1/13/2023

MUHABET MBAS SABAHI

Egziston edhe ajo kategoria e njerezeve te cilet shkojn ne xhami ta falin sabahin. Kjo qarte nenkuptohet se jane ata qe zgjohen heret, para agimit dhe shkojne ne xhami para se te lind dielli, zgjohen me ezanin qe thirre Mezini qe nenekupton qe kane Xhami afer. Ketyre zakonish nuk u duhet alarm. Kjo kategori ka bioritem apo nje cirkadien te kurdisur mire dhe defacto funksionon ne factory settings mode ideal.

Disa si neve, e sharitim pak, her k'ksi e here asi, sepse si "fjaera" qe jemi zakonishte u vendojm ekstra çipa sendeve, i hakiratim, i modifikojm ekstra, callamitemi pak edhe ne fund na krakiratin gjerat, e krujam koken duke kerkuar zgjedhje ne improvizime te ndryshme. Po nesje cdo pune njeri ia sheh hajrin apo sherrin konform asaj qe e bene!

Kjo kategria e hershme, keta, natyrshme kane nje ritem tjeter ditor, keta kane nje shoqni tjeter, me siguri kane muhabet tjeter, e bejn me diponim tjeter, kane f'tyr tjeter, ma shkurt kane do gjera ndryshe sepse i bejn ndryshe ne nje kohe ndryshe, i bejn fill pas lindje se diellit, te dalur nga nje vend ku eshte bere ibadet, ku eshte permend Allahu Teala, veprojn me vibracione tjera ne nje kohe, fill pas namazit.

Tani, kur shkojn ne kafe muhabetet edhe mund ti kene bjer e ngreu, me siguri flasin ate cka dine e sa dine, ama kjo eshte tjeter send, sepse kete defacto e bejm gjithe neve ne cdo kohe, ama nje gje eshte e sigurt, ketyre koka u dhemb me pak se atyre qe e kane tepru me gjumim! Ku e di, ndoshta kjo vjen shkaku i asaj qe e sugjeron metafora, se, cilin e zene lindja e diellit ne gjume ajo eshte shenje se "shejtani e ka urinu n'vesh ate person!!" !!!?

Por me e kendeshmja eshte se kur hyne ne kafe me keta njerez te kaplon nje ndjenje e njemendesise, ndjen e atyre qe kane nje interes te perbashket, interesin e kryerjes te nje farzi, interesin e adhurimit, apo edhe hallin e njet se skan çish t'bojn te shpia se krejt tjerit u flen, a kete nuk e merr gjumi nga hallet e derdet, apo rujna Zot kane shendet te lige.

Sidoqoft, e mira e te mires eshte se nga kio kategori pak zarar ke, nga kjo kategori gjasat jane shume te medha te kesh hajr dhe jane te kendeshem ti degjojsh ne muhabet me kafe apo edhe me çaj ne çajtore heret heret ne mengjee, ...ashtu lingi-lingi me muhabet bas sabahut.

No comments:

FLAMURI