dhe vazhdojn rrugen! Pas nje kohe takojn nje njeri i verber plotesisht, shkurt, Isa a.s. pasi qe i preken syte me lejen e Allahut i kthehet shikimi si mrekulli! Isa a.s kthehet e pyet prap "...pash Allahun, me lejen e te cilit u sherua ky i verber, kush e hengri buken!? Pergjigjeja eshte negative, "nu e di!"

Vazhdojn rrugen deri sa arrine tek nje lume i cili ka qene i veshtir per tu kaluar, por sidoqofte Isa a.s fillon te ece mbi uje dhe per mrekulli me lejen e Allahut e kalojn lumin duke ecur mbi uje!!! Isa a.s. edhe ne kete rast pyet prap: "...pash Allahun, me lejen e te cilit ndodhi kjo mrekulli, kush e hengri buken!? Pergjigjeja ishte prap negative, "nu e di!"!

Pas nje kohe ndalen prap per te pushuar, dhe Isa pa pritmas fillon te grumbulloj tre grumbull me dhé, dhe per mrekulli me lejen e Allahut dheu shendrohet ne allton! Te pranishmit mahniten dhe fillojn te behen kurioz se cka do te bejn me ate allton!? Isa a.s.thot, "njerin grumbull do ta mbjan une, i dyti eshte per ju gjithe, ndersa te tretin do ta marre ai qe e ka ngren buken!!!" Ai qe kish ngren buken menjeher ne kete raste pergjigjet, e pranon dhe e ngre doren "...une e hengra!!"

Atehere Isa a.s. i thot: "mbaje te gjithe allotonin, por prej keti momenti nuk do vazhdojsh rrugen me neve"! Isa a.s me dy shok tjere vazhdon rrugen ndersa shoku ndalet ne hamendje se cka de te bej me gjith ate pasuri!

Duke u kujtuar dhe mendur, pa pritmas vine aty tre kalores te cilet kur e shohin ate pasuri vendosin ta vrasin njiriun, edhe ashtu bejn. Por, menjeher te tre hajnat bien ne dilemen tjeter si si ta marrin pasurin me vete dhe fillojn te bejn plane. Dy prej tyre bien ne ujdi, qe njerin ta dergon ne vendbanimin me te afert qe te siguroj ushqim deri sa te organizohe, por me planin qe kur do kthehet ta vrasin dhe pasurin ta ndajn vetem ata dy! Ky i treti e pranon detyren me iden qe ushqimin qe te ua sjell ta helmoj dhe keshtu do te ngele pronari i vetem i alltonit!

Keshtu ndodhen, kur kthehet njeri me ushqimin keta dy tjeret menjehere e vrasin, por pasi qe hane nga ushqimi vdesin edhe ata dy tjeret! Kur kthehe Isa a.s. prap te vendi, i sheh kater kufomat, shokun dhe tre te panjohirit me alltonin ne vendin qe e la! Shpejt e kupton cka ka ndodhur dhe u kthehet shokeve u thot: "...ja, çka i bene kjo dynja njeriut"!!!

TOGETHER

3/15/2023

EPO HË, HALA!?

Ne nje ndeje rasti, me nje tavoline mes miqve me biseda informale kane biseduar dhe kane bere shaka nje grup shokesh! Ne mesin e tyre ka qene prezent edhe nje drejtues i nje institucioni psikiatrik!

Ne bised e siper, arrihet deri te muhabeti se si percaktohet qe pacienti eventual qe ti nenshtrohet trajtimit ne institucionin perkates!?

Drejtuesi per korektsi ndaj miqve fillon dhe elaboron proceduarat formale dhe jo formale dhe pervec tjerave tregon se si bejn testet e para te thjeshta nepermjet pyetjeve qe me pasta te procedojn me tutje.

Shebullin e para qe e tregon eshte testim i thjesht i gjindshmerise: "... e dergojm pacientin para nje vaske e cila eshte duke u mbush me uje nga rubineti, ku aty prane vaskes gjindet vetem nje ene e madhe dhe nje ene e vogel, duke u dhene detyren qe mos lejon qe te derdhet uji nga vaska!"

Pas kesaj e mbikqyrim se cka do te bej, a do ta merr ene e madhe apo enen e vogel me perpara!? Per nje çast mbreteron qetsi ne tavolin dhe fillojn sugjerimet si me shka mes shokve, njeri thot "logjikisht se do kape enen e madhe!", dikush tjeter si zakonisht, prej inat te shokut e shton "...ja be, enen e vogel do ta marre" duke shtu argumet se pse ena e vogel mund te jete zgjedhja e duhur!

