1/18/2023

PAJTIM

Nje dukuri qe besoj se shumica e kane konstatu ne kete periudhen e dominimit te rrejeteve sociale si burim informacioni apo edhe si platforme komunikmi, se, rastet "paradoksale", " kontradiktat" dhe dukurit "kontravese" terhjekin me se tepermi vemendjen, dhe se rastet kur tentohet te thuhet dicka e arsyeshme apo e mencur kalon me pak venemdje ose pa asnje reagim.

Zakonisht kur postohen forografi reagimi eshte me i shpejt ndersa ne rastet tjera verehet permbajtja dhe rezervimi! Eshte banalizu skajshmerirsht fakti kur tentohet te postohen thenje te mencura te marra nga burime te ndryshme dhe te njejtet shiten si autoriale. Kjo dukshem rrit skepticizmin dhe humb kredibilitetin e personit qe paraqitjen e ka klishe dhe "veprimtarin" e ka plagjiatur.

E kunderta, kur dikush qendron me kemb ne toke dhe tenton vazhdimisht te jete autentik, kreativ dhe origjinale, i njejti ne menyre shume te "mençur" injorohet dhe ne restin me te mire kur i perkushtohet vemendja, kritikohet.

Ata qe te ndjekin kur u konvenon iniciativa te "pelqejn" bile edhe share ta bejn, e kur nuk u konvenon ateher i ke hejtersat me te furishem, duke ta bere shkrumb e hi cdo gje qe edhe mund ta kesh bere per ata edhe personalisht me heret me suportin qe ua ke dhene.

Pra, gjithe e qarte eshte, per here do te kene nga ata qe me ate qe ben ti, do te jene te kenaqur dhe nga ata qe asnjehere nuk do te jene te kenaqur me ty, sepse kurr nuk mund te jene me ty, as nuk mund te te kuptojn ty.

Une te gjitha i perjetoj per cdo dite, sepse sic nenkuptohet per cdo dite kam cka te them, dhe reagimet jane te perziera! E kam te pa mundur cdo kuj ti ndjeki teket, as qe mundi por edhe as qe dua!

Personalisht kam botkuptime dhe bindje te cilat i ndertoj mbi pervojat dhe diturite e mija, ndertoj qendrime mbi filozofin qe kam per jeten dhe rolin qe kam ne kete dynja, veproj ashtu si mendoj qe duhet, duka ia ndaluar vetes hilen, shpifjen dhe zullumin, shkruaj dhe postoj ate qe e kame si piKpamje, kush pajtohet ia pafte hajrin, kush nuk pajtohet, ...do pajtohet me vone.

No comments:

FLAMURI