A i pergjigjemi me veprim, a manifestojm ndonje reflektim duke qendruar gaditur per pak sekonda, duke u perulur po per aq kohe duke
u perkulur me bindje ne adhurim, a rrime ulur me falemenderim dhe lutje, a e bejm kete, qe me pastaj natyrshem, qe pas veprimit dhe "kontributit" te presim te vjelim miresit qe do jane me te mira se gjumi!?
A e bejm kete!? Kjo madje eshte ajo qe gjithmon eshte diskutabile, a e bejm ate qe duhet, sic duhet qe gjerat te funskisonojne ne formatin e dizajnuar dhe qellimin e pretenduar. Sepse edhe ne perditshmeri kaq e thjesht eshte. Asgje nuk behet funksionale pa e shtypur susten apo pa aktivizuar ndonje sensor!
Pra duhet me aktivizuar senzorat, duhet aktivizuar sensin, arsyen, duke zgjuar ate qe eshte e ngjizuar brenda qe te aktivizohet receptorat, akceptorat qe do te shijojne, do te ndjene miresit e premtuara qe jane me te mira se gjumi, ska si te pritet qe ndryshe te jete apo te funskinoj.
Le te fillohet me thjeshte me freskinin e fytyres dhe me larjen e gjymtreve, le te reflektohet me ripertrirjen e nijetit pse jemi ketu, duke mos dite se sa do te qendrojm!? Por sa do qe te qendrojm te vjelim nga miresit duke u kenaqur dhe duke qendruar me falemenderim dhe te investojm ne amshim!
No comments:
Post a Comment