Behet zhurma, disa te madhen e disa enen e vogel!!? Drejtuesi me sy hapur e me nervoz i bie tavolines edhe pa protmas çohet ne kemb per te ikur nga ndeja! Shoket te kapur ne befasi nga sjellja, si me shaka, i thon mir be mos u nervozo, cka duhet bere ne ate rast!!!!?

Ky, duke e hap deren nga vendi i ndejes thot, "...duhet ndal ujin qe mos rrjedh nga rubineti, ... a tash shkova te ua siguroj dhomat juve!!!!!!"

PAYBACK

3/14/2023

REFLEKTIM

Ndodhen thuajse cdo dite ne kohe te fundit, prej heret ne mengjes, tani me zakonisht, qe te fillohet dita me biseda te nxehta qe prekin tema te ndryshme te zakonshme, por here here edhe te ndjeshme per nga permbajtja, qe implikojn akuza dhe insinuata ndaj individeve te caktuar e qe fatekeqesisht rralle here shoqerohe me ndonje argumet apo deshmi konkrete.

Duke vazhduar me pastaj pas dreke dhe ne darke te trajtohen tema serioze socio historike, religjioze dhe politike, duke qene shpeshehere subjektiv ne qasje dhe shume here te kufizuar ne njohuri apo argumente! Tema qe shpesh nxitin debat e qe ne fund nuk sjellin asnje dobi per palet, sepse edhe vendi edhe kuvendi nuk eshte i pershtateshem per ato tema, por as edhe i interesimi, sepse gjithmon thuajse synimi ne ate moment eshte ta mbizotrojsh (to outsmart) bashkebiseduesin, apo te tregohet dominance, vetem dhe vetem te fshihet qellimi i vertete, qe shpesh here eshte rivaliteti per motive te ndryshme.

Deshmohet qe sekush me fanatizem qendron i barikaduar ne pozicionet e veta, deshmohet qe askush ne fakte nuk eshte i interesuar te degjoj mendimin ndryshe, sepse paraprakisht edhe nuk e fsheh se eshte i bindur qe ai e ka me vend absolutisht, por edhe me keq, qe ta mbaj veten te nxeht eshte i bindur se tjetri e ka gabim apriori, edhe pa fole tjetri fare bile!

Kjo duke na ndodh si shpesh ne kohe te fundit, eshte e natyrshme te rimendohet se me cfar stategjije me vazhdu me tutje kur do te ndodhemi ne situata te ngjashme? Logjikisht, ose duhet me u shmangur atyre bisedave qe do ishte me e shendosh per neve, ose me fillu me perdore arogancen dhe cinizmin me elemente te prepotences ndaj paleve , ... qe sigurisht qe nuk ia vlene!!!!?


RUN

3/13/2023

LIFORP

AXHENT!

Hajduti kur akuzon dikend "se vjedh!?" dhe pastaj i akuzuari e perdor si kunder argument kunder ati qe "vetem pse ai vjedh mendon se edhe tjerit vjedhin!?" ...ngjo, as ti e ke plostesisht e sakt as ai e ka plotesisht gabim!

As kur akuzojn per rrenen, as kur akuzojn per moral, as kur akuzojm per shpifje e te tjera, argumenti "pse e ben ai vete mendon se e bejn tjerit" nuk mban perhere!

Sepse dikush nese e bene vete dicka, apo ka ndonje vese qe karakterizohet, ai me siguri ka zhvilluar sensorat me te cilet leht i detekton ato atribute tek tjeteri, me nje fjal ai ta sheh yllin n'ball edhe pse ti vet nuk e sheh ne pasqyre!?

Ai ka gjasa te sheh tek ti atributet qe as ti vet nuk e di se i ke! Zaten keshtu zbulohen talentet ne fusha te ndryshme sepse dikush shikon tek tjetri gjera pa i manifestu ato, vetem duke shikuar ne sy edhe eshte i bindur, se po e fute ne satadion ai do te shperthej me "talentin e vete"!

Prandaj ndonjeher duhet me u besu ketyre ekspertave qe zbulojn talenta ne fusha te ndryshme, edhe ata dine deni sé, ...apo ní!?

FLAMURI