1/20/2023

HUMBJE

Nese dicka nuk e shfrytezon, do ta humbish ate! Ky do te ishte nje definim i thjeshte por shume i qarte ne drejtim te asaj se si do te vendosemi ne jete karshi apo kundrej gjerave me te cilat ballafaqohemi per cdo dite!

Per shembull, nese nuk e mbajm veten aktive, qofte ne aspektin fizik apo edhe mental, gradualisht por sigurte do te pasivizohemi. Pasivizohen gjymtyret, pasivizohen organet, pasivizohet trupi. Nese nuk zhvilloim instinktin e racionales, te vertetes apo te saktes, natyreshem pasivizohemi kundrejt ketyre veseve dhe pastaj iracionalja, apo e pa verteta adaptohet ne ves dhe manifestohet ne sjellje!

Keshtu ndodhen edhe nese nuk kultivojm ndejshmerin apo nevojne ndaj dijes, atehere adaptohemi dhe injoranca na behet konford zone. Atehere rrethi na pranon sic jemi, por ama ashtu sic jemi, a jemi ata qe duhet!? Me gjase humbim nga potenciali duke u kenaqur me mediokritetin, apo me injorancen!

Te ngjajshme jane pasojat nese nuk shfrytezojm nga rasti i ndejave me miq te mire, me njerez te mire. Nese nuk i shfrytezojm ata, ata ne cdo moment mund te neveriten nga injoranca apo aroganca e jone, edhe do largohen nga neve, do ti humbim ata.

Rrjedhimisht nese nuk shfrytezojm nga koha ne dispozicion per te manifestuar bindjet me adhurim ndaj Zotit dhe nuk pendohemi per gabimet tona, per pasoj mund te perfundojm jasht meshires dhe mbrojtjes hyjnore.

Pra i bije te jete shume e thjesht ne kontekstine e definuar me larte, nese nuk shfrytezojm ate qe kemi, ate qe na eshte dhene, per pasoj do ti humbim, ...do te humbim.

No comments:

FLAMURI