1/23/2023

TAZE

Derisa mendoja te ndaj kohen per te shkruar, pasi qe arrita ne shtepi, theva nga buka e ngrohet qe me nijet e mora qe te há veze me qepe, por para asaj vendosa te shkruaj pa e vendosu per cka, deri ne kete moment!

E para gjë qe me shkoj ndermen, dyke kafshuar buken thát' pasi qe e permenda ushqimin tradicional 'veze me qepe', mu kujtua si nje shok me ka treguar meselen e mikepritjes te ngrohet te nje mysafiri te respektuar me kete lloj ushqimi te shishem. Por mesele tjeter eshte kjo!

Ajo qe gjithmon me rri si kujtese e fresket nga femirija jane ata momentet epike, kur te shpis' na dergonin qe te blejm buke somuna n'sheher, e neve me bicikla si xigërdan, ngarenim te blem buken e thuajse asnjehere nuk e binim pà naçet, duke n'duk qoshin, e hanim çerekun e bukes deri sa vinim te shpia.

Nje moment i pa harrueshem eshte kur aso kohe, une me disa shok, tre a kater, ishim duke shikuar fudball te stadioni, edhe ne nderkohe vine dy shok tjere, vellezer, te cilet me vete kishi dy buke ne najllon qe i kishin blejt per ne shtepi! Si femije dalldisen bashke me neve per te shikuar lojen, dhe ne nderkohe, pak nga pak, gjithe nga pak, cap -cup, e pergjysmuam njeren buke! Pes a gjashte sa ishim, nuk u ndalem dhe deri ne fundin e lojes ne najllon ngeli vetem njera buke, tjetren e hengrem, ...si minje! 

Nuk e di si e arsyetuan ata shoket "mungesen e bukes" por e di se ne ate moment te gjithe e morem me shaka te gjithe situaten! Moment i paharueshem, qe e kujtoj sa here qe nisem te thej n'tro nga qoshi i bukes, ... taze!

No comments:

FLAMURI