1/30/2023

AURA

E kuptoj edhe e mendoj se nuk duhet qe te thuren elozhe apo lavdata te tepruara per cdo njeri qe bene dicka qe mund te konsiderohet e arritur por ama edhe mohimi i vazhdueshem i meritave apo ndonje suksesi do te ishte teprim i barabarte me teprimin ne lavdrim.

Qe i bie se, ne qoftese jemi aq parimor qe te shpallim veten gardian te se vertetes atehere duhet te jemi te drejte edhe kur lavdrojm edhe kur shajme dikend. Ne te dy rastet duhet te jemi ne rrjedhe me faktet edhe te verteten absolute qe konstatimi, sharja apo lavdata te jete shume te sakte, vetem atehere kritika apo lavdi mund te jene meritore, per ndryshe e gjitha vetem mund te na turproj, e qe ne realitet tjetrit do ti jape te drejten qe te na kritikoj pastaj me te drejt neve.

Jeta deshmon se ne mesin tone ka patur edhe sukurisht se ka akoma nga ata qe jane me puntor se neve, me trima se nà, me doredhone se nà, me te ditur se nà, me largepames, me te drejte, me besnik, me bujar e te tjera atribute, pranda do te ishte lehte qe duke njohur veten ne rastin me te mire te heshtim ose te themi te verteten duke u permbajtur dhe pse jo te pranojm realitetin se dikush eshte aty ku eshte e neve jemi aty ku jemi vetem si pasoj e faktit.

E gjitha, i gjithe realiteti sidoqoft nuk do te duhej te ishte i hidhur nese neve vendosemi objektivisht, pershkak se cdo njeri nga neve ka vlererat e veta, dhe nese vlersojm objektivisht, pa dyshim do ta konstatojm tek tjetri atributin qe tjetri e ka me te theksuar dhe anasjelltas dhe ashtu shume lehte e konstatojme se ne realitet secili eshte i barasvlefshem dhe i rendesishem ne nje shoqeri me meritat dhe vlerat e veta.

E gjitha kjo rrjedhimisht tek neve to ta manifestonte atributin e njeriut te matur, te urte dhe parimor dhe sigurisht qe ne proces sjellja e jone do te vlersohej, bujaria do te theksohej dhe aura e gjithsecilit do te rezatonte energjine te shume nevojshme per harmoni dhe lumturi ne mes njereze.

E kunderta, te shfaq si injorant, i paditur, i zymte dhe i neveritshem! Ku njerzit shpejt do te pranojne sic jé ama pas asaj nuk ti hudhin syte, do te ruhen nga ty, apo do te neveriten nga prezenca yte nese qellon qe te te kene afer. Ty edhe me shume do djallzohesh dhe per pasoj do te mbytesh ne mllefin tened, e te tjeret do te te harrojn shpejt.

No comments:

FLAMURI