1/22/2023

DIJE

Sot me te vertete eshte e lehte te vishe deri tek informacioni, eshte relativisht e lehte te mesojsh gjera, te marrish informata shtese, te dishe! Kjo e sfidon dukshem sistemin arsimor, shkollen, i sfidon seriozisht arsimtaret, dietaret, mesuesit!

Sot mesimi eshte falas, i gjene informatat gjithandej, te gjithe "i dine" te gjitha! Secili dine dicka per gjithcka, e meson ate lehte, ne internet! Kjo e e vendos ne pikepyetje shkollen, shkollimin, e vendon ne pikepyetje mesimin qe mesohet aty.

Por nje gje eshte e sigurte, dobi dhe hajr do te kete prej kesaj mundesije vetem ai qe do te jete ne gjendje te bej klasifikimin e duhur te gjithe atyre informatave, vetem ai i cili do te di te cmoj vleren reale te asaj diturije, vetem ata qe pas procesimit meritor do tu shfrytezojne ate mesim per ngritjen e nivelit te urtesise, pastaj diturise!

Zaten, sot vetem kjo e fundit e bene dallimi! Sot vetem ata qe e dine se cka duhet te dine, vetem ata jane ne avantazhe dhe ekstraktojn vleren reale te informatave dhe duke vjel nektarin e mundesive moderne.

Ata qe dine se sa nuk dine, ata permiqen te dine se cka duhet te dine dhe vetem pas kesa ate e dine se cka duhet te dine dhe kane mundesi te dine ate qe eshte vlere e dijes.

E para, duhet te dihet roli i qenjes tone ne kete bote! Njohjen e BURIMIT gjithe dijes, e hapur edhe e fshehur, e pasjta gjithcka eshte relative, shfrytezoje, kenaqu, ...falemendero!

No comments:

FLAMURI