1/31/2023

100 POST'S 2023

ARCHER

ZAGOR

AMBICJE

Ambicia eshte deshira e forte ose aspirata per te arritur nje qellim ose per te bere sukses. Ajo udheheq individet per te perpjekur per excelence, te kalojne barrierat dhe te arrijne potencialin e tyre te plote. Ambicia mund te ndihmoje motivimin e nje personi dhe te çoje ne rritje personale, por duhet te balancohet me humbje dhe etike.

Ne definicion keshtu do te percaktohej elaborimi i termit ambiceje. Edhe sic mund te nenkuptohet keshtu edhe nuk asht asgje e keqe te deshirojsh te arrish sukses te caktuar per plotesim personal.

Por ama kur kjo deshire shthuret, tejkalon kufite dhe nuk njeh arsyje, kur me cdo kusht, duke shkelul mbi trupa njerzish, mazallah edhe mbi kufoma, atehere kjo eshte çmenduri, pa cka nese mund ta quajsh ambice.

Te gjitha ata qe kane ambicje me cdokushte te jene te paret, te jene ne pozit etj, pavarsisht si ia arsyetojn vetese, duke naperkembur dinjitetin e gjithesecilit, kjo me nuk eshte ambicje, kjo eshte zullum, hile, kata nuk jane ambicioz, keta kane zullumqar.

MOON LIGHT

ALBA

1/30/2023

REDNESS

LEGEND

AURA

E kuptoj edhe e mendoj se nuk duhet qe te thuren elozhe apo lavdata te tepruara per cdo njeri qe bene dicka qe mund te konsiderohet e arritur por ama edhe mohimi i vazhdueshem i meritave apo ndonje suksesi do te ishte teprim i barabarte me teprimin ne lavdrim.

Qe i bie se, ne qoftese jemi aq parimor qe te shpallim veten gardian te se vertetes atehere duhet te jemi te drejte edhe kur lavdrojm edhe kur shajme dikend. Ne te dy rastet duhet te jemi ne rrjedhe me faktet edhe te verteten absolute qe konstatimi, sharja apo lavdata te jete shume te sakte, vetem atehere kritika apo lavdi mund te jene meritore, per ndryshe e gjitha vetem mund te na turproj, e qe ne realitet tjetrit do ti jape te drejten qe te na kritikoj pastaj me te drejt neve.

Jeta deshmon se ne mesin tone ka patur edhe sukurisht se ka akoma nga ata qe jane me puntor se neve, me trima se nà, me doredhone se nà, me te ditur se nà, me largepames, me te drejte, me besnik, me bujar e te tjera atribute, pranda do te ishte lehte qe duke njohur veten ne rastin me te mire te heshtim ose te themi te verteten duke u permbajtur dhe pse jo te pranojm realitetin se dikush eshte aty ku eshte e neve jemi aty ku jemi vetem si pasoj e faktit.

E gjitha, i gjithe realiteti sidoqoft nuk do te duhej te ishte i hidhur nese neve vendosemi objektivisht, pershkak se cdo njeri nga neve ka vlererat e veta, dhe nese vlersojm objektivisht, pa dyshim do ta konstatojm tek tjetri atributin qe tjetri e ka me te theksuar dhe anasjelltas dhe ashtu shume lehte e konstatojme se ne realitet secili eshte i barasvlefshem dhe i rendesishem ne nje shoqeri me meritat dhe vlerat e veta.

E gjitha kjo rrjedhimisht tek neve to ta manifestonte atributin e njeriut te matur, te urte dhe parimor dhe sigurisht qe ne proces sjellja e jone do te vlersohej, bujaria do te theksohej dhe aura e gjithsecilit do te rezatonte energjine te shume nevojshme per harmoni dhe lumturi ne mes njereze.

