Nekuptohet sakte ku eshte qellimi, edhe natyrisht nuk jemi large te vertetes ne kete situat, sidomos ku ne kohe moderne kete e bejn te gjithe, atehere nuk na ngelen qe respektin te na e tregoj dikush tjeter, pasi qe e harxhon gjith respektin mbi vete.
Do te thoja kjo aksiom kur arrin kete nivel e nxjer ne siperfaqe nje padrejtesi te madhe qe i behet jetes, sepse keshtu eogoizmi dhe egocentrizmi koncetnrohet vetem ne disa nuanca, gri, hi e bardhe e zi, qe ne realitet nuk eshte jeta.
Jeta eshte me ngjyra, bashkejetimi me ato ngjyra, kombinimi i atyre ngjyrave shfaq nuanca te çuditshme qe jeten e bejne me te kendeshme per ta shijuar, manifestojn nje harmoni perfekte qe njeriun e bejn te jete pjese e ati spektri dhe me ate pjese e tersise ideale.
I bije te jete e theshte, respekti per vete eshte i kuptimplote dhe real vetem atehere kur vjen nga tjetri vetem pasi qe atij i ke manifestuar respekt, kaq e thjesht, kaq e bukur.
Respekt per ty qe e lexove, me kaq e perfundoj kete muhabet para dreket sepse ora eshte 11:50, edhe pas pak thirren ezani per dreken!
No comments:
Post a Comment