1/25/2023

UNE AROGANT!?

Prap ndodhi, me siguri edhe prap do ndodhe. Edhe pse nuk dua te jete kryefjala e temes por inspirimi, dua te theksoj, ndoshta edhe do perseritem, dua te theksoj ceshtjen e reagimeve dhe hatermbetjeve qe ngjajn me rastin kur dikush nuk pajtohet me neve, apo me ate qe e flasim, apo ne rastin konkret me ate qe e manifestojm ne facebook.

Une jame i vetedishem qe ndiqem nga nje grup modest, rreth dy mije vete, i njerezve qe i kam ne listen e miqeve ne facebook! Per gjate gjithe kohes mundoj qe te jeme i kujdeseshem ne fjalor dhe permbajte. Mundoj qe per motive thjesht personale te jeme aktiv duke shfrytezuar potenciali qe ka rrjeti qe te shperndaj pozitivitet. 

Gjithmon duke u munduar qe te jeme origjinal ne shprehje dhe thuajse asnjehere, apo shume shume rralle banal. Duke ua njohe te drejten absolite qe cdokush te jete vetja me bindje dhe figure dhe duke mos mare personale asgje nga ajo qe thuhet, por edhe me komentohet mua personalisht, qoft haptas apo ne privat perderisa eshte pjese e te drejtes per shprehje te lire dhe mendim ndryshe.

Jam i vetedishem qe ndoshta me menyren apo stilin me te cilin i trajtoj gjerat eshte ndryshe, ndoshta edhe duket dhe perceptohem cinik apo arogant, ama prandaj edhe e pres te njejten si sjellje reciproke.

Dhe tani, kur mergojln screen shot ate qe e kam postuar une, apo me thirrin per ate qe e kam postuar une, sepse ajo dikuj nuk i ka pelqy, cfar presin te bej une, ...a!?

Mendoni ta fshi, te terhiqem nga qendrimi qe paraprakisht e kam shpreh, cka pritni!? Edhe ate, pse!? Pse nuk e ke kuptu sic duhet, apo nuk e ke kuptu fare, apo sepse ndonje medioker ta ka interpretu si e ka kuptu ai nen stres epshor, ...a, cka pritni!?

Mos be shoku jem, nese spo ta kona, nuk me podnesen, bonem blok, remove, ...a e din sa kom bó une, mbi njezet! A, ata mizivirat kujdestar qe ndjekin, kush cka shkruan apo cka postoj une, ata, do plasin nga mllefi pse sun i kapin gjerta, as kete shkrim nuk do ta kapin, sepse nuk do ta lexojn, se, jane parazit edhe do tu duket shume i gjate per ta lexu.

Prandaj per ta keni me kollaj, lenje kete pune, une pa dushim kam bindjet e mia personale, trajtoj jeten dhe sfidat ne te' me filozofi te nderturuar nga pervojat dhe pergaditja profesionale dhe aftesit intelektuale, bindjet politike i ndertoj me racinalizimet qe i bej vete, bindjet fetare burimin e kane tek fitra e ngjizur nga vete Zoti, keshtu qe te jemi shok dhe te respekrojm njeri tjetrin ashtu sic jemi, nese doni, edhe ta shtym deri n'fund kete dynja aq sa na ma ngelur.

No comments:

FLAMURI