1/24/2023

RRUGETIMI

Sa u ula te pí kafen e mengjesit, me erdhi nje notifikejshen ne Instagram qe dikush ka pelqy dicka nga ajo qe e kam postu nje nate me pare, edhe menjehere me shkoj mendja tek ai, tek ata qe ne mengjes e pine kafen ne kembe te shpia apo dikush te bari!

Me shokoj mendja tek vellezerit e mi, tek vellezerit tane, qe me vite zgjohen ne mengjes heret, disa bile shume heret, per te shkuar ne pune, pavarsisht ne cfar kushte, pavarsish sa kane fletur nje nate perpara!?

Nje sakrifice e madhe kjo, nje vetemohim qe i behet vetes per nje jete me te mire per vete por edhe per ta dashurit e vete!

Duke mos dashte gjithe kete ta pershkruaj nga kendveshtrimi melankolik sepse besoj se ata gjithe kete sakrific apo mund e bejn me vetedije dhe ne fund e llogaritin se kane llogari, prapeseprap e gjitha kjo meriton respektin maksimal, sidomos ajo kategoria e domaqineve qe gjithe mundin e llogaritin investim per pasardhesit e vete, me shpres qe ata te jene ne nivelin e dinjitetit qe cdokush e meriton, ndersa ata vetem e kane endrruar.

Pra me shkoj mendja konkretish te njerzit tane qe i njohi, por kjo vlene per te gjithe ate qe neve si popull e qaujm diaspor. Te cilet per gjate gjithe kohes jetojn ne mesin tone me shpres dhe bindje, duke ndjekur gjithcka cka ndodhe, duke endrruar per cdo dite qe te jene ne mesin tone. 

Respek maksimal per gjithe keta burra e djem te ri qe kane marre rrugen e gurbetit e cila nuk ndalet sic duket, per te cilen rruge cka nuk thuhet, e cila rruge jo gjithmon destinacionin e ka idilik. Por per fund do shpresoj qe me se paku ne kete rast do te vlej ajo maksima, "nuk duhet qe te preses te kenaqesh tek destinacioni, por kenaqu gjate rrugetimit!

No comments:

FLAMURI