E kunderta, te shfaq si injorant, i paditur, i zymte dhe i neveritshem! Ku njerzit shpejt do te pranojne sic jé ama pas asaj nuk ti hudhin syte, do te ruhen nga ty, apo do te neveriten nga prezenca yte nese qellon qe te te kene afer. Ty edhe me shume do djallzohesh dhe per pasoj do te mbytesh ne mllefin tened, e te tjeret do te te harrojn shpejt.

MORNING WALK

1/29/2023

BIKE TOUR

BASHKE PER EVROPE

Nen efektet e manovrave politike me sakte gjeopolitike qe po ngjajne diteve te fundit, por si duket ne vazhdimsi, viteve te fundit, se tashme jane bere vite te tera qe çeshtja shqiptare ne ballkan nuk arrin dot plotesisht te zgjidhet, edhe une besoj si shumica, deshem apo s'deshem preokupohemi apo merremi me situaten.

Tani e di se per kete teme, sporadikisht kemi folur, duke e theksuar gjithmon se eshte me e madhe se neve por gjithmon nen efektet e aktualiteteve i jemi kthyer dhe rikthyer, qofte neper tavolina, zyra apo edhe ketu, duke u munduar parasegjithash ta kuptojm vete dhe te ndajm me ju ate qe e mendojm duke mos pretenduar asgje por thjeshte duke shpreh piKpamjet tona per ate qe duket, por edhe qe nuk duket.

Natyrisht duke mos insituar qe te thuhet me shume se sa duhet, shkurte do te konsistonte me sa vijon, duke konstatuar me nje fryme, se:

- Shqiptaret ne Ballkan dhe gjetiu jane bukur mire ne rrjedha me gjithcka cka ndodhen ne bote.
- Jemi te vetedishem per kapacitetet dhe resurset kombetare (pozitive dhe negative)!
- Kjo vetedije, optimum menaxhon me keto kapacitete dhe formalisht apo jo formalisht keto kapacitete i vendosen ne funksion te çeshtjes.
- Trupat apo organet me vitale punojne me kapacitetin e plote qe çeshtja mos ngecen dhe rrjedhimisht punojne qe funksionaliteti i tyre te jete ne normalitet.
- Shteti i Shqiperise dhe Shteti i Kosoves jane komplementar me kete detyra.
- Neve shqiptaret ne Maqedoni nen drejtimin e Ali Ahmetit jemi gjithashtu komplementare.
- Edhe faktoret tjere shqiptare ne Maqedoni u eshte bere kjo me dije edhe ata fatemiresisht e kane kuptu kete edhe po behen komplementar.
- Shkendijat per zjare do shuhen dhe natyrshem, pershkak se jane pjese e trupit do te jene ne nivelin e detyres.
- Shqiptaret per momentin orientimin e kane te qarte dhe duhet qendruar ne rrugen e duhur pavarsishte interpretimeve te ndryshme.
- Gjithe kjo sic ka zgjatur me vite do zgjas ndoshta akoma, por ama opcionet tjera per neve nuk ja e opcione.
- Neve duhet te qendrojm bashke ne objektiv pa cka se te ndare ne metodologji!
- Neve edhe mund te hidherohemi per shkak se nuk arrim ta kontrollojm egon, ...ama do na kapercej se per ndryshe, ska ndryshe! 

Ne nderkohe kush i dine gjerat duhet te jete ne nivelin e detyres a te tjeret ose te mesojne ose te ndegjojne! Nà duhet stabilitet, te qendrojm ne identitet, te veprojm me dinjitet! Dallaverexhi gjithmon ka pas edhe gjithmon do kete, zaten punet e medha i ka e kryer gjithmon vetem disa vete.

CAPPUCCIO

1/28/2023

5 N'12

MUHABET PARA DREKE

E kemi degju shpesh edhe e degjojm akoma, se duhet para se gjithash te kujdesemi per vete, te respektojm veten, e te tjera fjale motivurese, sepse "nese nuk e respekton veten, te tjeret ate do ta bejne me pak per ty"!

