1/16/2023

PERCAKTIM

Orientimi apo percaktimi politik ne vete do te nenkuptonte mbeshtetje dhe perkrahje te nje ideologjije apo ndonje platforme politike apo mbeshtetje te vijave dhe pikave programore qe nje programe apo platforme politike ne vete proklamon.

Ne te kaluaren me ka rastisur te bisedoj dhe bashkebisedoj me shume aktore te skenes politike ne vend. Kam degjuar dhe kam munduar te kuptoj drejte ate qe kan dash ta thuan per te me bindur qe ta besoj edhe potencialisht ta mbeshteti ate ide! Ne shumicen e rasteve kam qene mendje japur dhe me konsiderat kam degjuar dhe diskutuar per çeshtjet e shtruara dhe verejtej qe kam patur.

Jam munduar maksimalisht te qendroj besnik parimeve dhe qendrimeve qe haptas i kam deklaruar, apriori kam dash te besoj se ajo qe me eshte thene ne bashkebisedim ka qene parimore dhe jam permbajtur qe mos paragjykoj epilogun e gjerave, duke mbajtur per vete ate qe e kame paragjykuar, por fatekeqesisht gjithmon ka rezultuar qe paragjykimin e kam pas te sakte dhe se epilogu i atyre zotimeve ka qene i deshtuar, i deshtuar aq lehte sa ka qene i parashikueshem.

Deshtimi ka ardhe qarte, sa per nga mungesa e ides origjinale aq edhe nga permbajtja e cunguar edhe per nga mungesa e sinqeritetit dhe diturive adekuate konform synimit qe eshte proklamuar me pompozitet.

Si rrjedhoj ne vend kemi patur me dhjetra iniciativa te deshtuara, me dhjetra individ qe kane perfunduar me humbje kredibiliteti, me qindra endrra te shuara, me mijra njerez te deshpruara dhe me dhjetra mijra te shperngulur. Te deshpruar nga individ qe kane pretenduar te jene Kryetar ("lider") te proceseve qe pas deshtimit kane lene pà meshir ne meshir te fatit ata qe me ngulm i kane ftuar qe ti pasojne, edhe pse te vetedishem qe kane qene te pafte te nxjerin mizen nga qulli por te droguar nga urejtja ndaj Ali Ahmetit kane qene te gatshem ta shkatrrojn gjithcka, te fundosin cdokend ...edhe veten!

Kush pak eshte ne rrjedha, tani me per 10 vite mund te bejn nje permbledhje shume te sakte te proceseve, mund te behet nje pershkrim perfekt te profileve te atyre individeve qe defiluan e disa akoma defilojn ne skenen politike qe seriozisht mund te sherbej si nje model i mire per gjithesecilin qe mund te perfundoj si aktor ne skenen politike ne te ardhmen, qoft duke i marre si shembull per te mire apo per te keq.

Shpresoj koha e eksperimenteve tani me ka perfunduar dhe se reflektimi do te behet ne kohe te duhur qe ne vazhden e proceseve politike vendore, perfundimisht te ndermerren hapat e duhura qe çeshtjet te ecin perpara, gabimet te ngelin mbrapa, te hajrit te jene prijes te proceseve e te sherrit te jene e kaluar.

No comments:

FLAMURI