1/21/2023

GËZITJE

A u kujtohet kur ishit te shkolla para dreke, kur me ate lodhjen femirore pasi qe zgjoheshe me zore, edhe pas escjes deri te shkolla, edhe pas ores pare vizatim, vinte oren e dyte arsimtari i gjuhes po aq i lodhet sa ti, nga qe nje nate para kish lujt domino n'çajtore, edhe t'thot: "sot do bojm ushtrim me shkrim" ...me temen "bora e pare!!!!"! Sepse ate dite, kish ra bore n'sabah, edhe inspirmi vlojke te n'cusi!

Edhe ti, edhe une, duke praptu çanten, duke kerku fletoren me vija, stilolapsin, atehere ishte me trend ti themi stilolapse per perdorim zyrtar, a ndryshe i thonim penkall! Edhe duke vendu fletoren mbi bank, boheshim sikur perveshim krahet, e shtypnim fletoren ne mes, me qellim qe te rri hapur me mire, edhe duke leviz krahun, sikur atletet qe nxihen para gares, thú ti gjyle do hudhim, kullunim mendimet e kujtoheshim ka te ia nisim.

Edhe, op, ndizej drita, edhe ne ate moment Arkimedi uje mund te na mbante nga inspirimi sa mund te bertinim Eureka, edhe e fillonim!

Natyra sot ishte e mbuluar me jorganin me te bukur, jorganin e bardhe qe shkelqente dhe na mahniti me pastertin dhe freskin qe solli mes nesh.

Drunjet rendonin nga debora, zogjet u afrohen dritareve me shpres qe gjejn ndonje grimc per tu ushqyer, komshiu pastronte deboren ne obore, duke gryer me llopaten sa t'mund, duke e godit llopaten sa here i mbushej me boren!

Femijet vec me fillojn te mendojn se si do te bejn dordolecin kur do te kthene nga shkolla dhe si do te rreshqasin me saja apo me najllona! Apo si do te 'gëziten' megjave te katundeve per rreth!

Natyra eshte e bukur ne dimer, une e dua dimrin edhe shume me pelqen, sidomos perderisa babi i bone drute, ma von sè dí si do me duket. Eshte mire te kenaqemi dimrit se "mbas dimrit vjen pranvera" edhe bohet ngrohet edhe do shkrihet bora..." edhe ne moment n'cusi na ndalen, dhe fillon me ate auroritetin cinik, haj tash lexoje ti, ...edhe ti nisen, tërr-vërr, tërrë-vërr, edhe kur mbaron, n'cusi me shume kopetenc, thot: "dysh"!!!!.

Edhe ti me plot siklet, duke dash te sqarohesh, duke u ndjejtur i zhgenjyer nga vetja, i deshpruar nga pa aftesia, edhe i ofenduar nga nencmimi publik para shokeve, sepse ka fol n'cusi kopetent, pyet: Pse dysh arsimtar!!!? 

"Si pse!? ...e ke shkrujt "...do gëziten"! ...edhe tim nervoz edhe nje here ushtron autoritetin: "Ulu mos t't thom njish!"

No comments:

FLAMURI