Nekuptohet sakte ku eshte qellimi, edhe natyrisht nuk jemi large te vertetes ne kete situat, sidomos ku ne kohe moderne kete e bejn te gjithe, atehere nuk na ngelen qe respektin te na e tregoj dikush tjeter, pasi qe e harxhon gjith respektin mbi vete.

Do te thoja kjo aksiom kur arrin kete nivel e nxjer ne siperfaqe nje padrejtesi te madhe qe i behet jetes, sepse keshtu eogoizmi dhe egocentrizmi koncetnrohet vetem ne disa nuanca, gri, hi e bardhe e zi, qe ne realitet nuk eshte jeta. 

Jeta eshte me ngjyra, bashkejetimi me ato ngjyra, kombinimi i atyre ngjyrave shfaq nuanca te çuditshme qe jeten e bejne me te kendeshme per ta shijuar, manifestojn nje harmoni perfekte qe njeriun e bejn te jete pjese e ati spektri dhe me ate pjese e tersise ideale.

I bije te jete e theshte, respekti per vete eshte i kuptimplote dhe real vetem atehere kur vjen nga tjetri vetem pasi qe atij i ke manifestuar respekt, kaq e thjesht, kaq e bukur. 

Respekt per ty qe e lexove, me kaq e perfundoj kete muhabet para dreket sepse ora eshte 11:50, edhe pas pak thirren ezani per dreken!


SHERIF MIFTARI

EXHIBITION

1/27/2023

FIND THE ELEPHANT

BRIDGE

LUFTETAR I HERSHEM

Sot, paraprakisht e postova nje vizatim duke e titulluar ne anglisht "MODERN WARRIOR OF DAWN", ne kontekst duhet nenkuptuar si "luftetari modern i hershem", apo luftetari i agimit! 

Luftetar i hershem, nje kualifikim qe mund tu jepet te gjithe atyre qe zgjohen shume heret per te filluar diten qe i pret plot sfida. Luftetar, madje e dhe me kuptumin e plot te fjales eshte ai puntori qe zgjohet heret per te shkuar ne pune pavarsish kushteve dhe motit! Luftetar/e i/e hershem jane ata qe heret angazhohen per te derguar femijet ne shkolle, ata qe hapin shkolla, ata qe hapin kafet, ata qe transportojn mallerat, ata qe pastroj rruget, ne fakt gjitha ata, qe bien heret te flen gjithmon me aryestimin qe neser do zgjohen heret!

Keta luftetar jane ata qe ne fakt luftojn me te vertet me armikun me te rezikshem qe koha moderne e rezikon njerzine, jane luftetar qe luftojn me dembelin, me pasivitetin, me naivitetin, me iluzionin dhe me deluzionin. Keta jane luftetaret qe mbajn gjalle realitetin dhe e bejn te funksionoj jeta me ritmin e duhur.

Keta luftetar i sigurojn njeriut modern ate qe ne realitet i duhet, i sigurojn furnzimin, edukimin, argetimin dhe cka mos tjeter qe ne realitet jeta pa tò do te ishte t'merr e ankthe, gje' qe jo me larg se para dy viteve na u prezentua ne kohen e pandemise!

Besoj shumica pajtohen se lufta ne fjalorin modern nenkuptohet ndryshe, behet ndryshe dhe perjetohet ndryshe, qe do te thot se luftetari moder eshte ndryshe. Ai duhet te jete i hershem!

MODERN WARRIOR OF DAWN

1/26/2023

WARRIOR

MASTERMIND

PREMTIMI

Kur thirren muezin te ezani ne agim, "namazi eshte me i mire se gjumi, namazi eshte me i mire se gjumi", ...cish kuptojm!? A, a nuk e degjojm fare kete thirrje, ose edhe nese e degjojm edhe e besojm, a thu pse kaq zeshem, kaq publikishte isnistohet qe ta degjojm per cdo dite!?

A i pergjigjemi me veprim, a manifestojm ndonje reflektim duke qendruar gaditur per pak sekonda, duke u perulur po per aq kohe duke 
u perkulur me bindje ne adhurim, a rrime ulur me falemenderim dhe lutje, a e bejm kete, qe me pastaj natyrshem, qe pas veprimit dhe "kontributit" te presim te vjelim miresit qe do jane me te mira se gjumi!? 

A e bejm kete!? Kjo madje eshte ajo qe gjithmon eshte diskutabile, a e bejm ate qe duhet, sic duhet qe gjerat te funskisonojne ne formatin e dizajnuar dhe qellimin e pretenduar. Sepse edhe ne perditshmeri kaq e thjesht eshte. Asgje nuk behet funksionale pa e shtypur susten apo pa aktivizuar ndonje sensor!

Pra duhet me aktivizuar senzorat, duhet aktivizuar sensin, arsyen, duke zgjuar ate qe eshte e ngjizuar brenda qe te aktivizohet receptorat, akceptorat qe do te shijojne, do te ndjene miresit e premtuara qe jane me te mira se gjumi, ska si te pritet qe ndryshe te jete apo te funskinoj.

Le te fillohet me thjeshte me freskinin e fytyres dhe me larjen e gjymtreve, le te reflektohet me ripertrirjen e nijetit pse jemi ketu, duke mos dite se sa do te qendrojm!? Por sa do qe te qendrojm te vjelim nga miresit  duke u kenaqur dhe duke qendruar me falemenderim dhe te investojm ne amshim!

MORNING AROMA

1/25/2023

PIPER

THE LAST OF US

UNLEASHED

UNE AROGANT!?

Prap ndodhi, me siguri edhe prap do ndodhe. Edhe pse nuk dua te jete kryefjala e temes por inspirimi, dua te theksoj, ndoshta edhe do perseritem, dua te theksoj ceshtjen e reagimeve dhe hatermbetjeve qe ngjajn me rastin kur dikush nuk pajtohet me neve, apo me ate qe e flasim, apo ne rastin konkret me ate qe e manifestojm ne facebook.

Une jame i vetedishem qe ndiqem nga nje grup modest, rreth dy mije vete, i njerezve qe i kam ne listen e miqeve ne facebook! Per gjate gjithe kohes mundoj qe te jeme i kujdeseshem ne fjalor dhe permbajte. Mundoj qe per motive thjesht personale te jeme aktiv duke shfrytezuar potenciali qe ka rrjeti qe te shperndaj pozitivitet. 

Gjithmon duke u munduar qe te jeme origjinal ne shprehje dhe thuajse asnjehere, apo shume shume rralle banal. Duke ua njohe te drejten absolite qe cdokush te jete vetja me bindje dhe figure dhe duke mos mare personale asgje nga ajo qe thuhet, por edhe me komentohet mua personalisht, qoft haptas apo ne privat perderisa eshte pjese e te drejtes per shprehje te lire dhe mendim ndryshe.

Jam i vetedishem qe ndoshta me menyren apo stilin me te cilin i trajtoj gjerat eshte ndryshe, ndoshta edhe duket dhe perceptohem cinik apo arogant, ama prandaj edhe e pres te njejten si sjellje reciproke.

Dhe tani, kur mergojln screen shot ate qe e kam postuar une, apo me thirrin per ate qe e kam postuar une, sepse ajo dikuj nuk i ka pelqy, cfar presin te bej une, ...a!?

Mendoni ta fshi, te terhiqem nga qendrimi qe paraprakisht e kam shpreh, cka pritni!? Edhe ate, pse!? Pse nuk e ke kuptu sic duhet, apo nuk e ke kuptu fare, apo sepse ndonje medioker ta ka interpretu si e ka kuptu ai nen stres epshor, ...a, cka pritni!?

Mos be shoku jem, nese spo ta kona, nuk me podnesen, bonem blok, remove, ...a e din sa kom bó une, mbi njezet! A, ata mizivirat kujdestar qe ndjekin, kush cka shkruan apo cka postoj une, ata, do plasin nga mllefi pse sun i kapin gjerta, as kete shkrim nuk do ta kapin, sepse nuk do ta lexojn, se, jane parazit edhe do tu duket shume i gjate per ta lexu.

Prandaj per ta keni me kollaj, lenje kete pune, une pa dushim kam bindjet e mia personale, trajtoj jeten dhe sfidat ne te' me filozofi te nderturuar nga pervojat dhe pergaditja profesionale dhe aftesit intelektuale, bindjet politike i ndertoj me racinalizimet qe i bej vete, bindjet fetare burimin e kane tek fitra e ngjizur nga vete Zoti, keshtu qe te jemi shok dhe te respekrojm njeri tjetrin ashtu sic jemi, nese doni, edhe ta shtym deri n'fund kete dynja aq sa na ma ngelur.

FAKEL

1/24/2023

FRIEND

ISMAIL QEMALI

MARIFET

RRUGETIMI

Sa u ula te pí kafen e mengjesit, me erdhi nje notifikejshen ne Instagram qe dikush ka pelqy dicka nga ajo qe e kam postu nje nate me pare, edhe menjehere me shkoj mendja tek ai, tek ata qe ne mengjes e pine kafen ne kembe te shpia apo dikush te bari!

Me shokoj mendja tek vellezerit e mi, tek vellezerit tane, qe me vite zgjohen ne mengjes heret, disa bile shume heret, per te shkuar ne pune, pavarsisht ne cfar kushte, pavarsish sa kane fletur nje nate perpara!?

Nje sakrifice e madhe kjo, nje vetemohim qe i behet vetes per nje jete me te mire per vete por edhe per ta dashurit e vete!

Duke mos dashte gjithe kete ta pershkruaj nga kendveshtrimi melankolik sepse besoj se ata gjithe kete sakrific apo mund e bejn me vetedije dhe ne fund e llogaritin se kane llogari, prapeseprap e gjitha kjo meriton respektin maksimal, sidomos ajo kategoria e domaqineve qe gjithe mundin e llogaritin investim per pasardhesit e vete, me shpres qe ata te jene ne nivelin e dinjitetit qe cdokush e meriton, ndersa ata vetem e kane endrruar.

Pra me shkoj mendja konkretish te njerzit tane qe i njohi, por kjo vlene per te gjithe ate qe neve si popull e qaujm diaspor. Te cilet per gjate gjithe kohes jetojn ne mesin tone me shpres dhe bindje, duke ndjekur gjithcka cka ndodhe, duke endrruar per cdo dite qe te jene ne mesin tone. 

Respek maksimal per gjithe keta burra e djem te ri qe kane marre rrugen e gurbetit e cila nuk ndalet sic duket, per te cilen rruge cka nuk thuhet, e cila rruge jo gjithmon destinacionin e ka idilik. Por per fund do shpresoj qe me se paku ne kete rast do te vlej ajo maksima, "nuk duhet qe te preses te kenaqesh tek destinacioni, por kenaqu gjate rrugetimit!

1/23/2023

ISA BOLETINI

LANTERN

TAZE

Derisa mendoja te ndaj kohen per te shkruar, pasi qe arrita ne shtepi, theva nga buka e ngrohet qe me nijet e mora qe te há veze me qepe, por para asaj vendosa te shkruaj pa e vendosu per cka, deri ne kete moment!

E para gjë qe me shkoj ndermen, dyke kafshuar buken thát' pasi qe e permenda ushqimin tradicional 'veze me qepe', mu kujtua si nje shok me ka treguar meselen e mikepritjes te ngrohet te nje mysafiri te respektuar me kete lloj ushqimi te shishem. Por mesele tjeter eshte kjo!

Ajo qe gjithmon me rri si kujtese e fresket nga femirija jane ata momentet epike, kur te shpis' na dergonin qe te blejm buke somuna n'sheher, e neve me bicikla si xigërdan, ngarenim te blem buken e thuajse asnjehere nuk e binim pà naçet, duke n'duk qoshin, e hanim çerekun e bukes deri sa vinim te shpia.

Nje moment i pa harrueshem eshte kur aso kohe, une me disa shok, tre a kater, ishim duke shikuar fudball te stadioni, edhe ne nderkohe vine dy shok tjere, vellezer, te cilet me vete kishi dy buke ne najllon qe i kishin blejt per ne shtepi! Si femije dalldisen bashke me neve per te shikuar lojen, dhe ne nderkohe, pak nga pak, gjithe nga pak, cap -cup, e pergjysmuam njeren buke! Pes a gjashte sa ishim, nuk u ndalem dhe deri ne fundin e lojes ne najllon ngeli vetem njera buke, tjetren e hengrem, ...si minje! 

Nuk e di si e arsyetuan ata shoket "mungesen e bukes" por e di se ne ate moment te gjithe e morem me shaka te gjithe situaten! Moment i paharueshem, qe e kujtoj sa here qe nisem te thej n'tro nga qoshi i bukes, ... taze!

STALLION

1/22/2023

ADEM JASHARI

WUDU

WALK

DIJE

Sot me te vertete eshte e lehte te vishe deri tek informacioni, eshte relativisht e lehte te mesojsh gjera, te marrish informata shtese, te dishe! Kjo e sfidon dukshem sistemin arsimor, shkollen, i sfidon seriozisht arsimtaret, dietaret, mesuesit!

Sot mesimi eshte falas, i gjene informatat gjithandej, te gjithe "i dine" te gjitha! Secili dine dicka per gjithcka, e meson ate lehte, ne internet! Kjo e e vendos ne pikepyetje shkollen, shkollimin, e vendon ne pikepyetje mesimin qe mesohet aty.

Por nje gje eshte e sigurte, dobi dhe hajr do te kete prej kesaj mundesije vetem ai qe do te jete ne gjendje te bej klasifikimin e duhur te gjithe atyre informatave, vetem ai i cili do te di te cmoj vleren reale te asaj diturije, vetem ata qe pas procesimit meritor do tu shfrytezojne ate mesim per ngritjen e nivelit te urtesise, pastaj diturise!

Zaten, sot vetem kjo e fundit e bene dallimi! Sot vetem ata qe e dine se cka duhet te dine, vetem ata jane ne avantazhe dhe ekstraktojn vleren reale te informatave dhe duke vjel nektarin e mundesive moderne.

Ata qe dine se sa nuk dine, ata permiqen te dine se cka duhet te dine dhe vetem pas kesa ate e dine se cka duhet te dine dhe kane mundesi te dine ate qe eshte vlere e dijes.

E para, duhet te dihet roli i qenjes tone ne kete bote! Njohjen e BURIMIT gjithe dijes, e hapur edhe e fshehur, e pasjta gjithcka eshte relative, shfrytezoje, kenaqu, ...falemendero!

UMRAH

1/21/2023

GËZITJE

A u kujtohet kur ishit te shkolla para dreke, kur me ate lodhjen femirore pasi qe zgjoheshe me zore, edhe pas escjes deri te shkolla, edhe pas ores pare vizatim, vinte oren e dyte arsimtari i gjuhes po aq i lodhet sa ti, nga qe nje nate para kish lujt domino n'çajtore, edhe t'thot: "sot do bojm ushtrim me shkrim" ...me temen "bora e pare!!!!"! Sepse ate dite, kish ra bore n'sabah, edhe inspirmi vlojke te n'cusi!

Edhe ti, edhe une, duke praptu çanten, duke kerku fletoren me vija, stilolapsin, atehere ishte me trend ti themi stilolapse per perdorim zyrtar, a ndryshe i thonim penkall! Edhe duke vendu fletoren mbi bank, boheshim sikur perveshim krahet, e shtypnim fletoren ne mes, me qellim qe te rri hapur me mire, edhe duke leviz krahun, sikur atletet qe nxihen para gares, thú ti gjyle do hudhim, kullunim mendimet e kujtoheshim ka te ia nisim.

Edhe, op, ndizej drita, edhe ne ate moment Arkimedi uje mund te na mbante nga inspirimi sa mund te bertinim Eureka, edhe e fillonim!

Natyra sot ishte e mbuluar me jorganin me te bukur, jorganin e bardhe qe shkelqente dhe na mahniti me pastertin dhe freskin qe solli mes nesh.

Drunjet rendonin nga debora, zogjet u afrohen dritareve me shpres qe gjejn ndonje grimc per tu ushqyer, komshiu pastronte deboren ne obore, duke gryer me llopaten sa t'mund, duke e godit llopaten sa here i mbushej me boren!

Femijet vec me fillojn te mendojn se si do te bejn dordolecin kur do te kthene nga shkolla dhe si do te rreshqasin me saja apo me najllona! Apo si do te 'gëziten' megjave te katundeve per rreth!

Natyra eshte e bukur ne dimer, une e dua dimrin edhe shume me pelqen, sidomos perderisa babi i bone drute, ma von sè dí si do me duket. Eshte mire te kenaqemi dimrit se "mbas dimrit vjen pranvera" edhe bohet ngrohet edhe do shkrihet bora..." edhe ne moment n'cusi na ndalen, dhe fillon me ate auroritetin cinik, haj tash lexoje ti, ...edhe ti nisen, tërr-vërr, tërrë-vërr, edhe kur mbaron, n'cusi me shume kopetenc, thot: "dysh"!!!!.

Edhe ti me plot siklet, duke dash te sqarohesh, duke u ndjejtur i zhgenjyer nga vetja, i deshpruar nga pa aftesia, edhe i ofenduar nga nencmimi publik para shokeve, sepse ka fol n'cusi kopetent, pyet: Pse dysh arsimtar!!!? 

"Si pse!? ...e ke shkrujt "...do gëziten"! ...edhe tim nervoz edhe nje here ushtron autoritetin: "Ulu mos t't thom njish!"

FIRST SNOW ’23

1/20/2023

HUMBJE

Nese dicka nuk e shfrytezon, do ta humbish ate! Ky do te ishte nje definim i thjeshte por shume i qarte ne drejtim te asaj se si do te vendosemi ne jete karshi apo kundrej gjerave me te cilat ballafaqohemi per cdo dite!

Per shembull, nese nuk e mbajm veten aktive, qofte ne aspektin fizik apo edhe mental, gradualisht por sigurte do te pasivizohemi. Pasivizohen gjymtyret, pasivizohen organet, pasivizohet trupi. Nese nuk zhvilloim instinktin e racionales, te vertetes apo te saktes, natyreshem pasivizohemi kundrejt ketyre veseve dhe pastaj iracionalja, apo e pa verteta adaptohet ne ves dhe manifestohet ne sjellje!

Keshtu ndodhen edhe nese nuk kultivojm ndejshmerin apo nevojne ndaj dijes, atehere adaptohemi dhe injoranca na behet konford zone. Atehere rrethi na pranon sic jemi, por ama ashtu sic jemi, a jemi ata qe duhet!? Me gjase humbim nga potenciali duke u kenaqur me mediokritetin, apo me injorancen!

Te ngjajshme jane pasojat nese nuk shfrytezojm nga rasti i ndejave me miq te mire, me njerez te mire. Nese nuk i shfrytezojm ata, ata ne cdo moment mund te neveriten nga injoranca apo aroganca e jone, edhe do largohen nga neve, do ti humbim ata.

Rrjedhimisht nese nuk shfrytezojm nga koha ne dispozicion per te manifestuar bindjet me adhurim ndaj Zotit dhe nuk pendohemi per gabimet tona, per pasoj mund te perfundojm jasht meshires dhe mbrojtjes hyjnore.

Pra i bije te jete shume e thjesht ne kontekstine e definuar me larte, nese nuk shfrytezojm ate qe kemi, ate qe na eshte dhene, per pasoj do ti humbim, ...do te humbim.

METAPHOR OF FREEDOM

SHADOW OF GRAY

FLAMURI